LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet e 25 prillit/ Palmer mesazh palëve politike: Të zbatohet marrëveshja

12 Janar 2021, 21:28, Politikë CNA
Zgjedhjet e 25 prillit/ Palmer mesazh palëve politike: Të zbatohet

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer, në një intervistë për emisionin ?Përballë?, është ndalur të komentojë dhe situatën në vend, pak muaj para zgjedhjve.

?Së pari do të doja të përgëzoja qytetarët shqiptar për progresin e bërë në arritjet demokratike. Marrëveshja për reformën zgjedhore ishte më të vertëtë inkurajuese, bazuar në rekomandimet e ODHIR, ne duam të shohim zbatimin e këtyre rregullave të marrëveshjes dhe që zgjedhjet në prill të mbahen në mënyrë që është e drejtë, që është transparente dhe në të cilën klasa politike të jetë llogaridhënëse.

Dhe duam që opinioni dhe mendimi i votuesve të shprehet në kutitë e votimit dhe që kjo të pasqyrohet në përbërjen e parlamentit dhe në politikat që pasqyrojnë ambiciet dhe dëshirat e popullit shqiptar.

Kjo është mënyra se si funksionon demokracia dhe ne jemi me të vërtetë shpresëplotë që zgjedhjet në prill do të sigurojnë dhe do të plotësojnë këto ambicie.?/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga