Connect with Us

SHENIM/Bifteku i ministrave të Ramës dhe pasuria e shtuar e Lulzim Bashës

Aktualitet

SHENIM/Bifteku i ministrave të Ramës dhe pasuria e shtuar e Lulzim Bashës

Publikuar

-

Darka e ministrave në Dubai

Kryetari i opozitës Lulzim Basha,  sot sërish ka reaguar në lidhje me darkën e famshme të katër ditëve më parë të një pjese të kabinetit qeveritar, të shoqëruar nga biznesmeni Samir Mane, të cilët ishin të ftuar nga një grup investitorësh në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Një darkë, që u tha nga kryeministri dhe nga pjesëmarësit që fatura ishte paguar nga mikëpritësit, krijoi shumë reagim në rrjet, edhe politikisht, por në fund palët u justifikuan me faktin se çdo pagesë ishte bërë nga pala mikëpritëse dhe tentuan që të qetësonin dallgën e ngritur.

Darka e ministrave në Dubai
Darka e ministrave në Dubai

Në fakt, edhe sikur ajo që thotë qeveria dhe aktorët që ishin në tavolinë të jetë e vërtetë, minimalisht  atje ka një konflikt interesi, por gjithsesi opozita është në të drejtën e saj të ngrejë zhurmë dhe të flas fort për këtë çështje.

Nga ana tjetër, kjo opozitë do të ishte shumë më e besueshme dhe e vërtetë në rast se nuk do të kishte prerë videon apo të sillej me ngjarjen në mënyrë selektive, pra të përjashtonte disa personazhe atje, përfshirë jo vetëm biznesmenin Samir Mane, por edhe drejtorin e Marrëdhënieve me Publikun të kryeministrit Endri Fuga, bashkëshorten e tij që ndodhej në tavolinë dhe të tjera personazhe.

Nga ana tjetër kjo do të ishte edhe më e besueshme po ta fliste dikush tjetër dhe jo Lulzim Basha. Pse jo? Sepse Luli përmend biftekun dhe thotë se pasuritë e ministrave u shtuan gjatë qeverisjes dhe ishte skandal që fakti që ata po hanin biftek tek Nusreti në Dubai.

Së pari, Lulzim Basha është një personazh i cili ka shtuar pasurinë më shumë sesa ministrat e Edi Ramës. Pra kur Luli flet për shtim pasurie, duhet të ketë parasysh me kë e krahason veten.

Vila e Bashës nga Papuli
Vila e Bashës nga Papuli

E në rast se krahasimi është se Lulzim Basha e ka shtuar pasurinë më pak  sesa ministrat e Edi Ramës, kjo është një çështje që duhet ta diskutojë me kryeministrin dhe jo me opinionin publik, pasi Lulzim Basha në këto 7 vite në opozitë si kryetar i saj dhe Partisë Demokratike thjesht dhe vetëm ka shtuar pasurinë. Po të bësh krahasimin e deklaratave me ministrat e Edi Ramës, del më shumë, por ndoshta Luli ka edhe pretendime.

Nga ana tjetër, faktet thonë që Lulzim Basha ka marrë vila tek oligarkët, pasi sulmoi ata siç është rasti i Agron Papulit. Ka marrë vila tek Vala Mara në Gjirin e Lalzit, sërish këto vila të ndërtuara nga oligarkët. Pra pasuria e tij është shtuar me shumë vila, ndoshta dhe me shumë para dhe duket se është vërtet një njeri që pasurohet në opozitë çuditërisht, pa folur këtu për familjarët e tij, bizneset e zhvilluara e të tjera  si këto, që po ti krahasonim me qeverisjen e vendit, duken raketë e zhvillimit ekonomik.

Basha me eskortë
Basha me eskortë

Prandaj kur Luli flet për ministrat e Ramës, për biftekun e tyre, ka diçka që nuk shkon. Sepse nuk është thjesht dhe vetëm çështje mishi.

LEXO EDHE:  Basha përfundimisht i paturpshëm

Se sado që të pasurohen, po e marrim të mirqenë apo të korruptuar qofshin, nuk na rezulton të jenë pasuruar kaq shumë sa Lulzim Basha, ose të paktën nuk bëjnë zullumin publik që bën Luli, i cili jo vetëm pasurohet si kryetar opozite, por edhe e reklamon luksin e shfrenuar ku jeton dhe nga dëshira e madhe për tu bërë kryeministër ka filluar të lëvizë edhe si kryeministër me eskorta të mëdha, me shpenzime marramendëse thjesht dhe vetëm për të rivalizuar Edi Ramën në çdo pamje edhe fushë. Tani ka ngelur thjesht dhe vetëm të bëjë një bunker afër tij, pasi të zgjidhë më parë debatin pse ministrat e Edi Ramës janë pasuruar më shumë se Lulzim Basha./CNA.al

https://www.cna.al/2021/01/11/foto-lajm-nuk-eshte-eskorta-e-qeverise-por-luli/

https://www.cna.al/2021/01/12/paguan-nje-mije-dollare-bifteku-basha-i-revoltuar-ministrat-e-rames-shumefishuan-pasurite-e-tyre/

https://www.cna.al/2021/01/10/ministrat-ne-darke-luksoze-ne-dubai-rama-sqaron-viziten-e-tyre-tregon-kush-ka-paguar-per-sherbimet-e-shtrenjta/

