LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

OBSH: Imuniteti i tufës kundër koronavirusit, ende larg

12 Janar 2021, 09:24, Kosova & Bota CNA
OBSH: Imuniteti i tufës kundër koronavirusit, ende larg

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotw se imuniteti i tufës kundër koronavirusit, nuk ka shumë të ngjarë të zhvillohet këtë vit, përkundër fushatave të vaksinimit që kanë nisur në disa vende.

?Edhe kur vaksinat të fillojnë t?i mbrojnë më të cenueshmit, ne nuk do të arrijmë nivele të imunitetit të popullsisë ose imunitetit të tufave në vitin 2021?, tha shkencëtarja e OBSH-së, Soumya Swaminathan.

?Edhe nëse kjo ndodh në disa vende, njerëzit në të gjithë botën nuk do të jenë të mbrojtur?, tha ajo.

Për të arritur imunitetin e tufës, është i nevojshëm vaksinimi i 70 apo 80 për qind të popullsisë. Në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, fushatat e imunizimit janë duke ecur me ritëm të ngadaltw, për shkak të furnizimeve të kufizuara me vaksina dhe sfidave logjistike./CNA.al

Lajmet e fundit nga