LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paditi avokaten Eni Çobani/ Gjyqtari i Korçës në filtrat e Vettingut

12 Janar 2021, 10:03, Vetingu CNA
Paditi avokaten Eni Çobani/ Gjyqtari i Korçës në filtrat

Në mesin e 120 magjistratëve për të cilët ka nisur Vettingu në Dhjetor 2020, është edhe gjyqtari i Shkallës së Parë, Korçë Seladin Pysqyli.

Ky i fundit, është objekt në media në vitin 2017, kur inicioi një padi ndaj avokates Eni Çobani.

Gjyqtari Seladin Pysqyli me 14 dhjetor 2017 ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë, ndaj avokates Eni Çobani, në lidhje me emisionin ?Shihemi në Gjyq? të datës 03/12/2017. Pysqyli pretendonte se ishte fyer nga avokatja Çobani, për shkak të veprimtarisë së tij të punës, si gjyqtar.

Në datën 03.12.2017, është transmetuar rubrika ?Shihemi në gjyq?, e drejtuar nga Eni Çobani., ku ne qëndër ishin dy persona nga fshati Poloskë, i Bashkisë Devoll, të cilët kishin mosmarrëveshje pronësie me familjarë të tjerë.

Ndër të tjera gjatë emisionit,drejtuesja e rubrikës Çobani, ka dhënë opinionin që ajo kishte për dy vendimet gjyqësore të gjyqtarit Seladin Pysqyli, duke u shprehur ? Ky nuk është vendim. Nuk e di se çfarë është, por vendim nuk është. Prandaj sistemi gjyqësor është me plagë të rënda. Për këta gjyqtarë duhet vetingu. Me kërkesën time, dosjen e këtij gjyqtari do t?ja çoj organeve të vetingut?.

 

CNA.al në atë kohë, kontakoj me avokaten Çobani dhe ajo u shpreh se e kishte të pakonfirmuar këtë kallëzim penal dhe nuk mund të fliste pa pasur diçka zyrtare. Nuk dihet se si ka shkuar më tej historia e këtij kallëzimi penal, por me nisjen e hetimeve të Vettingut, gjyqtari Pysqyli, do të japë llogari si në aspektin professional ashtu edhe në atë të pasurisë.

Sipas të dhënave të ILDKPKI-së, të ardhurat e gjyqtarit Pysqyli burojnë nga paga e tij dhe nga shfrytëzimi i tokës bujqësore që si ai dhe bashkëshortja e kanë përfituar si trashëgimi.

Përveç tokës bujqësore si trashëgimi, gjyqtari deklaron edhe një shtëpi në Bilisht.
Në vitin 2015, gjyqtari deklaron se ka blerë një shtëpi në Linzë në emër të djalit, me vlerë 5 600 000 lekë. 400 000 lekë janë paguar nga djali dhe 4 920 000 janë paguar nga prindërit e tij.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Seladin Pysqyli.

Viti 2003
Tokë bujqësore (nuk kuptohet cfarë është shkruar)
Depozitë bankare (nuk kuptohet cfarë është shkruar)
Të ardhura nga paga të subjektit deklarues, (nuk kuptohet cfarë është shkruar)
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, (nuk kuptohet cfarë është shkruar).

Viti 2004
Të ardhura nga paga të subjektit deklarues, si gjyqtar në Korçë, 77 488 lekë.

Viti 2005
Shtëpi banimi në Bilisht, trashëgimi.
Tokë bujqësore 500 m2, në Çipan, Devoll, trashëgimi.
Depozitë bankare 414 000 lekë.
Të ardhura nga paga të subjektit deklarues, si gjyqtar në Korçë, 765 552 lekë.

Viti 2006
Autoveturë, Ford, 400 000 lekë.
Të ardhura nga paga të subjektit deklarues, si gjyqtar në Korçë, 799 992 lekë.

Viti 2007
Autoveturë Volsvagen Polo, me vlerë 420 000 lekë.
Autoveturë, Ford, shitur 440 000 lekë.
Depozitë bankare 340 000 lekë.
Të ardhura nga paga të subjektit deklarues, si gjyqtar në Korçë, 979 200 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 70 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore dhe kursime nga paga, 250 000 lekë.

Viti 2008
Depozitë kursimi 11.600 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore 150 000 lekë.
Kursime nga paga, 100 000 lekë.
Të ardhura nga paga të subjektit deklarues, si gjyqtar në Korçë, 1 071 880 lekë.
Shpërblime, 28 000 lekë.
Tokë bujqësore 500 m2, në fshatin Çipan, Devoll në emër të bashkëshortes.

Viti 2009
Të ardhura nga interesa bankare, 130 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore 120 000 lekë.
Kursime nga paga, 300 000 lekë.
Të ardhura nga paga të subjektit deklarues, si gjyqtar në Korçë, 937 478 lekë.
Shpërblime, 10 000 lekë.

