Connect with Us

Vjedhjet nga të miturit/ Felaj tregon masat që janë marrë dhe si mund të parandalohen këto raste

Aktualitet

Vjedhjet nga të miturit/ Felaj tregon masat që janë marrë dhe si mund të parandalohen këto raste

Publikuar

-

A i përmbushi pritshmëritë OFL?/ Felaj tregon rezultatet

Fenomeni i vjedhjes, si një nga krimet më të përhapura sidomos nga të mitur dhe adoleshentët, është një nga problemet më të mëdha që po hasim çdo ditë në rrugët e qytetit.

CNA.al solli ditën e djeshme një video ekskluzive të dy të miturve që në bashkëpunim me njëri-tjetrin grabitën një dyqan, por për këtë vepër penale ata nuk mund të dënohen sepse ligji e ndalon.

Për këtë reagoi kryetarja e Komisionit të Sigurisë Ermonela Felaj, e cila duke analizuar videon e CNA.al u shpreh se aresti me burg është masa e fundit që mund të merret ndaj një të mituri, duke shtuar se për këto raste këshillimi i prindërve dhe ndalimi i të miturit për të frekuentuar disa vende të caktuara.

“Vjedhja mbetet një krim i përhapur edhe sipas statistikave lidhur me kriminalitetin dhe veprat e ndryshme penale. Motivet dhe shkaqet nuk kanë rëndësi për krimin e vjedhjes , ato mund të jenë nga më të ndryshmet, ndërkohë që është një vepër e cila kryhet me veprime aktive , gjithmonë me dashje direkte. Mesa kuptoj, në rastin në fjalë, jemi para një vjedhje në bashkëpunim,  të kryer nga dy persona të dyshuar si të mitur. Përgjëgjësia penale për krimet nis nga mosha 14 vjeç dhe e njëjta gjë është dhe për krimin e vjedhjes,  çfarë do të thotë që kushdo person i përgjegjshëm që kryen vjedhje dhe ka mbushur  moshën 14 e sipër, është i dënueshëm nga legjislacioni penal.

Bashkëpunimi në këtë rast është një rrethanë që  e rëndon kryerjen e  veprës penale sepse shpreh një rrezikshmëri më të lartë të autorëve dhe veprës njëkohësisht.

Sa i takon dënimit dhe deri në atë moment,  hetimit të kësaj vepre penale dhe kryerjes së saj, Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur, Kodi Penal po ashtu,  imponojnë zbatimin e disa rregullave të cilat duke marrë parasysh faktin e të qenit të mitur, synojnë të garantojnë një trajtim sa më të përshatshëm të të miturit, në përputhje me shkallën e zhvillimit të tij psikosocial, me të dhënat e tij familjare, ato të shkollës etj.

Arresti në burg këshillohet si masë fundore për të miturit. Operohet me masa të tjera që kufizojnë levizjen, ndalim të frekuentimit  të personave dhe vendeve të caktuar, etj, njoftimin dhe këshillimin e prindërve dhe ngarkimin këtyre të fundit të përgjegjësive të rastit. Ideja është që procesi mësimor edukativ, ai i mirëarritjes dhe integrimit në shoqëri,  të mund të cënohen sa më pak, gjithmonë, nënvizoj,  në raport me ngjarjen konkrete, rëndësinë e saj dhe rolin e të miturit si person në konflikt me ligjin ose viktime e tij”, shprehet Felaj për CNA.al.

Felaj shtoi më tej në reagimin e saj se Komisioni i Sigurisë ka marrë vendimin për vendosjen e oficerëve në ambientet e shkollave si është menduar edhe implementimi i kamerave të sigurisë, duke e konsideruar këtë si një instrument të domosdoshëm për verifikimin e rasteve të ndryshme.

