LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Spitali i Fierit/ Ramën e prezantojnë me njeriun që bëri aeroportin e Stambollit për 11 muaj

12 Janar 2021, 15:08, Aktualitet CNA
Spitali i Fierit/ Ramën e prezantojnë me njeriun që bëri

Gati 20-30% e punonjësve që do të investohen për ndërtimin e spitalit të Fierit, nga kompania turke, do të jenë shqiptarë. Këtë e bëri me dije përfaqësuesi i kompanisë që mbërriti sot nga Stambolli, gjatë inspektimit të truallit ku do të ngrihet godina.

Nga nesër ekipi nis punën për ndërtimin e kësaj vepre, premtim nga Presidenti turk Erdogan, me zotimin për ta  dorëzuar gati pas 3 muajsh.

Kryeministri Edi Rama, i garantoi kompanisë se qeveria ?është në dispozicionin tuaj, çdo gjë do të jetë si e kërkoni ju. Me mbështetje të plotë. Plani që keni ju parashikon që shumë njerëz të punojnë këtu, prandaj mirësevini dhe ambasadori nga ana juaj dhe ne nga ana jonë do të japim mbështetje të plotë?.

Kompania turke që do të ndërtojë Spitalin e Ri Rajonal dhe sfida e saj është ta dorëzojë gati brenda 3 muajsh, do të angazhojë 1200 punëtorë me 3 turne në 7 ditë të javës.

Kryeministrin e prezantuan gjithashtu me ?heroin?, Adnani që bëri aeroportin e Stambollit për 11 muaj. Ai do te punoje gjithashtu per spitalin e Fierit. ?Pra ju jeni ai që u desh të rrinte atje për 11 muaj, ë??, i tha Rama, Adnanit.

Bashkebisedimi i plote:

-Kjo është ajo që kemi planikuar për projektin

-Ky vendi?

-Po ky vendi.

-5 hektarë?

-Po, 5 hektarë, 5000 metra.

-Ka infrastrukturë në zonë.

-Duhet të nisim punën. Djemtë janë këtu që tani, do jetë kjo skuadra që do llojë punën. Zoti Kryeministër.

-Kjo është toka

-Kjo është skuadra

-Shumë mirë

-Adnani është heroi që bëri aeroportin e Stambollit për 11 muaj.

-Pra ju jeni ai që u desh të rrinte atje për 11 muaj, ë?

-Do rrijë.

-Dhe nuk pa kurrë hënën se kishte dritë 24 orë në ditë.

-Është mësuar tashmë.

-Mbase doni të thoni disa fjalë këtu. Sda është shumë e madhe sic mund ta kuptoni. Ju jeni ndër ata që ka reputacionin e madh për zhvillimin e projekteve shumë sduese. Tani ne jemi këtu në dispozicionin tuaj, çdo gjë do të jetë si e kërkoni ju. Me mbështetje të plotë. Plani që keni ju parashikon që shumë njerëz të punojnë këtu, prandaj mirësevini dhe ambasadori nga ana juaj dhe ne nga ana jonë do të japim mbështetje të plotë, apo jo?

-Patjetër.

-Shumë faleminderit zoti Kryeministër. Po, Ne si grup, morëm urdhër nga Presidenti ynë, zoti Rexhep Taip Erdogan javën e kaluar gjatë vizitës së Kryeministrit të nderuar në Turqi, na instruktuan të nalizojmë, duhet të dorëzojmë spitalin pas 3 muajsh, ka një bast të madh mbi këtë gjë, e dimë që është një sdë e madhe, dhe faleminderit për mbështetjen që na dhanë që nga dita e parë. Ne arritëm dje dhe e ndjejmë mbështetjen e plotë nga ana e qeverisë shqiptare, nga ambassadori ynë gjithashtu, shkëlqesia e tij. Ne do bëjmë më të mirën tonë, erdhëm si skuadër dhe do e lëmë skuadrën këtu. Do llojmë punën që nesër. Le të kryqëzojmë gishtat, e dimë që është sdë e madhe por nëse kemi besim do ia dalim dhe ishalla para zgjedhjeve do jemi të nderuar të hapim spi?/CNA.al

Lajmet e fundit nga