Connect with Us

Zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ kërkon takim me partitë politike

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ kërkon takim me partitë politike

Publikuar

-

Pas presionit të KQZ/ Kolegji zgjedhor ndryshon datën e seancës për kërkesën e PS

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar takim me partitë politike.

Kjo kërkesë e KQZ vjen katër muaja para zgjedhjeve që pritet të mbahën në 25 prill. Takimi kërkohet për konsultim në lidhje me votën e emigrantëve. Po ashtu, në këtë takim do të bëhet konsultim edhe për pilotimin e votimit elektronik.

Më herët, partitë më të mëdha politike në vend, PD dhe PS kanë dorëzuar në KQZ propozimet e tyre se ku duhet të bëhet implementimi i kësaj teknologjie. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Po intimidoni institucionin e pavarur”/ KLP “fut në sherr” deputetët

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Mbledhja e sotme e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, ku po diskutohet për projektbuxhetin 2022 për KLP-në, është shoqëruar me debate mes deputeteve të PS dhe PD.

Shkak për debatet është bërë çështja e përfundimit të mandatit të KPK-së në qershor 2022 dhe kalimi në duart e KLP dhe KLGJ.

Deputetët e opozitës i kanë kërkuar llogari KLP-së pse nuk e ka parashikuar këtë ndryshim.

Në debat ka ndërhyrë kryetarja e Komisioni të Ligjeve, Klotilda Bushka, që ka akuzuar deputetin Enkelejd Alibeaj për intimidim të institucioneve të pavarura.

Alibeaj: Ju skeni bërë kërkesë për buxhet shtesë pasi më 17 qershor i bie të merrni procesin e Vettingut të prokurorëve sepse sipas Kushtetutës i mbaron mandati KPK.

Përfaqësuesi i KLP: Unë thashë që në faqen zyrtare të Kuvendit është publikuar një nismë ligjore për ndryshimin e Kushtetutës dhe ne presim vendimin e Parlamentit pa asnjë lloj paragjykimi.

Bushka: Buxhetohet funksioni dhe jo institucioni.

Përfaqësuesi i KLP: Për Vetingun ka buxhet të planifikuar dhe paratë pastaj do ndahen mes KLGJ-së dhe KLP. Ekzekutivi do të bëjë rialokimin e fondeve. Ne jemi në gjendje që për 8 muaj të llogarisim nevojat buxhetore dhe t’i kërkojmë.



Alibeaj: Ti po thua, mirë me vjehrrën dhe mirë me nusen. Homologu juaj KLGJ ka bërë kërkesë si çdo institucion tjetër. Ata kanë parë që në vitin 2022 ju ndodh një ngjarje, kanë marrë masat. I kanë çuar kërkesë qeverisë. KLP, institucioni simetrik në funskione, nuk jeni simetrik edhe në reagim. Ju thoni po desh Qeveria edhe na jep para, ne s’kemi bërë kërkesë. Një institucion i pavarur si KLP është treguar minimalisht indiferent.

Bushka: Ju tërheq vëmendjen, mos i intimidoni institucionet e pavarura.

Alibeaj: Nuk është intimidim, nëse e ndjeni të tillë intimidohuni, pak rëndësi ka! Ju e keni marrë me mendjelehtësi këtë punë. Një ngjarje që është më e rëndësishmja për sistemin e drejtësisë në këtë vit.

Bushka: Do ta mbyllim këtë dëgjesë. Gjithçka bëhet këtu për politikë. Po të jeni të shqetësuar ju vërtetë duhet të flisnit këtu për studentët që pse nuk po dalin për të mbyllur vakancat.

Alibeaj: Nëse ju doni ta mbushni shkollën me militantë të fondacionit “Qemal Stafa”.

Bushka: Në vitin 2019 nuk e miratuat nismën dhe ja ku jemi sot. 5 minuta pushim.

