Blog
Tashmë në opozitë/ Republikanët duhet të ofrojnë alternativa, jo vetëm rezistencë

Nga Ramesh Ponnuru “National Riview”
Republikanët mund të presin me padurim, me qëndrueshmëri dhe madje me optimizëm, të nisin opozitën ndaj presidentit të ri Xho Bajden. Ata janë përballur 2 herë gjatë 40 viteve të fundit me 2 presidentë demokratë, dhe të dyja herët opozita e tyre mund të cilësohet si e suksesshme. Për herë të parë në 40 vjet, pas 2 viteve të para të Bill Klintonit në Shtëpinë e Bardhë, republikanët kishin shumicën në njërën nga2 dhomat e Kongresit. Kur mbaroi presidenca e tij, ata ende kishin shumicën në Kongres dhe rifituan presidencën.
Ata patën sukses gjithashtu në fitoret e mëdha në parlamentet lokale dhe guvernatorët e shteteve. Përvoja e tyre gjatë presidencës së Barak Obamës ishte e ngjashme. Ata morën nën kontroll Kongresin, dhe e ngushtuan diferencën në Senat që në zgjedhjet e para të mesit të mandatit, dhe deri në përfundim të presidencës së Obamës ata arritën të kenë një shumicë në të dyja dhomat e parlamentit.
Edhe në garat shtetërore, ata u paraqitën shumë mirë.Në fillim të atyre dy presidencave të mëparshme demokratike, Republikanët u përfshinë në disa debate nëse partia e tyre kishte një të ardhme. Kjo pasi ata e dinë se si përfunduan ato kapituj të politikës amerikane,edhe sepse mendojnë se Donald Trump i humbi zgjedhjet për arsye të veçanta, ndaj tani janë më pak të motivuar për të reflektuar. Por leksioni i qartë për republikanët është se duhet të ripërdorin maksimën e vjetër të politikës britanike, se “detyra e një opozite është të kundërshtojë”. Pra të kundërshtojnë rritjen e pritshme të taksave nga Bajden, të kundërshtojë rregulloret e tij mjedisore, programin e tij të kujdesit shëndetësor, emërimet e tij në gjykata, ligjet e tij të reja të emigracionit.
Pra, t`a kundërshtojnë atë thuajse në çdo pikë. Nëse Bajden do të dështojë në disa nga këto çështje, kjo gjë do t’i demoralizojë votuesit demokratë, dhe do t’i motivojë më tepër ata republikanë. Pra do të bëhet një luftë e fortë, edhe pse në fund humbëse. Fitoret e Bajden do t’i bëjnë votuesit demokratë të vetëkënaqur, ndërsa do të zemërojnë ata republikanë.
Nga ana tjetër, nëse bashkëpunohet me Bajden, ai do të duket si i moderuar, do t’i jepet sukses, dhe nga ana tjetër do të mërziten disa nga mbështetësit e Partisë Republikane. Logjika themelore elektorale e këtij qëndrimi opozitar është e vështirë të diskutohet. Kjo është arsyeja pse si republikanët edhe demokratët në epokën tonë të polarizuar, e kanë adaptuar gjithnjë e më shumë këtë qasje kur janë jashtë Shtëpisë së Bardhë.
Dhe kjo qasje do t’u shërbejë mirë republikanëve, duke pasur parasysh që shumica e axhendës së Bajden do të meritojë të refuzohet. Gjithsesi, ajo krijon disa rreziqe. Ajo është më e përshtatshme për britanikët sesa për sistemin politik amerikan, që i jep kreut të qeverisë shumë më pak pushtet mbi legjislativin.
Çdo president i ardhshëm në epokën e polarizimit të madh politik, ka pasur një shumicë të partisë së tij në Senat, e cila ka bërë të mundur miratimin pa shumë vështirësi të stafit dhe të kabinetit të tij. Nëse një president vjen në pushtet pa një shumicë në Senat, një qëndrim negativisht i opozitës mund të krijojë mosfunksionimin e ekzekutivit.