https://www.cna.al/2021/01/10/po-gruan-e-fuges-kush-e-paguan-zoti-kryeminister/

https://www.cna.al/2021/01/01/basha-perballe-thjeshtesise-se-mitsotakis-reklamon-luksin-e-mohuar-nga-vilat-e-papulit/

https://www.cna.al/2019/11/08/luli-ne-vilat-e-papulit-nje-histori-qe-nuk-po-ndalet/

https://www.cna.al/2019/10/30/vilat-e-lulzim-bashes-ne-kompleksin-e-papulit-fiks-fare-sjell-fakte-te-reja-per-denoncimin-e-bere-nga-cna-al/

https://www.cna.al/2019/10/28/pyetje-publike-lulzim-bashes-ne-pronesi-te-kujt-jane-keto-dy-vilat-tek-rezidenca-e-agron-papulit/

https://www.cna.al/2020/09/13/parajsat-e-lulzim-bashes-nga-lalzi-ne-long-hill-kur-do-te-pergjigjet-per-vilat-ne-rezidencat-e-oligarkeve/

https://www.cna.al/2020/08/05/ekskluzive-vilat-e-fshehura-te-lulzim-bashes/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksidenti në Elbasan/ Kjo është mjekja e plagosur, pritet t’i nënshtrohet një operacioni

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhurpasditen e sotme në aksin rrugor Elbasa-Peqin, ku u përfshinë dy makina të tipit Benz dhe Toyota. Për pasojë u aksidentua rëndë drejtuesja e mjetit ‘Toyota’ e identifikuar si Valbona Tole, 32 vjeçe.

Ndërsa i plagosur ka mbetur edhe bashkëshorti i saj, mjek okulist. Mësohet se udhëtonin me tre persona të tjerë në makinë, të afërm mes tyre.

Në automjetin tip ‘Benz’ ishte vetëm drejtuesi 24-vjeçar, i cili paraprakisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndonëse policia raporton vetëm katër të aksidentuar, të cilët nuk ndodhen në gjendje kritike, burime bëjnë me dije se mjekja Tola ka marrë plagë të rënda në njërën këmbë.

Për pasojë pritet që ti nënshtrohet një operacioni kirurgjikal. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit, ku paraprakisht bëhet me dije se shkak është bërë një parakalim i gabuar . Kthesa e Papërrit njihet ndryshe si kthesa e vdekjes për shkak të numrit të lartë të aksidenteve.

“Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, Elbasan, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.D., 24 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tip ” Toyota”, me drejtuese shtetasen V.T., 32 vjeçe , banuese në Tiranë.

LEXO EDHE:  Meta i shkruan Ramës pas paktit me Bashën/Zbardhen “sms”-të

LEXO EDHE:  Nga Kreshnik Spahiu/ “Tafmaja” e madhe, do e lëri pa gjë Edi Ramën!

Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjere të mjetit tip “Benz”, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rritet numri i viktimave/ Regjistrohen mbi 700 raste pozitive me Covid

Publikuar

-

Nga

Rritet numri i viktimave/ Regjistrohen mbi 700 raste pozitive

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit, ku bën me dije se janë kryer 3314 testime nga të cilat 739 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, duke e çuar numrin e të shëruarve 42,895 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. Katër qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 59- 75 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

LEXO EDHE:  Refuzoi vettingun për politikanët/ PD nxjerr zbuluar Ramën

LEXO EDHE:  Basha përfundimisht i paturpshëm

Ministria e Shëndetësisë ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën në zbatimin e rregullave antiCOVID; Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, vetëm kështu parandaloni përhapjen e COVID-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Erë e fotë dhe rrebesh shiu/ Meteorologët bëjnë parashikimin për fundjavën

Publikuar

-

Nga

Erë e fotë dhe rrebesh shiu/ Meteorologët bëjnë parashikimin për fundjavën

Fundjava në vendin tonë do të shoqërohet me reshje të dendura shiu. Adiola Bani, meteorologe pranë Meteoalb u shpreh se kryesisht reshjet do të jenë të përqendruar në Veri dhe në Jug të vendit por nuk do të mungojë prezenca e tyre edhe në Shqipërinë e mesme.

Reshjet intensive do të shtohen ditën e shtunë gjatë pasdites ku do të ketë edhe rrebeshe. Ndërkohë problematike do të jetë edhe era e fortë ku në det të hapur do të arrijë deri në 80 km/h duke vështirësuar lundrimin.

“Dita e sotme do të sjelle vetëm rrebesh në zonën veriore dhe jugore. Do të vazhdojë e njëjta situatë edhe të shtunën, por pasditja dhe e diela sjell fuqizim të reshjeve në të gjithë vendin, kryesisht reshjet do të jenë mesatare.

Ndërsa do të ketë reshje intensive. Pasdite të dielën ka ulje të shirave por më pas nisin reshjet e tjera. Herë pas here në Shkodër Lezhe, Fier Vlorë, Gjirokastër mund të ketë përmbytje.

LEXO EDHE:  Rama toleron qytetarët që kalojnë orarin në banka/ “Tregojini dokumentin policëve”

LEXO EDHE:  A e ka kërcënuar Ramën?/ Tahiri tregon arsyet pse përdor shprehjet e kryeministrit

Është situatë e përkohshme që nuk zgjat shumë ditë. Nga dita e hënë do të rikthehet moti i kthjellët por temperatura të ulëta. Do të jetë edhe erë shumë të fortë. I kalon edhe 80 km / h në det të hapur”, shprehet Adiola Bami./CNA.al

LEXO TE PLOTE