
Paralajmëron FBI/ Nëse shkarkohet Trump, mund të ketë protesta të armatosura
Demokratët paraqitën sot akuzën për “nxitje rebelimi” ndaj p...
Facebook dhe Twitter bllokuan llogaritë e Donald Trump. Kompanitë thjesht duan t’i largohen përgjegjësisë. Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë, mendon kryeredaktorja e DW Manuela, Kasper-Claridge.
Presidenti i SHBA Donald Trump nuk ka më megafon në mediat sociale; Twitter, Facebook e të tjerët i bënë të qartë gjigandit të Twitter-it, se ata janë të fuqishmit e vërtetë: ata vendosin se kujt i lejohet të shprehet dhe si në platformat e tyre, thjesht duke bllokuar përdoruesin e tyre ndoshta më të famshëm.
88 milionë ndjekësit e @realDonaldTrump dhe 35 milionë abonentët në Facebook nuk mund t’i gjejnë më në këto platforma deklaratat e tij ndonjëherë të rrezikshme dhe raciste. Presidentit ia mbyllën megafonin. Donald Trump i ka përdorur llogaritë e tij si armë kundër atyre që mendojnë ndryshe. Gjuha e urrejtjes dhe lajmet e rreme ishin shenjat dalluese të tij. Pasojat e kësaj mund të shihen në sulmin ndaj Kapitolit në Uashington.
Liria e shprehjes
Më në fund qetësia thotë shumë. Dhe unë gjithashtu mora frymë e lehtësuar. Por vetëm për një kohë të shkurtër. Sepse kush do lirinë e shprehjes, duhet ta durojë lirinë e shprehjes. Më bën nervoz që një grup i vogël biznesmenësh mund të vendosin që t’i mbyllin dikujt derën ndaj platformave më me ndikim të komunikimit në botë.
Nuk e kam fjalën këtu për gjuhën e urrejtjes apo lajme të rreme. Ato duhet të identifikohen ose fshihen. Kjo është detyra e operatorëve të platformave. Një detyrë që ata gjatë muajve të fundit e kanë kryer vetëm me ngurrim. Në maj tweet-et e para të Presidentit të SHBA-së u shoqëruan me paralajmërime. Pas zgjedhjeve disa madje u fshinë. Të gjithë tani mund të shihnin se sa josubstanciale dhe të rrezikshme ishin disa nga deklaratat e Donald Trump. Kjo ishte një gjë e mirë.
Por thjesht bllokimi, është gjë shumë e lehtë. Operatorët e platformave po i shmangen përgjegjësië së tyre. Sepse edhe pa Donald Trump, ka miliona dhe miliona raporte të rreme, gjuhë urrejtjeje dhe propagandë të neveritshme në platformat e tyre. Twitter, Facebook dhe Co. duhet të përmbushin në këtë mes detyrimet e tyre shoqërore. Ata duhet t’i fshijnë dhe, kur është e nevojshme, t’i klasifikojnë dhe identifikojnë lajmet e rreme.
Përgjegjësia e operatorëve të platformave
Të mos harrojmë se këto rrjete sociale janë një mjet i rëndësishëm për të shprehur mendimin, veçanërisht në vendet me liri shtypi të kufizuar. Nuk ka asnjë lidhje me pluralizmin, kur disa pak bosë kompanish që janë përgjegjës vetëm ndaj aksionerëve të tyre dhe dominojnë tregjet, përdorin fuqinë e tyre për të vendosur mbi ligjërimin shoqëror dhe lirinë e shprehjes. Ka ardhur koha ta marrim seriozisht këtë fuqi faktike të Facebook, Twitter dhe Google. Na duhet më shumë rregullim, më pak dominim i tregut dhe më shumë përgjegjësi nga operatorët e platformave.