Alibeaj: Në vitin 2019 nuk kam qenë në Parlament znj. kryetare, kam qenë në shtëpi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po na jep leksione ky ne?”/ Dashamir Shehi i tregon vendin Shalsit, reagon dhe Spaho

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit Parlamentar të Ligjeve për projektbuxhetin e vitit 2022, ka patur nj përplasje mes deputetit Dashamir Shehi dhe kryetarit të komisionit, Eduart Shalsi.

Shalsi ka replikuar me deputetin Edmond spaho, ndërkohë që ka ndërhyrë sehi duke e ironizuar se nuk kanë shkuar në mbledhje për leksione.

Spaho deklaroi se duhet bërë një hap sa i përket pagave dhe pensioneve që harkun 4 deri në 6 viteve në vazhdim të ketë një 2-fishim të vlerës së tyre. Sipas Spahos kjo do të eliminonte korrupsionin në nivelin e mesëm.

Pjesë nga replikat

Edmond Spaho: Po të vazhdojmë me rregullin fiskal, mbetemi pa investime. Të bisedojmë bashkarisht se çfarë mund të bëhet. Kur ka kushte të vështira, është në interes të gjejmë skenarin më të mirë. Në këtë vapor jemi të gjithë dhe po u mbytëm, do mbytemi të gjithë. Paketa fiskale u bie fukarenjve dhe i lë oligarkët të livadhisin.

Për mua kjo është e pandershme. Doni të garantoni të ardhurat? Keni hapësira pa fund. Të mos fshihemi pas gishtit. E fundit ka të bëjë me shqetësimin që ka ngritur Shehi disa herë për çështjen e pensioneve. Prej gati 10 vitesh kemi pasur rritje me pikatore të pensioneve. Kemi qenë vendi me nivelin më të lartë të pagave në rajon. Sot kemi nivelin më të ulët në Europë.

Edhe gjendja ekonomike ku vazhdojmë të jemi, ka të bëjë me disa politika. Rritjet preferenciale nuk vlejnë. Ne po nuk patëm një program që në harkun e 4 deri 6 viteve të dyfishojmë pagat dhe pensionet të të gjithë piramidës, nuk shkojmë gjëkundi.

Ky nivel më kujton periudhën e monizmit që njerëzit thonin, ne bëjmë sikur punojmë, ju bëni sikur na paguani. Përhapja kaq e madhe e ryshfetit është e lidhur me nivelin e pagave dhe pensioneve. Nëse duam të eliminojmë këtë korrupsion, duhet të përqendrohemi te pagat dhe pensionet. Në Kosovë niveli është dukshëm më i lartë se në Shqipëri.

Edmond Spaho: Për replikë se më zure në gojë edhe emrin

Eduart Shalsi: Një sekond se po i thoja zonjës Denaj se do i jap fjalën zotit Spaho



Edmond Spaho: Duhet t’u përgjigjem juve për atë që thatë

Eduart Shalsi: Të sqarohemi të biem dakord

Edmond Spaho: U sqarova pra, fole 5 minuta

Dashamir Shehi: Tani ky po na jep leksion neve?

Eduart Shalsi: Po mirë mo ça zakoni e keni këtë. Ju flisni nga vendi për mikrofon. Çfarë zakoni e keni këtë. Flisni këtu dhe thoni po na jep leksione ky. E di që shumë prej jush e kanë shumë problem që tjetri u duket sikur po u jep leksione. Nëse nuk jemi mësuar të dëgjoni dhe keni ardhur vetëm për të folur.

LEXO EDHE:  “Jua kanë nevojën në këtë shkretëtirë”/ Grida Duma mesazh të rinjve: Nuk zgjohet më Shqipëria pa ju

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 prillit/ Sot afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë

Duam debat cilësor thotë dhe sa e merr fjalën. Unë kam të drejtë të them atë që dua unë të them. Për fjalën time jam përgjegjës unë zoti Shehi. Kujt i intereson ju pëlqen juve apo jo. E di që shumë prej jush e kanë shumë problem kur vetë duan të flasim të japë mendimet, tjetri u duket sikur po u jep leksione.

Edmond Spaho: Përpiqu ta ngresh nivelin e ndërhyrjes. Këtu ke njerëz që kanë mbajtur funksione shumë të rëndësishme. Nuk keni të drejtë ju sa herë që flasim ne të ndërhyni dhe të jepni këshilla. Ju jeni kryetar i komisionit dhe keni të drejtë të flisni po aq sa ne. T’ju dëgjojmë ju sa herë flasim ne të na jepni këshilla, kjo nuk është normale. Çfarë kujtoni se jeni më të kualifikuar se unë?! Unë nuk flas me demagogji prandaj iu referova tre katër fushave. Ke më pak para se sivjet. Referova efektet negative që do sjellë kjo gjendje në bujqësi.

Në korrik do takohemi prapë këtu edhe me ministren edhe me ju. Nëse jemi mirë hajde të vëmë rregullin fiskal. Pse takson gazin ti? Pse heq TVSH nga 6% për prodhimet bujqësore dhe blegtorale. Ia fut të gjithë atyre bujqërve. Jo vetëm që janë rritur çmimet për inputet por ka rënë edhe cilësia.

Se shkojnë blejnë pleh dhe marrin zhavorr. 10 vjet as inflacionin nuk kemi indeksuar. Shumë mirë që janë rritur pagat e arsimtarëve, ushtarakëve dhe policëve. Prej shumë vitesh kemi bërë hapa prapa në drejtim të pagave dhe pensioneve. Duhet t’i heqim nga disa burime të tjera dhe t’i kalojmë te pagat dhe pensionet. Pas 8 vitesh në pushtet fillon katër vite të tjera dhe thua nuk kemi sisteme.

Eduart Shalsi: Këtu keni minutazhin me fakte se sa pak janë ndërhyrjet e mia. E dyta, ajo që kam është se nëse unë mendoj zoti Shehi nuk kujdesem nëse ju pëlqejnë ju apo dikujt tjetër. Mua më lind e drejta të them mendimet e mia. Reagimin e kam shumë më pak emocional se ju. Unë them 5 gjëra ju shpërtheni nga vendi. Dhe nuk është çështja, duhet të respektojmë njëri tjetrin. Unë po flisja more fjalën, edhe ju edhe zoti Spaho, i pickuat, reaguat, vendosët disa epitete.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Perla” e radhës në Kuvend/ Deputeti: Qarku i Elbasanit kufizohet me Italinë

Publikuar

-

Nga

Në Komisionin Parlamentar të Ligjeve është diskutuar mbi buxhetin për vitin 2022, për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Gjatë diskutimit, ku kishte edhe përfaqësues të KLP, deputeti i PD-së, Dashnor Sula, teksa u interesua për hartën e re gjyqësore tha se qarku në të cilin ai është zgjedhur është i kufizuar nga Italia pasi ka dalje ne det.



“Pyetja ka të bëjë me hartën gjyqësore. Qarku i Elbasanit ka shtrirjen më të madhe në Republikën e Shqipërisë, kufizohet me Maqedoninë dhe nga ana tjetër me Italinë dhe ka vetëm një prokurori”,-tha Sula, i cili është zgjedhur deputet në Peqin.

LEXO EDHE:  Pesë kandidatët e Lulit për ministër të Brendshëm

LEXO EDHE:  Pesë kandidatët e Lulit për ministër të Brendshëm

Por, Qarku Elbasan shtrihet në zonën qendrore të Shqipërisë, dhe kufizohet në veri dhe veriperëndim me qarkun e Tiranës, në lindje dhe juglindje me qarkun e Korcës, në perëndim dhe jugperëndim me qarkun e Beratit./CNA.al

LEXO TE PLOTE