Connect with Us

“Ajo darka që hëngrën ishte e fundit”/ Shehi: Borxhet e lëna do i paguajnë shqiptarët

Politikë

“Ajo darka që hëngrën ishte e fundit”/ Shehi: Borxhet e lëna do i paguajnë shqiptarët

Publikuar

-

“Ajo darka që hëngrën ishte e fundit”/ Shehi: Borxhet e lëna do i paguajnë shqiptarët

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në një intervistë për Ora deklaroi se Ramës po i vjen fundi, prandaj po jep edhe ato pak para që kanë ngelur, duke komentuar mbi koncesionin e portit të Durrësit.

“Ky do të iki, por shqiptarët do të paguajnë borxhet e lëna nga ky për 20 vite me radhë. Rama do të shpërndajë çka për të shpërndarë. Ne nuk dimë se çfarë marrëveshje kemi për koncesionin e portit të Durrësit. Ne një port kemi, pjesa tjetër janë vende ku akustohen barka. Të vetmit port që kemi, ky do të na e heqë. Këto janë përralla dhe ide me 3D”, tha ai.

LEXO EDHE:  U shpall në kërkim për përndjekje/ Në pranga 35-vjeçari

Aiu ndal të komentonte dhe skandalin e darkës në Dubai, ku u shpreh se ajo ishte darka e fundit.

“Ajo darka që hëngrën ishte e fundit, se më parë janë ngrënë nja 20. Si mund të jepet gjysma e Shqipërisë, do futen 2 miliardë këtu që nuk dihet se nga vijnë. Pse vijnë këtu?  Se përballë kemi Venecian ose Firencen, ose në Livorno, pse nuk shkojnë atje? Se këtu ka interesa të mëdha, ku paguhet kryeministri.  Nga na dolën këta investitorë kur në 8 vite investitorët seriozë kanë iku. Ne gjithmonë na vijnë investitorë jo seriozë.”, shtoi ai./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

‘Riciklimi’ i figurave brenda PD/ Basha lavde Edmond Spahos: Është ndryshimi që duan qytetarët e Korçës

Publikuar

-

Nga

‘Riciklimi’ i figurave brenda PD/ Basha lavde Edmond Spahos: Është ndryshimi që duan qytetarët e Korçës

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka qenë i ftuar pasditen e  sotme në “Kjo javë”, ku mes të tjerash është pyetur dhe për emërimin e Edmond Spahos në qarkun e Korçës.

Megjithëse një figurë jo e re, pasi ai ka qenë deputet i zgjedhur në vitin 2005 në një nga zonat e Korçës. Në vitin 2009 ka qenë pjesë e listës së PD, gjithashtu edhe në vitin 2013 ka qenë deputet i zgjedhur në qarkun e Korçës në listën e kësaj force politik, Basha tha se Spaho është ai që i duhet sërish Korçës.

‘Profesor Spaho është së pari një njëri i nderuar i botës akademike. Së dyti, është një bir i atij qarku, e njeh shumë mirë, ka bërë fushatë, është zgjedhur, i ka përfaqësuar kurrë s’ka qenë e mbyllur dera e tij, telefoni i tij për ata njerëz.

Vjen dhe ai si një konsensus jo vetëm i demokratëve Korçar por i gjithë banorëve të asaj zone nga Leskoviku dhe Erseka, nga qyteti i Korçës në Maliq, nga Pogradeci në Devoll kudo ka një konsensus se Edmond Spaho  nuk është thjesht dhe vetëm nën kryetari i Partisë Demokratike por është një figurë i një njeriu model, i një familjari model, i një qytetari model, një profesori dhe i një deputeti model dhe nesër së bashku me ekipin që do ta rrethojë do të garantoj që vullneti tashmë i ditur edhe i shumicës dërrmuese edhe i  qytetarëve Korçar për ndryshim të sjellë për ta ndryshimin që duan.

Atë ndryshim që duan qytetarët e Korçës që bijtë dhe bijat e tyre të mos vazhdojnë të emigrojnë masivisht por të kenë mundësi të hapin biznese dhe të kenë investime të huaja në qytetin e Korçës. Atë ndryshim që duan devollitët që mos ti hedhin qepët, patatet, fasulet, mollët në kanal por të kenë një rrjetë të thithjes dhe të përpunimit të produkteve të tyre. Atë ndryshim që do Maliqi, që do Erseka, që do Pogradeci që kjo trevë kaq e bukur të mos mjaftohet me fundjavën ku shkojnë sot shumica e atyre që kanë mundësi të paguajnë nga Tirana, po të kthehet në një qendër të krenarisë turistike, kulturore, kulinare për të gjithë rajonin.

