Connect with Us

Skandali në spitalin Covid 2/ Bleu 8 milionë lekë vdekjen e nënës

Denoncim

Skandali në spitalin Covid 2/ Bleu 8 milionë lekë vdekjen e nënës

Publikuar

-

Skandali në spitalin Covid 2/ Jep 8 milionë Lekë nën dorë, por e ëma ndërron jetë

Emisioni “Stop” publikoi këtë të martë një rast skandaloz korrupsioni në spitalin Covid 2, ku punonjës të këtij spitali, bëjnë pazar me jetën e pacientëve.

Vajza e një zonje 55-vjeçare, e cila humbi betejën me Covid pas 28 ditësh lufte me këtë sëmundje, denoncoi faktin, se një sanitare e këtij spitali, duke u hequr si infermiere, i ka marrë rreth 8 milionë lekë të vjetra për shërbimet ndaj nënës së saj.

“Në fund të Nëntorit, mami im është shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi. Skaneri të gjitha kanë dalë që ka qenë me Covid. Ia kemi bërë të gjitha në mënyrë private në shtëpi. Kishim marrë mjekë privatë, oksigjenin, të gjitha. Nuk mundi t’ia dilte dot. I plasi hemorragji nga hundët, i bien parametrat dhe ishim të detyruar ta çonim në spital. Morëm ambulancën, shkojmë në spital e lejnë për 3 orë brenda në ambulancë dhe në ato momente nuk njihnim asnjë. Infermierët ishin shumë në mbingarkesë”, tha vajza.

Si ranë në kontakt familjarët e pacientes me pastruesen e këtij spitali, e cila fillimisht u hoq si infermiere?

“Një zonjë në derë më thotë jam infermiere. Emri i saj është Tire Alldervishi. Thotë nëse ke nevojë për ndihmë se të shikoj shumë të ngarkuar, më thuaj se unë jam shumë infermiere. Ishte pa uniformë në ato momente. Më tha do ngjitem, do vishem dhe më prit poshtë të vishem. E prita, aty më merr numrin e telefonit zonja dhe më thotë që do mbajmë kontakt më prit tek lokali. E pres, vjen poshtë dhe më thotë situata është shumë e rëndë dhe siç e ke parë dhe vetë është një mbingarkesë shumë e madhe dhe na duhet pagesa që infermieri apo mjeku t’i rrijë tek koka apo kushdo tjetër”, tregoi ajo.

Ndër të tjera, vajza tregoi të gjithë mekanizmin që është përdorur nga sanitarja për korrupsionin.

“Turni i parë që në mëngjes ishte 50 mijë lekë për infermierët, 50 mijë lekë për Tire Alldervishin, 20 mijë lekë për sanitaren. Përveç kësaj një ditë ishte 100 mijë lekë për doktoreshën dhe 50 mijë lekë ishte për ditën tjetër për doktoreshën. Pastaj vinte turni tjetër dhe ishte e njëjta histori. Me të njëjtën shumë. Të gjithë lekët i merrte Tirja. Asaj i dhënë të gjitha lekët. Takimet janë bërë nga ajo. Kam mesazhet nga mami im që më thotë ku je se po të pret Tirja për të marrë lekët e infermierit sepse ka ndryshuar tuuni. Herë pas here detyrohesha të lija punën që të kapja turnin e ndërrimit të mjekëve që të jepja lekët. Ishte si një lloj detyrimi. Lija punën që të shkoja të bëja pagesën”, tha vajza.

Ajo shtoi më tej se i ka dhënë sanitares 8 milionë lekë të vjetra.

“Shuma që Tirja nga unë ka marrë është 8 milionë e pak lekë të vjetra. Duke qenë shumë ditore 250, 300 për një muaj dhe shumë e shumë të tjera që blija e i fusja në spital. Ushqimin e fusja vetë. Ujin e fusja vetë. Pampersin vetë. Insulinën vetë. Ilaçin e gojës e të gjitha gjërat që spitali duhet t’i ketë. Edhe pse mami im sot nuk jeton më, ka ndërruar jetë me 25 Dhjetor arsyeja është duke qenë se jemi shtet dhe kemi dëgjuar nëpër media që shëndetësia është falas, shëndetësia nuk kishte as edhe termometër. Mamaja ime më kërkonte me mesazhe, më sill termometër se më duhet për temperaturën. Që nga uji, më sill ujë për të pirë. As ujë dhe unë ia çoja vetë. Të gjitha i kam të shkruara që mami i kërkonte nga jashtë duke filluar nga ushqimi, uji dhe të gjitha, pampersi dhe çdo gjë tjetër”, ka treguar vajza e të ndjerës.

