Politikë
Të tjerë politikanë të korruptuar në listën e zezë të SHBA?/ Palmer: Nuk do druhemi

SHBA përdor një instrument efikas ndaj politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar, vendosjen e tyre në listën “e zezë”.
Pjesë e kësaj liste janë bërë edhe disa ish0zyrtarë dhe politikanë shqiptarë, ndërsa mbrëmjen e sotme zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit Mattheë Palmer, është pyetur nëse lista do të shtohet me emra të tjerë.
Ai tha në emisionin “Përballë” se nuk mund të parashikojë vendimet për sanksionet, por theksoi se nuk do të druhen për të përdorur në të ardhmen listën “e zezë” ndaj zyrtarëve të korruptuar.
“Ne në një farë mënyrë nuk i parashikojmë vendimet për sanksionet, por ama jemi të ndërgjegjshëm ashtu sikur edhe shumë të tjerë janë të ndërgjegjshëm që këto janë instrumente të rëndësishme efikase dhe të fuqishme për të çuar përpara sundimin e ligjit dhe të kërkojmë llogaridhënie nga ata që kanë abuzuar me pozicionet politike. Nuk kemi qenë të druajtur nga përdorimi i këtij instrumenti në të shkuarën dhe normalisht që nuk do të druhemi ta përdorim atë në të ardhmen”, theksoi Palmer./ CNA.al