LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vaksina anti-Covid/ Bino tregon sa persona do vaksinohen në ditë

12 Janar 2021, 10:18, Aktualitet CNA
Vaksina anti-Covid/ Bino tregon sa persona do vaksinohen në ditë

Sot është dita e dytë e vaksinës anti Covid, e cila po kryhet në ambientet e stadiumit Air Albania. Dje e para u vaksinua drejtoresha e Infektivit Najada Çomo, më pas kryeministri Edi Rama, i ndjekur nga mjeku infeksionist Pëllumb Pipero dhe më pas mjeku i njohur Tritan Kalo.

Ndërsa dita e dytë e vaksinimit ka nisur me 60 epidemiologë në Tiranë, Durrës, Krujë e Kavajë, brenda ambienteve të ?Air Albania? për të vijuar sërish pastaj me stafet e spitaleve Covid, shefja e ISHP-së, Silva Bino tha se shumë shpejt do të nisë edhe vaksinimi i të moshuarve.

?Nuk kemi asnjë dozë të humbur, pra çdo flakon që hapet duhet të përdoret brenda 2 orësh këtu. Ne mund të vaksinojmë deri në 600 veta brenda ditës. Shumë shpejt nisim edhe me të moshuarit?, tha Bino./CNA.al

Lajmet e fundit nga