Komunikimet mes vajzës së të ndjerës dhe punonjëses së spitalit “Shefqet Ndroqi”, i publikoi emisioni ‘Stop” dhe aty duket qartë abuzimi me detyrën dhe ryshfeti nga ana e zonjës Tire Alldervishi.

Më 30 Nëntor, vajza i lutet sanitares që të dërgojë një foto të së ëmës.

Vajza: Aman ma ço një foto. Mbretëresha ime!

Tire Alldervishi: Shpresat në zot.

Vajza: O zemra ime. Aman o Zot, ju lumshin ato duar o Tire. Do bëj ani çdo gjë vetëm ta kem mirë.

Gjatë komunikimeve Tirja i ka dërguar vajzës së pacientes foto dhe video të mamasë së saj nga brenda ambienteve të spitalit.

“Puthe içik me dorë t’ia çoj… bravo. Bravo”, shprehet sanitarja në video.

LEXO EDHE:  Video/ Pamjet e dhunës ndaj gazetarit të “Stop”

Gjatë një komunikimi me një doktoreshë të spitalit konfirmohet se Tirja nuk ka qenë infermiere, por sanitare. Madje ajo nuk shërbente në pavijonin ku ka qenë shtruar e sëmura.

Doktoresha:  Alo…!

Denoncuesja: Alo, përshëndetje doktoreshë! Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin…!

Doktoresha: Po!

Denoncuesja: Jam vajza e Liljanës…,nëse më mban mënd?

Doktoresha: Po, po, po, patjetër. Si je ti?

Denoncuesja: Dua vetëm një informacion, se po e vuaj shumë nga brenda…!Tirja ka qenë infermiere, apo sanitare në spitalin tuaj?

Doktoresha: Jo, Tirja nuk është fare në pavijonin tonë, nuk ka lidhje fare me pavijonin tonë.

Denoncuesja: Po ku punon, në katin e tretë, pavijonin e tretë, sanitare apo infermiere?

Doktoresha: Sanitare!

Është shumë e habitshme mënyra se si sanitarja ka shkuar në dhomën e pacientes. Kjo e fundit ka qenë e shtruar në pavijonin 2, ndërkohë Tirja punon si sanitare në pavijonin numër 3 të spitalit Covid 2.

“Personalisht këta mjekë dhe infermierë dhe mjeku dezhurn kur shikonte Tiren, si e lejonin që të hynte. Ose këta mjekë dhe infermierë që ishin në turn realisht, që unë besoj se nuk kanë marrë lekë nga Tirja”, tha drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra.

Vajza: Tire mami më tha të shkoje pak se jam djersit thotë.

Tire Alldervishi: Mirë, me doktoreshën fola, erdhi e pa.

Aman bëni më të mirën. Më thuaj të vërtetën, është më keq sot apo njësoj.

Tire Alldervishi: Të gjithë mjekët aty janë.

Pse është keq?

Tire Alldervishi: Tani është rënduar.

Ca po më thua, është keq fare? Po vij në spital, a del dot?

Tire Alldervishi: Po!

O Tire, bëfsh hajër.

Tire Alldervishi: Mos u ni do Zoti.

Aman o tire për hatrin tim mos ju largo. E di që ja bën hyzmetin po më kupto se po më plas shpirti.

Tire Alldervishi: Nuk e beson çfarë barre kam.

Bëfsh hajër o zot.

Tire Alldervishi: Doktoreshës thotë mami t’i japim noj lekë. Është bashkë me shefen.

Sa thua ti, më thuaj të drejtën?

Tire Alldervishi: Jam këtu tek mami.

Ok po ke ti jepi ti e ti jap unë. Patjetër që do t’i japësh.

Tire Alldervishi: Si shpesh po vijnë.

Që tani jepja t’i bëhet qejfi edhe mamit. Mos e ruaj dorën, jep.

Tire Alldervishi: Sa thua ti?

Jepi sa duash, mos pyet.

Tire Alldervishi: Shefes dhe doktoreshës?

Sa të duash Tire. Mos pyet mos e kufizo dorën fare.

Tire Alldervishi: Gjatë këtij komunizmi Tirja i vë në dispozicion vajzës numrin e infermierëve dhe doktoreshës që kishte turnin në dhomën ku ishte shtruar mamaja e saj.