Gjermania ka ndërmarrë hapat e parë në këtë drejtim. Ligji për rrjetet sociale (NetzDG) ??hyri në fuqi më 1 janar 2018 dhe sipas tij rrjetet sociale duhet të ndërmarrin veprime më të forta kundër lajmeve të rreme dhe gjuhës së urrejtjes. Ligji u përshëndet nga Komisioni i BE. Që atëherë Facebook dhe Co kanë punësuar qindra “moderatorë për përmbajtjen” në Gjermani që kontrollojnë komentet dhe i fshijnë ato nëse është e nevojshme. Krahasuar me numrin e komenteve, ky sigurisht që është vetëm një fillim – por sidoqoftë. Thjesht t’i heqësh dikujt prizën, si në rastin e Donald Trumpit, është padyshim një metodë jopremtuese. Në vend të kësaj goliatët e mediave sociale duhet të përballen me përgjegjësitë e tyre./DW
Demokratët paraqitën sot akuzën për “nxitje rebelimi” ndaj p...
Kongresmeni i Kalifornisë Ted Lieu ka bërë të ditur se ai sh...
Greqia dhe Turqia do të rifillojnë negociatat më 25 janar.La...
Twitter ka çaktivizuar përgjithmonë llogarinë e Presi...
Të nxitur nga dhjetëra teori konspirative në internet për zg...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotm...
Kina po përballet me një prej shpërthimeve më të rrezikshme ...
Masat e sigurisë janë rritur në Bundestagun gjerman (dhoma e...
Masat e sigurisë janë shtuar në kryeqytetin amerikan ndërsa ...
Më pak raste të reja dhe më pak fatalitete nga dita e djeshm...
Se sa efektiv është një sistem shëndetësor, këtë ta teston m...
Gjermanët janë të preokupuar me luftën kundër pandemisë COVI...
“Superfood” është një nocion që përdoret në marketing ...
Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Ve...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u zotua se vendi do të r...
Komuna e Malishevës ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të s...
Një avion me 50 pasagjerë në bord është zhdukur pas ngritjes...
Katërnjakë kanë lindur në Klinikën e Gjinekologjisë në spita...
“Superfood” është një nocion që përdoret në marketing ...
Ekonomia amerikane humbi 140,000 vende pune në dhjetor ndërs...
Irfan Hysenbelliu Pseudo-demokracia shqiptare, 30 vite ...
Denoncimi i Stop Dilaver Reka, një banor i Dimalit...
Dy pacientë të dializës sorollaten prej 9 v...
Irfan Hysenbelliu Biznesmeni që tenton të &ld...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Gjyqtari Emiljano Ruli i Gjykatës Administrative të Tiranës ...
Gjyqtari i Gjirokastrës, Guximtar Boçi, është shkarku...
Deklarata të forta nga një ish-punonjëse e KPK-së, janë bërë...
Foto ilustruese Vijon operacioni i koduar “Perime...
Foto ilustruese Me datë 27.05.2022, rreth orë...
Policia e Korçës vijon “operacionet e sa...
Foto ilustruese Policia ka zhvilluar një operacion...
Paraditja do të jenë në dominimin e kthjellim...
Për të tretën herë, Rana e Hedhun n&eu...
Konviktet e Qytetit Studenti në Tiranë Qyeti ...
Foto ilustruese Vendi ynë do të vijojë t...
Për shkak të standardeve të pamjaftueshme p...
Nga Irlanda te Spanja, shumë vende evropiane i kan&eu...
Babis Anagnostopoulos Piloti grek, Babis Anagnostopoul...
Ndërtesë e shkatërruar në Ukrainë...
Foto ilustruese Italia shënoi këto ditë ...
Korça, çel sezonin turistik veror në 4 qershor...
Këngëtari me famë botërore, ikona e baladave të dashurisë, J...
Rreth 2000 persona pritet të marrin pjesë në koncertin e kën...
Foto ilustruese Në tregun valutor ditën e sot...
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2022...
Foto ilustruese Në tregun valutor ditën e sot...
Eksperti i ekonomisë dhe financave, Ardian Civici, ka...