Showbizz
“Prisni radhën e gjuhës”/ Einxhel Shkira thumbon konkurrentet e Love Story

Fakti që Saimiri i Love Story ka puthur të gjitha vajzat me radhë në takime ka shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale nga komentuesit por edhe nga ata që e kanë ndjekur disi programin.
Mbrëmjen e kaluar, Saimiri kishte realizuar takime me tre nga vajzat, Merin, Flavian dhe Genardën. Në takime Saimiri iu ka dhuruar të treja vajzave puthje në buzë.
Moderatorja Einxhel Shkira ka bërë një postim në rrjetet sociale kur thumbon vajzat duke thënë që ajo do të humbiste tërë interesin nëse mashkulli që ajo do dilte do të puthte të gjitha vajzat.
Ajo ka ironizuar duke thënë se të gjitha aty po presin radhën e qumështit ose të “gjuhës”.
“Sa interesant mund të jetë apo të duket një mashkull që puth këdo?! Aq më tepër kur kjo është publike…do humbisja komplet interesin!!Qofshi ju që jeni që prisni radhën e qumështit, sorry desha më thënë të gjuhës( emoji)”, shkruan ajo në postimin e saj./ CNA.al