O e bukura dheut, o princesha ime, o aroma më e ëmbël e kësaj botë. Kjo është krenaria ime.

Tire Alldervishi: Dil ke polici e dashur.

Tire si je, a ke shkuar gjë te mami sot?

Tire Alldervishi: Po parametrat 95, i çova qumësht, donte përshesh.

Marshallah.

Tire Alldervishi: Edhe ka ngrënë, tani do prapë. Na hahet mish me lëng, merr ke lokali ku pinë kafe në darkë. Në orën 7 e duam gati mbas insulinës dhe rrobat i kemi dhënë dajë Sabriut.

Me patjetër rrobat janë rrugë ca do t’i dojë zemra princeshës sime kam thënë unë, veç hap gojën.

Tire Alldervishi: Që ta ndërrojmë bashkë me sanitaren pa ikur unë.

Tire 40 janë për ty, 20 për infermieren dhe 10 për pastruesen. Të lutem merr numrin e infermieres.

Tire Alldervishi: Si urdhëron e dashur. Infermier është Fatjoni, shih telefonin e ke numrin.

Ok! Shumë faleminderit.

Tire Alldervishi: Ato 70 mijë lekëshin përse ma dhe? Për ditën apo për natën?

Për ty, qëparë të dhashë 50 për Fatjonin dhe pastuesen.

Tire Alldervishi: Poo

70 është për ty sonte.

Tire Alldervishi: Për mua janë pak për sonte.

Më thuaj sa do se t’iu jap në mëngjes për Titin mos e vrit mendjen, vetëm m’i rri mamit afër.

Tire Alldervishi: Po sikur më premtove që do e rregulloje dorën.

Mos e vrit mendjen, vetëm m’i rri afër se me i ndodh gjë se shoh më me sy po përvëlohet zemra. Pa merak fare, nesër në mëngjes t’i sjell unë.

Tire Alldervishi: Okej nuk mërzitem. Mund të gjesh dhe njeri tjetër më të mirë dhe më të lirë, nuk më ngelet qejfi.

O Tire s’është momenti të mi thuash këto gjëra se po më plas zemra, kam frikë po më vdes mami pa e parë. Unë kam besim tek ti.n/ tvklan.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Jetojnë në kontenier se tërmeti iu prishi shtëpinë/ Djali i familjes: Shokët më tallin se jam i varfër e pa shtëpi!

Publikuar

-

Nga

Jetojnë në kontenier se tërmeti iu prishi shtëpinë/ Djali i familjes: Shokët më tallin se jam i varfër e pa shtëpi!

Në Fiks Fare mbërriti një denoncim i veçantë nga një djalë 9- vjeçar i cili ankohej se tallej nga shokët e tij të shkollës, pasi ishte i varfër dhe pa shtëpi.

Në të vërtet historia ishte edhe më e dhimbshme. Tërmeti i 26 nëntorit 2019 ua kishte shkatërruar shtëpinë në Jubë të Durrësit dhe që prej një viti familja Llyçi jetonin në një kontenier dhe në një barake. Bashkia asokohe ua kishte vlerësuar DS 2 dëmin dhe u kishte akorduar një fond prej 2, 5 milion lekësh të vjetra.

Fiks Fare pa nga afër gjendjen e kësaj familje me 6 persona, ku tre prej te cilëve ishin fëmijë minorenë. Shtëpinë grupi i parë i ekspertëve ua kishte nxjerrë të pabanueshme dhe Edison Llyçi kryefamiljari shprehet se të jatit të tij Palit, që tashmë nuk jeton më ia kishin vlerësuar DS 4. ” Babai i cili është larguar nga jeta para 3 javësh, kishte shkuar në njësinë administrative dhe ka firmosur letrat, por me idenë për DS4. Pas disa ditësh unë lexoj letrat dhe shoh që kishte firmosur për dëm DS2 dhe me përfitim 2. 5 milion lekë të vjetra” shprehet Edisoni” po ju e shihni situatën çfarë të bëj unë me 2.5 milion të vjetra si ta rregulloj këtë shtëpi kur në fakt me kaq lekë as çatia nuk rregullohet”.

Ai tregon se ka trokitur në shumë dyer dhe nuk ka gjetur zgjidhje kështu me ato të ardhura bënë një barake ku flinin prindërit e tij, kurse ai me bashkëshorten dhe tre fëmijët flenë në një kontenier që ua ka dhuruar Karitasi. Pas vdekjes së të atit i biri i tij që bëri edhe denoncimin në Fiks Fare ishte zhvendosur nga kontenieri dhe flinte në baraken plot lagështi bashkë me gjyshen.

