Politikë
“Shqiptarët do kishin vjellë”/ Ironizon Murrizi: Shyqyr që vaksina bëhet në shpatull

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar lidhur me fillimin e vaksinimit anti Covid në vendin tonë.
Sipas Murrizit, mbajtja sekret e prejardhjes së dozave të vaksinës është njësoj si “regjimi që i etërve të tyre, që mbanin sekret raketat e ardhura nga Bashkimi Sovjetik apo Kina”.
Mes të tjerash, në postimin e tij në rrjetet sociale, Murrizi shkruan se “është gjë e mirë që vaksina të bëhet në shpatull se po të behej ne ate pjese të trupit që e kanë qeverisur Shqipërinë prej 30 vitesh, shqiptarët do kishin vjellë derisa të mbaronte pandemia”.
“Kane nje muaj qe lehin per 4 vaksina kontrabande ,qe jua shfaqen Shqiptareve dje nepermjet kamerave ,sikur po nisnin 4 astronaute ne hene. Deklaruan qe kane siguruar 500 mij doza por se nga kane ardhur eshte sekret????? Njelloj si rregjimi i eterve te tyre,qe mbanin sekret raketat e ardhura nga Bashkimi Sovjetik apo Kina Derdellisin se fillimisht do te vaksionojne Mjeket, pastaj Policet, dhe mosha mbi 75 vjeç. Ndersa sot paskan shpikur nje kategori extra, ate te moshuareve ne azile qe sipas informacioneve ne te gjithe Shqiperine nuk jane me shume se 500 individe. Per dijeni te Qytetareve Shqiperia ka gjithsej rreth 7000 Mjeke infermiere dhe sanitare ne te gjithe sistemin shendetesor. Shqiperia ka gjithsej 15000 punonjes te Ministrise se Brendeshme( polici, garde)
Shqiperia ka gjithsej 660 mij pensioniste qe fillojne nga mosha 66 vjeç e larte ku mbi 75 vjeç jane gjithsej rreth 200 mij individe. Shqiperia ka gjithsej 35000 mesues Shqiperia ka ne total 173 mij punonjes ne administrate nga te cilet 83 mij jane ne administraten shteterore ku perfshihet nga Rama me te gjithe mjeket, policet, mesuesit, ushtaraket dhe çdo te punesuar tjeter,dhe 90 mij jane te punesuar ne 61 bashkite e vendit. Nese keni siguruar 500 mij vaksina kontrabande apo sekret si tenderat ne kohe pandemie,atehere vaksinoni te gjithe te moshuarit mbi 75 vjeç ( 200 mij)dhe te gjithe administraten prej 173 mij personash dhe mos na hapni barkun duke na derdellisur se çfare po beni.
Ju ngelin akoma edhe 127 mij vaksina per tua dhene nen dore klinikave dhe spitaleve private qe te bejne ndonje lek me fatkeqet. Ose vaksinoni 5 palaçot qe tallen me Shqiptaret prej 30 vitesh, tre tufat e hajduteve qe kane nga pas dhe antaret e tre partive, militantet e tre partive, dhe komisioneret e tre partive se besoj qe te gjithe se bashku nuj jane me shume se 127 mije Shyqyr qe vaksina behet ne shpatull se po te behej ne ate pjese te trupit qe ju e keni qeverisur Shqiperine prej 30 vitesh, Shqiptaret do kishin vjelle derisa te mbaronte pandemia”, shkruan Murrizi./CNA.al