LEXO EDHE:  Vidhet gazetarja në mes të Tiranës/Ja si ia merr hajduti portofolin (Video)

Sipas kryetares së Komisionit të Sigurisë, është kërkuar nga organet kompetente që të hartohet edhe programe të përshtatshme shkollore, për të shmangur radikalizmin, ekstremizmin por edhe bullizmin, të cilat janë përhapur shumë tek minorenët.

“Si Komision Sigurie, e  kemi gjetur me vend vendosjen e oficerëve të sigurisë në shkolla; edhe më shumë duhet të shtohen  duke u caktuar të tillë  edhe në shkollat 9 vjeçare veçanërisht ato që kanë dhe një numër shumë të lartë nxënësish .

Mandej zbatimi i ligjit të masave shtesë të sigurisë publike, duhet po ashtu t’i impenjojë me shumë bashkitë në drejtim të vendosjes dhe mirëmbajtjes  së kamerave të sigurisë në shkolla,  si një instrument i domosdoshëm sa frenimi aq dhe ndihmë në drejtim të verifikimit të rasteve të ndryshëm.

Për sa na takon kemi ushtruar monitorim si komision, kemi kërkuar sqarime publike dhe sugjeruar qëndrime,  qoftë sa i takon zbatimit të masave shtesë të sigurisë publike aq edhe vendimit të qeverisë për vendosjen e oficerëve të sigurisë në shkolla.

Po ashtu duke pasur parasysh që janë dhe një sërë fenomenesh të tjera negative ku protagonistë  bëhen të miturit si psh  ato që lidhen me cyber  crime, bullizmin, radikalizimin apo ekstremizmin e dhunshëm,  kemi kërkuar që të hartohen  programe sa më të përshtatshme  shkollore”, shprehet Felaj.

E pyetur nëse duhen rihapur shkollat e riedukimit, kryetarja e Komisionit të Sigurisë thekson se trajtimi i të miturve kërkon adoptim të masave bashkëkohore, duke shtuar se intensifikimi i punës në këtë drejtim ka qenë i madh.

“Kuvendi i Shqipërisë ka të konstituar grupin e miqve të fëmijëve, grup i cili ka pasur një veprimtari të shtuar së bashku me organizma të shoqerisë civile, në drejtim të identifikimit të nevojave të veçanta të fëmijëve dhe reflektimit të tyre në ligj, përfshirë këtu dhe ligjin penal.

Trajtimi i fëmijëve në çdo rast kërkon dinamikë, mosshkëputje dhe adoptim të masave sa më bashkëkohore nga të gjithë ata që kanë përgjegjësi direkte dhe jo vetëm, në fushë dhe të njëjtën gjë ka kërkuar të bëjë dhe Komisioni parlamentar i Sigurisë në 4 vitet e fundit, gjithmonë në zbatim të tagreve që i njeh Rregullatja e Kuvendit.

Intesifikim i punës në këtë drejtim do të na shërbejë që ta mbajmë fenomenin në kontroll në disa drejtime duke siguruar kështu mbrojtjen e fëmijeve nga krimi”, u shpreh Felaj për CNA.al.

https://www.cna.al/2021/01/11/video-ekskluzive-femijet-dhe-adoleshentet-tmerri-i-dyqaneve-dhe-atm-ve/

https://www.cna.al/2021/01/11/vjedhjet-nga-te-miturit-dhe-adoleshentet-psikologia-denada-toce-hedh-drite-per-perhapjen-e-ketij-fenomeni/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Besimi në SPAK ‘çështje politike’ për shqiptarët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme kronike

Shqiptarët janë të ndarë dhe shfaqin “preferenca politike” kur vjen puna tek vlerësimi i punës së institucioneve të drejtësisë.

‘Barometri’ në Euronews Albania zbulon se 41% e shqiptarëve kanë besim te Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ndërsa 30 % e tyre nuk besojnë.

Votuesit e Partisë Socialiste janë më besnikët ndaj SPAK-ut. Sipas gjetjeve, 75% e tyre besojnë tek puna e këtij institucioni.

