Bota
Turqia bën zbulimin e madh/ Erdogan premton prodhimin e 100 tonëve ar

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan, e ka zhvendosur së fundmi vëmendjen te prodhimi i arit, i cili po entuzizmon Turqinë.
Erdogan tha se Turqia do të rrisë prodhimin e arit në 100 tonë në vit, brenda pesë viteve.
Ai tregoi se vitin e kaluar Turqia prodhoi 42 tonë ar që i solli ekonomisë 2.4 miliardë dollarë, duke shënuar rekord në historinë e republikës për prodhimin e arit.
Ndërkohë, kujtojmë se Fahretin Pojraz, drejtuesi i kooperativave të kreditit bujqësor të Turqisë, zbuloi së fundmi një depozitë ari në Sogut, në Anadollin veriperëndimor.
“Po flasim për arin me vlerë gati gjashtë miliardë dollarë. Brenda dy viteve, ne do të nxjerrim arin e parë, i cili do të ndikojë ndjeshëm në ekonominë turke”, tha Pojraz për mediat turke.
Sipas studimeve, kjo depozitë është një pjesë e vogël e rezervave të fshehura të arit dhe ndodhet afër vendit ku u varros Ertugrul, babai i themeluesit të Perandorisë Osmane, Osmani I./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Koronavirusi/ Gjermania vendi i parë në BE që blen ilaçin e antitrupave
Ka disa vaksina kundër Coronës, por shumë pak ilaçe efektive për të sëmurët. Ministri gjerman i Shëndetësisë vendosi tani për blerjen e 200.000 dozave të...

Spitali gjerman në karantinë/ 20 pacientë dhe personeli të infektuar me variantin e ri të COVID
Një spital në Gjermani është vendosur në karantinë pasi 20 pacientë dhe personeli mjekësor kanë rezultuar pozitiv me variantin e ri të Covid-19. Karantimi i...