Kushtet ishin të mjerueshme të familjes Llyçi dhe kësaj i shtohej edhe papunësia e kryefamiljarit dhe sëmundjet e të shoqes dhe të fëmijëve.
Fiksi iu drejtua Njësisë Administrative Sukth ku kryetari i kësaj njësie i takoi personalisht dhe shpjegoi se vlerësimi i dëmeve është bërë nga disa grupe. Edhe pse grupi i parë që ishin përfaqësues nga Kosova dhe Sllovenia e kishte nxjerrë shtëpinë e pabanueshme DS4, grupi i dytë me inxhinier nga Bashkia Durrës e kishte vlerësuar dëmin në DS2.

LEXO EDHE:  Video/”Jam në ëndërr, nuk jam zgjuar…”, surpriza për nënën me 3 fëmijë

LEXO EDHE:  Pretendimet për shkarkimin e drejtorit/ Eksperti çmonton akuzat

Dhe vlerësimi i grupit të dytë ishte marrë për bazë dhe më pas ishte bërë edhe dëmshpërblimi për familjen. Por nuk iu përgjigj dot pyetjes së Edisonit kur i tha se i ati nuk ishtë vënë në dijeni se për çfarë po firmoste, pasi ai kishte firmosur për DS4 ndërkohë që në letra shkruhej DS2. Kryetari shpjegon se në njësi nuk kanë dokumentacion për ekspertizën e parë që ëdhtë bërë nga kosovarët dhe sllovenët, por që Edisoni duhet t’i drejtohej me një kërkesë për ekspërtizë të re të shtëpisë zyrës së Rindërtimit në Bashkinë Durrës.

Edison Llyçi bashkë me gazetaren e Fiksit iu drejtuan Bashkisë Durrës, ku zëdhënësi i saj shpjegoi se vlerësimi është bërë nga inxhinierë dhe nuk mund të fliste në lidhje me këtë, pasi çdo inxhinier që ka hedhur firmën mban përgjegjësi ligjore. Ai shpjegoi ankuesin se me dokumentat që zotëron të bëj një ankesë drejtuar Institutit të Ndërtimit për një rivlerësim të banesës, pasi vetëm ky institucion ka të drejtën për ta bërë. Në bazë të ekspertizës se re do vazhdohet edhe më tej për dëmshperblimin.

Edison  falenderoi Fiks Fare, pasi kishte një vit që sorollatej nëpër zyrat e shtetit dhe nuk kishte mundur të merrte një pergjigje./ tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Mblodhi 800 € për fëmijët e sëmurë/ Mashtruesi që hiqej si Florian Marku i merr paratë

Publikuar

-

Nga

Mblodhi 800 € për fëmijët e sëmurë/ Mashtruesi që hiqej si Florian Marku i merr paratë

Emisioni “Stop” mbrëmjen e së premtes ka trajtuar një rast mashtrimi, që i është bërë një familjeje të varfër me dy fëmijë, që vuajnë nga sëmundje kronike. Për shkak të pamundësisë së jetesës gruaja e familjes, Silvana Kanani, bëri një apel në rrjetet sociale për ndihmë dhe u mblodhën rreth 800 Euro kontribute nga qytetarët e sensibilizuar.

Pikërisht në këtë moment kjo familje bie pre e një mashtrimi nga një person, i cili fillimisht u hoq si Florian Marku, boksieri i njohur.

“Stop” shkoi pranë familjes dhe ka folur me Mimoza Kananin, e cila ka treguar të gjithë historinë. “Kam bërë një postim në rrjetet sociale, kam bërë një apel për ndihmë. Burri më është vrarë me biçikletë dhe nuk mundet të punojë. Fëmijët kërkonin bukë dhe unë bëra një apel për ndihmë”, thotë Silvana.

Më tej Kanani tregon se  kur njerëzit filluan ta ndihmonin, e kontaktoi një person me emrin Florian Marku dhe i kishte premtuar se do ta ndihmonte por i mori 800 Euro.

Më tha që do të gjente punë për burrin. Më tha që do vinte një djalë që do merrte 150 Euro për një sobë, por ai erdhi mori lekët dhe nuk erdhi më. Më pas mora djalin që hiqet si Florian Marku dhe i thash se kur do vinte soba, ai më tha që të prisja se soba do vinte me gjithë drutë”, shton ajo.

