Aktualitet
Vaksina për Covid-19 në Shqipëri/Zbulohet kush e dhuroi

Zbulohet “misteri” i importimit të vaksinës kundër Covid-19.
Sipas Euronews, vendi mik që ia ka dhuruar Shqipërisë është Gjermania. Euronews Albania disponon dokumentin zyrtar të zhdoganimit të vaksinës së aeroportin e Rinasit.
Por ndryshe nga sa ishte thënë më herët se vaksina kishte qëndruar disa ditënë doganë dhe ishte magazinuar në një vend të posaçëm në Institutin e Shëndetit Publik, ajo ka mberritur në Rinas vetëm dje në mesditë dhe është transportuar direkt nëstadiumin Air Albania. Trasportimi i vaksinës është marrë përsipër nga agjensia Ben impex & Co, e profilizuar në procesin e zhdoganimit dhe transportit.
Ditën e djeshme në konferencë, kryeministri Rama tha se nuk do ta tregonte emrin e vendit të BE-së që kishte dhuruar dozat e para të vaksinës për vendin tonë ./CNA.al