LEXO EDHE:  Gramoz Ruçi pret Ambasadorin e Katarit / Mbështetje deri në fund të rindërtimit

LEXO EDHE:  Dredhi deri minutën e fundit/ Draftet për median shkojnë në Kuvend me rritje gjobash



Kurse në kampin e Partisë Demokratike vihen re se ka një besim shumë më të zbehtë, ose e thënë ndryshe 16% e votuesve të kampit blu nuk besojnë tek institucionet e reja të drejtësisë.

Sondazhi pyeti 1000 qytetarë në zona urbane dhe rurale të Shqipërisë nga intervista ballë për ballë në periudhën 10-28 gusht 2021./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berisha ka të drejtë për statutin”/ Gjata: Kriza në PD zgjidhet me votim

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Sekretari për çështjet ligjore të PD-së, Çlirim Gjata ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demoratike dhe deklaratën e Bashës për të mos mbledhur Kuvendin Kombëtar.

Në komentin e tij Gjata ka theksuar se situata brenda PD është shumë e rrezikshme dhe se Berisha ka të drejtë për mbledhjen e Kuvendit.

“Berisha ka të drejtë se e ka statuti mbledhjen e kuvendit. Por nuk jemi para gjykatës, sepse atje ndahen gjërat. Është më politike çështja. Nëse mblidhet ¾ e firmave mblidhet kuvendi. Por nuk e di nëse Basha mund ta pengojë apo jo. Këtu nuk po respektohet Kushtetuta”, ka thënë ai për Syri Tv.

LEXO EDHE:  Arrestohen 3 policët privatë në Fier/Vodhën naftën e Gazsjellësit TAP (Emrat)

LEXO EDHE:  Vidhet një pikë karburanti/ Hajduti mori 17.200 lekë



Më tej Gjata ka theksuar se kryetari nuk ka të drejtë të ndalojë mbledhjen e Kuvendit dhe se zgjidhja e PD është votimi.

“Kryetari nuk ka të drejtë të ndalojë mbledhjen e kuvendit. Mendoj që PD është në një moment që duhet ta vlerësojë.  Më vlerë ka të rregullohet marrëdhënia e brendshme në PD. Opozita të ngrihet në nivel opozitar. A kemi fuqi për ta kapërcyer këtë ngjarje, të mos mendojmë se çfarë u tha. Të synojme drejt një zgjidhje dhe ajo është e votimi”, deklaroi Gjata./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ka mbi supe përçarjen e PD”/ Noka: Basha duhet të largohet

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i PD, Flamur Noka është shprehur se kreu i PD, Lulzim Basha nuk është më as një frymëzim dhe as një motivim për demokratët.

Sipas Nokës, Basha ka mbi supe përçarjen e PD dhe nuk ka mbështetje nga shumica e anëtarësisë.

I ftuar në emisionin, Log, Noka thotë se PD është në krizë dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me përjashtimin e një deputeti, por nuk mund të përballet me kryemimnistrin Edi Rama dhe regjimin një person që ka shkatërruar partinë.

LEXO EDHE:  Kosovë/ Ndahen komisionet e Kuvendit

LEXO EDHE:  Mesazhet e Ramës në parlament/ Shteti i gjunjëzuar para të “fortëve”  

Noka shprehet se zgjidhja e problemeve është largimi i Lulzim Bashës.



Problemi më i madh është pas kësaj krize a frymëzon zoti Basha? A motivon Basha demokratët për protesta?

Kriza është sot në tavolinë. Kriza nuk është thjesht përjashtimi i një deputeti.

A mund të përballet me Edi Ramën dhe regjimin,  kur e ka shkatërruar PD, Basha sot ka mbi supe përçarjen e PD dhe nuk  ka mbështetjen e shumicës së anëtarësisë. Zgjidhja është të largohet Lulzim Basha“, ka thënë Noka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE