LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bayerni i Mynihut lë nam, i eliminon nga Kupa ekipi i Bundesliga 2

13 Janar 2021, 22:35, Sport CNA
Bayerni i Mynihut lë nam, i eliminon nga Kupa ekipi i Bundesliga 2

Skuadra e Holstein Klein ka tronditur Bajernin e Mynihut, duke e mposhtur me penallti dhe duke e eliminuar kështu nga Kupa e Gjermanisë.

Ndeshja nisi mirë për skuadrën e Flik, që gjeti golin në minutën e 14 me Gnabrin, që shfrytëzoi shumë mirë një asist të Mylerit, për ta dërguar topin në rrjetë.

Megjithatë vendasit nuk u dorëzuan, teksa gjetën golin e barazimit në minutën e 37?, pas disa tentativave.

Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol për bavarezët, me Leroi Sane që shënoi në minutën e 48, për t?i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Kur bavarezët po përgatiteshin për festë, Uahl shënoi për Kielin në minutën e 95?, duke e çuar ndeshjen në shtesë.

Edhe pas 30 minutave të shtesës, nuk kishte një fitues, me skuadrat që iu drejtuan më pas penalltive, aty ku më e saktë u tregua skuadra e Klein u tregua më e saktë, duke shënuar 6 kundër 5 të Bajernit.

Lajmet e fundit nga