Partitë në opozitë, mund të tundohen që të vendosin se kundërshtimi është i mjaftueshëm: që ata të heqin dorë nga axhendat e tyre, përveç fitimit të zgjedhjeve. Republikanët kanë më shumë të ngjarë të garojnë pa axhenda politike sesa demokratët. Partisë në qeverisje, nuk i mungojnë kurrë idetë se si të shpenzojnë paratë e të tjerëve. Por ndonjëherë të dyja palët kanë arsye për të zgjedhur heshtjen. Në vitin 2005, demokratët e Kongresit, të udhëhequr atëherë ashtu sikurse tani nga Nensi Pelosi, morën një vendim të përgjegjshëm për të mos reaguar fare ndaj propozimit të presidentit Xhorxh W. Bush për të reformuar sistemin e sigurimeve shoqërore, duke mos dhënë asnjë ide alternative.
Ajo ishte qasja e duhur nga pikëpamja e interesave politike të demokratëve, dhe kjo udha mundësinë t`a përqendronin vëmendjen tek të metat reale dhe të pretenduara, të propozimit republikan, në vend se të krahasonin pro-të dhe kundrat e dy ideve të ndryshme. Kjo qasje bllokoi çdo mundësi kompromisi që republikanët mund t`a kishin quajtur fitore, apo edhe fitore të pjesshme. Republikanët patën një sjellje të ngjashme në vitin 2009, kur presidenti Obama dhe demokratët e Kongresit po përpiqeshin të rregullonin sistemin e kujdesit shëndetësor.
Pasi Obamacare kaloi, republikanët u zotuan t`a shfuqizojnë dhe t`a zëvendësojnë atë, por nuk u bashkuan asnjëherë pas një propozimi për t`a bërë këtë. Shumica e tyre nuk kanë mbështetur kurrë ndonjë plan specifik. Por mbajtja e kësaj teme në nivelin e një parrulle kishte disa përparësi. Republikanët i shmangën sulmet që do kishte shkaktuar një plan konkret, dhe e mbanin debatin politik të përqendruar tek defektet e Obamacare. Disavantazhi ishte që demokratët (dhe media pranë tyre) po theksonin gjithnjë e më shpesh se republikanët nuk kishin asnjë plan.
Por një parti që nuk është e fokusuar në synime specifike nuk do të jetë në gjendje të gjykojë lehtë sesa i pranueshëm është një kompromis; dhe nuk e di se çfarë dëshiron. Drejtuesit e saj nuk do të jenë asnjëherë në gjendje të kenë sukses, madje edhe të pjesshëm.
Këtë herë ata duhet të kundërshtojnë Bajdenin për t’i thënë jo vetëm asaj që është e gabuar në lidhje me politikat e tij, por edhe asaj çka ata do t`a bënin ndryshe. Nëse ata nga ne që nuk janë progresistë, nuk kanë asnjë alternativë se si duhet të qeveriset ndryshe vendi ynë, dhe nuk jemi të gatshëm të vëmë në zbatim mendimet tona, atëherë pse jemi të angazhuar në politikë?/Përshtatur nga CNA.al
Bruimi:
Lajme të Rekomanduara:

Dhjetëra të vdekur pas marrjes së vaksinës së Pfizer, çfarë po ndodh?
Nga Nathan Bartlett “The Conversation” Raportet për rreth 30 vdekje midis të moshuarve në një azil që morën vaksinën Pfizer, kanë bërë xhiron e mediave...

Mutacionet e koronavirusit/ A ngjitet sëmundja edhe nga të shëruarit dhe të vaksinuarit?
Shqetësime ka ngjallur më shumë varianti brazilian i Coronës, tek i cili reagimi imunitar i trupit nuk arrihet as kur njeriu e ka bërë vaksinën...