Kuriozitete
13 miliardë vite dritë larg nga Toka/ Shkencëtarët zbulojnë vrimën e zezë supermasive

Vrima e zezë supermasive më e largët sipas shkencës, është zbuluar nga astronomët dhe është më shumë se 13 miliardë vite drite larg nga Toka.
Ekspertët nga Universiteti i Arizonës thonë se kuazari, i cili është një formë e vrimës së zezë super masive energjike u formua kur universi ishte vetëm 670 milion vjet i vjetër.
Kuazaret ndodhin kur graviteti i fuqishëm i një vrime të zezë supermasive në bërthamën e një galaktike tërheq materialin përreth që formon një disk orbitues të materialit të mbinxehur rreth vrimës së zezë, duke lëshuar sasi të jashtëzakonshme energjie.
Ekuivalente me masën prej 1.6 miliardë masa diellore dhe më shumë se 1.000 herë më të ndritshme se e gjithë Galaktika jonë. Koha kur u zbulua dhe madhësia e saj sjell në diskutim teoritë aktuale që vrimat e zeza supermasive formohen nga grupe yjesh të shembura, me astronomë që sugjerojnë se ato mund të formohen nga gazi i ftohtë i hidrogjenit. E quajtur J0313-1806, nëse vrima e zezë supermasive do të ishte formuar vetëm 100 milion vjet pas Big Bang dhe do të rritej sa më shpejt që të ishte e mundur do të duheshin të paktën 10,000 masa diellore për të filluar, zbuloi studimi.
Për krahasim, vrima e zezë në qendër të Rrugës së Qumështit është bërë kryesisht e fjetur dhe vetë galaktika prodhon yje me rreth një masë diellore në vit, ndërsa galaktika që ndodhet në këtë vrimë të zezë ka 200 masa diellore në vit.
Autori kryesor,Feige Wang tha: ‘Kjo është një normë relativisht e lartë e formimit të yjeve, e ngjashme me atë të vërejtur në kuazarë të tjerë të moshës së ngjashme, dhe na tregon se galaktika pritëse po rritet shumë shpejt.’
Studiuesit presin që të gjejnë edhe disa kuazarë të tjerë nga e njëjta periudhë duke përfshirë edhe rekorder të rinj të mundshëm. Por studiuesit shpresojnë të zbulojnë më shumë rreth sekreteve të kuazarit duke përdorur Teleskopin Hapësinor James Webb të NASA-s që do të nisë më 31 Tetor.
Studiuesit po paraqesin gjetjet e tyre në një takim virtual të Shoqatës Amerikane Astronomike. Ato gjithashtu do të botohen në Astrophysical Journal Letters./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Pse shumica e njerëzve aziatikë nuk kanë nevojë të përdorin deodorant?
Njerëzit aziatikë në përgjithësi nuk kanë gjak Rh-negativ dhe spitalet nuk e ruajnë atë për transfuzione. Udhëtarët e huaj që kanë rezus negativ të gjakut...

FOTO/ Njerëzit e Epokës së Bronzit përdorën si një formë parash këto objekte
Nga paundi britanik te kuna kroate, një varg monedhash të ndryshme përdoren sot në të gjithë Evropën. Tani, studiuesit kanë hedhur dritë mbi atë që...