LEXO EDHE:  Video-“Na përdhunuan”/ Flet djali i arrestuar tek Mali i Robit

LEXO EDHE:  Basha denoncon "skandalin"/ Qeveria i transferon 22 milionë euro 4 kompanive"

Por Silvana shton se ajo u kishte nisur dhe para të tjera për qiranë e shtëpisë dhe kur u kishte dërguar 750 Euro, ata i kishin bërë bllok në mediat sociale dhe nuk i hapnin më telefonit. Në fund ajo ka mësuar se paratë e saj janë përdorur nga Ervin Mecani, i cili e kishte mashtruar.

Të gjitha lekët që i janë marrë nënës me fëmijë të sëmurë ishin përdorur për të blerë syze të shtrenjta dhe sende të tjera me vlerë nga Ervin Mecani në Maqedoninë e Veriut.

“Stop” ka siguruar shumë të dhëna dhe rezulton, se bëhet fjalë për dy persona, njëri që njeh familjen, që ra viktimë dhe tjetri në Strugë të Maqedonisë, ku janë transferuar shumat në tre transferta. Çështja e mashtrimit është tashmë në prokurorinë e Tiranës./ tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fiks Fare/ Kuçovë, Investohen 760 milion lekë për një shkollë të re, pa ngrohje

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare/ Kuçovë, Investohen 760 milion lekë për një shkollë të re, pa ngrohje

Nxënësit marrin rezistenca me vete edhe pse shkolla e tyre është e re ‘fringo’. Shkolla 9- vjeçare ’18 Tetori’ është inaguruar në muajin shtator të vitit që lamë pas, por nuk është përfshirë në projektin e saj sistemi i ngrohjes. Kjo shkollë në Kuçovë u ndërtua nga Fondi për Zhvillimin e Rajoneve , ndërkohë dhe Bashkia Kuçovë ka investuar 30 përqind të vlerës.

Prindërit ankohen duke marrë shkasë edhe nga ulja e temperaturave në vendin tonë, që kanë kapur edhe shifrat nën zero, se fëmijët e tyre e kanë të pamundur të zhvillojnë mësimin në këto temperatura.

Gazetarët e Fiksit shkojnë në Kuçovë për ta parë nga afër situatën. Takojnë vetë nxënësit të cilët thonë se në shkollë mungon ngrohja dhe kanë qenë të detyruar për të blerë rezistenca për ngrohje në klasa. Problemi i tyre nuk mbaron me kaq . Edhe pse kanë shtuar lekë për të blerë rezistencat në klasa sërish mbeten pa ngrohje, sepse shpesh ju shkëputet energjia elektrike. Nxënësit tregojnë për gazetarët e Fiksit se nëpër klasa qëndrojnë të veshur me xhupa.

Fiksi komunikoi edhe me drejtoreshën e shkollës ’18 Tetori’ Valbona Hoxhën ,e cila thotë se janë në bisedime me Bashkinë e Kuçovës për këtë problem. Por e vetmja zgjidhje e tanishme sipas saj mbeten rezistencat ngrohëse të blera nga nxënësit dhe mësuesit.

LEXO EDHE:  Video-“Na përdhunuan”/ Flet djali i arrestuar tek Mali i Robit

LEXO EDHE:  Stop" zbulon skandalin korruptiv/ Si u favorizua personi në kërkim

Duke qenë se shkolla është vetëm 4 muajshe , Fiksi iu drejtua edhe Bashkisë Kuçovë. Drejtoresha e Arsimit në bashki Kozeta Mara, thotë për Fiks Fare se për këtë problem në këshill ka kaluar projekti për kaldajën, por pritet që këto ditë të bëhet edhe miratimi i buxhetit. Ndërkohë ajo tregon se Bashkia e Kuçovës ka investuar rreth 30 përqind të vlerës, pra 760 milion lekë të vjetra për ndërtimin e shkollës, në një projekt që nuk përmbante sistem ngrohje.

Por edhe për këtë drejtoresha ka një përgjigje duke ia faturuar fajin ish kryetarit të bashkisë , pasi projekti është miratuar asokohe. Drejtoresha Mara shprehet se pavarësisht problemeve të shumta, bashkia nuk po qëndron pa bërë gjë. Ajo zotohet për Fiksin se shumë shpejt ky problem do zgjidhet./ tch

LEXO TE PLOTE