LEXO EDHE:  “Frikëson” ish-aleati i Ramës/Gjithë pushteti në duart e kryeministrit, çfarë rrezikojmë

LEXO EDHE:  “Rama të “zgjohet”/ Ish-ministri i Shëndetësisë: Duhet kërkuar mbështetje ndërkombëtare

Dhe skuadra e drejtuar nga Edmond Spaho absolutisht është një garanci për të zhbërë 8 vite dështime që edhe në Korçë kanë  përqëndruar pasuritë në duart e një grupi shumë të ngushtë njerëzish dhe kanë varfëruar Korçarët dhe i kanë ulur kokën intelektualëve dhe qytetarëve të Korçës.’/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha Student

Kryetari i Republikes së Re dhe opozitës pjesërisht të bashkuar, Lulzim Basha sot sërish ka vazhduar me ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka bërë fakt të kryer.Për më tepër si thekson se jo vetëm që do bëhet kryeministër duan apo nuk duan shqiptarët por thekson se do jetë i  vetmi që nuk është shkolluar në komunizëm.

Sipas asaj që ka thënë i bie që Lulzim Basha, ta ketë filluar klasën e parë në moshën 6 vjaçare në vitin 1991 (kopshtin spo e quajmë). Po në fakt nuk rezulton kështu sepse ai është datëlindja 1974 dhe klasën e parë e ka filluar në vitin 1980.

Në një dalje mediatike sot Luli tha: Unë do të jem i pari kryeministër që nuk është arsimuar në komunizëm, që është rritur dhe brumosur me një model perëndimor të formimit, që beson në vlerat fondamentale të shoqërive të lira”, raporton cna.al.

Sërish sot Luli bëri një mashtrim publik ndaj shqiptarëve në tërësi dhe demokratëve në veçanti.

Lulzim Basha është arsimuar për 12 vite në Shqipëri, pra ka bërë filloren, 8 vjecarën dhe të mesmen në Tiranë. Janë ato vite kur njeriu merr themelet dhe formohet në karakterin e tij. Më pas në vitin 1993 shkoi në Hollandë me bursë nga Soros ku ju deshën 12 vite të tjera që të mbarontë universitetin, sipas te dhënave zyrtare publikuar nga vete Basha dhe PD.

Pra Luli ka 12 vite shkollim në komunizëm dhe 12 vite në Hollandë ku me zor të madh mbaroi 4 vite universitet.

LEXO EDHE:  “Pazari Basha-Rama”/ Kulluri radhit shpërblimet që mori kreu i PD

LEXO EDHE:  “Frikëson” ish-aleati i Ramës/Gjithë pushteti në duart e kryeministrit, çfarë rrezikojmë

Luli ka shkollim të miksuar, themelet në komunizëm, binanë në Hollandë, por nuk dihet se ku e ka marrë vesin e mashtrimit dhe dashurinë për vilat e oligarkëve, këto janë problemet që duhen zbuluar. Sa për shkollën ska asnjë të panjohur./CNA.al  

LEXO TE PLOTE

Politikë

E emëroi drejtues qarku/ Basha justifikohet për Mark Markun: E kërkuan vetë demokratët e Lezhës

Publikuar

-

Nga

Emërimi i Mark Markut si drejues politik në qarkun e Lezhës, solli jo pak pakënaqësi në PD, kjo për faktin se ishte në krye të komisionit përzgjedhës.

Por për Bashën kjo nuk përbën asnjë problem, pasi nuk ka konflikt interesi, dhe për më tepër Mark Makrun e kanë kërkuar vetë demokratët e Lezhës.

“Komisioni e përfundoi punën e tij. Nuk ka konflikt interesi.

Mark Marku është propozuar masivisht nga strukturat e PD në qarkun e Lezhës.

 Puna e komisinit ka muaj që ka përfunduar.

Merk Marku është një një njëri i përkushtuar dhe me përvojë politikë, vjen dhe jo thjeshtë si zgjedhje por si dhe një kërkesë e vetë demokratëve të Lëzhës në një qark ku ne presin një rezultat të thellë të PD“./CNA.al

LEXO TE PLOTE