Connect with Us

Sot në serialin “Lule të vetmuara”/ Kader mëson të vërtetën për Meralin

Life Style

Sot në serialin “Lule të vetmuara”/ Kader mëson të vërtetën për Meralin

Publikuar

-

Sot në serialin “Lule të vetmuara”/ Kader mëson të vërtetën për Meralin

Kader e mendon më gjatë ofertën që i bëri Meral dhe ndërron mendje. Meral i kërkon Nerimanit ta përzë Kaderin nga konvikti që ajo të pranojë ofertën për të studiuar jashtë vendit. Xhemre dëgjon bisedën mes tyre dhe pas saj e mëson edhe Kaderi.

Kjo e fundit debaton ashpër me Meralin kur mëson se ajo i ka kërkuar Nerimanit që ta përzërë nga konvikti. Ezhder bën një plan kundër Meralit.

Byshra del me një shok ndërsa Toprak e Feride i ndjekin nga pas për të kontrolluar situatën. Harika takohet me Gynejin në një festë dhe përfiton nga situata. Zehra shtyn Songylin të divorcohet nga Gyneji.

LEXO EDHE:  Defne dhe Kemal futin në kurth vajzat e jetimores/ Çfarë do të ndodhë sot në serialin “Lule të vetmuara”

Ejlyl dhe Kader përpiqen të qetësojnë Songylin e cila mendon se është faji i saj pse Gynej u largua. Meral mëson se Gynej ka kaluar natën me Harikën dhe zihet me të në mes të shkollës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kuriozitete

Pse shumë njerëz vuajnë nga ankthi i thirrjeve telefonike?

Publikuar

-

Nga

Pse shumë njerëz vuajnë nga ankthi i thirrjeve telefonike?

Qëndrimi në kontakt me të dashurit tuaj pa i takuar ata fizikisht, është bërë edhe më i rëndësishme gjatë pandemisë aktuale. Por për disa njerëz, marrja e një telefonate apo telefonimi i dikujt, është një përvojë stresuese.

Ankthi i thirrjeve telefonike, ose telefonia, është frika dhe shmangia e bisedave telefonike, dhe ai është bërë i zakonshëm në mesin e atyre me çrregullime të ankthit social. Disa simptoma emocionale të ankthit nga thirrjet telefonike, përfshijnë vonesën apo shmangien e bërjes së telefonatave për shkak të ankthit të shtuar, ndjenjën shumë nervoze ose ankthin para, gjatë dhe pas telefonatës dhe fiksimin apo shqetësimin për atë që do të thoni.

Simptomat fizike përfshijnë të përziera, rritje të rrahjeve të zemrës, gulçim, marramendje dhe tension muskulor. Nëse ndiheni kështu, nuk jeni vetëm. Një sondazh i vitit 2019 i punonjësve të zyrave në Britani, zbuloi se 76 për qind e të rinjve të rritur, dhe 40 për qind e fëmijëve kanë mendime negative kur u bie telefoni.

Për shkak të kësaj, 61 për qind e të rinjve i shmangnin plotësisht thirrjet telefonike, krahasuar me 42 për qind të adoleshentëve. Të biseduarit në telefon mund të jetë shqetësuese, pasi ne jemi të kufizuar vetëm tek tingujt e zërave tanë.

Në mungesë të të gjitha shenjave të tjera sociale – përfshirë gjestet, gjuhën e trupit dhe kontaktin me sy – ne shpesh mund të ndjehemi të vetëdijshëm për tingullin e zërave tanë dhe zgjedhjen tonë të fjalëve. Falë teknologjisë, ne shpesh mund të kalojmë ditë, javë apo edhe muaj pa folur drejtpërdrejt me të tjerët në telefon.

Një studim zbuloi se njerëzit me këtë simptomë, preferojnë dërgimin e mesazheve sesa thirrjet telefonike, duke e vlerësuar atë si një medium superior për kontaktet ekspresive dhe intime.