Viti 2010
Të ardhura nga interesa bankare, 200 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore 150 000 lekë.
Shitur Volsvagen 300 000 lekë.
Blerë autoveturë Volsvagen 600 000 lekë.
Pëfituar si trashëgimi, 60 650 lekë.
Të ardhura nga paga të subjektit deklarues, si gjyqtar në Korçë, 1 040 048 lekë.
Shpërblime, 9 000 lekë.

Viti 2011
Shtesë në interesat e depozitës bankare, 170 000 lekë.
Shtesë në të ardhurat nga toka bujqësore, 180 000 lekë.
Shtesë në kursime, 200 000 lekë.
Të ardhura nga paga të subjektit deklarues, si gjyqtar në Korçë, 1 014 557 lekë.
Shpërblime, 9 000 lekë.

Viti 2012
Shtesë në interesat e depozitës bankare, 200 000 lekë.
Shtesë në të ardhurat nga toka bujqësore, 170 000 lekë.
Shtesë në kursime, 150 000 lekë.
Të ardhura nga paga të subjektit deklarues, si gjyqtar në Korçë, 1 037 340 lekë.
Shpërblime, 9 000 lekë.

Viti 2013
Shtesë në interesat e depozitës bankare, 187 184 lekë.
Shtesë në interesat e depozitës bankare, 8 258 lekë.
Shtesë në të ardhurat nga toka bujqësore, 200 000 lekë.
Shtesë në kursime, 250 000 lekë.
Shtesë në bazë të ligjit për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politik, 65 625 lekë.
Të ardhura nga paga të subjektit deklarues, si gjyqtar në Korçë, 1 086 775 lekë.

Viti 2014
Të ardhura nga paga të subjektit deklarues, si gjyqtar në Korçë, 1 780 303 lekë.
Shtesë në interesat e depozitës bankare, 72 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore e subjektit deklarues, 100 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore e bashkëshortes, 100 000 lekë.
Shpenzime për familjen 280 000 lekë.
Kursime, 200 000 lekë.

Viti 2015
Shpenzuar për blerjen e një ap në Linzë në emër të djalit, ku ka paguar 4 920 000 lekë.
Paguar gjoba administrative ILDKPKI, 200 000 Lekë.
Të ardhura nga paga të subjektit deklarues, si gjyqtar në Korçë, 1 748 660 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore e subjektit deklarues, 130 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore e bashkëshortes, 120 000 lekë.
Djali deklaron ap e blerë në Linze, me vlerë 5 600 000 lekë. 400 000 lekë janë paguar prej tij dhe 4 920 000 janë paguar nga prindërit.
Të ardhura nga puna e djalit në call center 50 000 lekë.
Të ardhura nga puan e vajzës në kënd lojëradh dhe call center 70 000 lekë.
Tokë arë 4900 m2, përfituar si trashëgimi nga bashkëshortja.
1/3 e shtëpisë përfituar trashëgimi nga bashkëshortja.
Të ardhura të bashkëshortes përfituar trashëgimi nga nëna, 1 223 900 lekë.

Viti 2016
Shpezime për jetesën e përditshme të dy fëmijëve, 250 000 lekë.
Të ardhura nga paga të subjektit deklarues, si gjyqtar në Korçë, 1 371 799 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore 90 000 lekë.
Të ardhura të familjes, 1 585 799 lekë.
Depozitë bankare 200 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore e bashkëshortes, 100 000 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortes, 24 000 lekë.
Të ardhura të vajzës nga puna 100 000 lekë.
Dhënë vajzës nga prindërit, 125 000 lekë.
Të ardhura nga puna e djalit on line, 90 000 lekë.
Dhën djalit nga prindërit, 125 000 lekë.

Viti 2017
Të ardhura nga paga të subjektit deklarues, si gjyqtar në Korçë, 2 021 045 lekë.
Dieta, 2 500 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore 70 000 lekë.
Kursime 500 000 lekë.
Bashkëshortja ka shitur shtëpinë ku zotëronte 2/3, me vlerë 1 000 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore e bashkëshortes, 80 000 lekë.
Të ardhura të vajzës si shitëse, 120 000 lekë.

Viti 2018
Të ardhura nga paga të subjektit deklarues, si gjyqtar në Korçë, 1 492 605 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore 50 000 lekë.
Kursime 500 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore e bashkëshortes, 50 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga interesat bankare, 10 670 lekë.
Të ardhura të djalit nga puna në një kompani private, 60 000 lekë.
Të ardhura të vajzës nga puna në një kompani private, 3989.65 dollarë.
Kursime të vajzës 1 000 dollarë./CNA.al

Lajmet e fundit nga