LEXO EDHE:  Defne dhe Kemal futin në kurth vajzat e jetimores/ Çfarë do të ndodhë sot në serialin “Lule të vetmuara”

LEXO EDHE:  Këtë javë në serialin “Lule të vetmuara”/ Xhemre merr vesh lajmin e tmerrshëm për Serkanin

Disa njerëz zgjedhin dërgimin e mesazheve, pasi kjo gjë u jep atyre kohë të mendojnë për formulimin e mesazheve të tyre, duke u dhënë mundësinë të jenë jo formalë. Në disa raste, ata zhvillojnë një personalitet të ndryshëm të veçantë dhe në kontrast me jetën e tyre reale, më të heshtur.

Gjithashtu, studimet sugjerojnë që ankthi i thirrjeve telefonike, lidhet me një shqetësim mbi atë që mendon personi tjetër për ta. Duke eleminuar reagimin e menjëhershëm të të tjerëve në bisedat e folura, mesazhet me tekst mund t’u ofrojnë këtyre njerëzve njëlloj mënyre për të pasur kontakte shoqërore, pa frikën e refuzimit ose mosmiratimit.

Ekspertët mendojnë se një nga mënyrat më efektive, për të kapërcyer ankthin gjatë bisedave telefonike, është që të ekspozoheni ndaj më shumë telefonatave. Sa më shumë ta bisedoni në telefon, aq më pak sfilitëse bëhet kjo përvojë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Debati me Julin pas komentit “Je si vaji i Borshit”/ Sindi flet për marrëdhënien me konkurrentin

Publikuar

-

Nga

Debati me Julin pas komentit “Je si vaji i Borshit”/ Sindi flet për marrëdhënien me konkurrentin

Pak javë më parë mes Sindi Locit dhe Julit të Përputhen pati një debat shumë të fortë që shkoi deri në ofendime. Pas kësaj si Sindi dhe Juli u pezulluan për disa ditë. Pas kthimit të tyre ata u vendosën në një përballje me njëri-tjetrin për të sqaruar të gjitha gjërat që kishin ndodhur mes tyre në emision dhe në prapaskenë pas komentit të Julit ku e krahasoi Sindin me vajin e virgjër të Borshit.

LEXO EDHE:  Këtë javë në serialin “Lule të vetmuara”/ Xhemre merr vesh lajmin e tmerrshëm për Serkanin

LEXO EDHE:  Sot në serialin “Lule të vetmuara”/ Kemal vë para zgjedhjes Mesuden, çfarë do t’i kërkojë ai?

Le të themi që dyshja u sqaruanb pas përballjes, por si është marrëdhënia e tyre pas debatit?

Teksa ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, Sindi ka treguar se marrëdhënia mes tyre është normale.

Ne as nuk u vramë, as nuk patëm diçka që të mos flasim më kurrë me njëri-tjetrin. Një leksion shumë i rëndësishëm që kam mësuar unë në “Përputhen” është ‘kurrë mos thuaj kurrë’, shkruan ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Leonora Jakupi feston ditëlindjen/ A e dini sa vjeç mbush këngëtarja?

Publikuar

-

Nga

Leonora Jakupi feston ditëlindjen/ A e dini sa vjeç mbush këngëtarja?

Ditën e sotme këngëtarja Leonora Jakupi feston ditëlindjen. Kënëgatrja e njohur është rritur në skenë dhe ka një karrierë të gjatë në muzikë.

Jemi mësuar ta shohim në skenë gjithnjë dhe duket sikur vitet kanë ndaluar për Leonorën. Ajo ka të njëjtën pamje të freskët si gjithnjë dhe mjaft e kuruar në daljet e saj.

LEXO EDHE:  Nesër në serialin “Lule të vetmuara”/ Xhemre rifiton shikimin

LEXO EDHE:  Sot në serialin “Lule të vetmuara”/ Xhemre tenton të vrasë Nazanin

Por a e dini se sa vjeç mbush sot Leonora?

Leonora mbush plot 42 vjeç. Në rrjetin e saj social, Instagram kanë vërshuar komentet komplimentuese nga miqtë dhe të afërmit.

Kujtojmë se kohë më parë ajo rrëeu se ishte në një lidhje dashurie, megjithëse ka vendosur që partnerin e saj ta mbajë larg syrit mediatik./ CNA.al

LEXO TE PLOTE