Connect with Us

Nga Taulant Dedja/ Qendra Botërore e Amerikanologjisë

Satire Politike

Nga Taulant Dedja/ Qendra Botërore e Amerikanologjisë

Publikuar

-

Nga Taulant Dedja/ Qendra Botërore e Amerikanologjisë

Së shpejti në Tiranë do krijohet një institut i ri kërkimor dhe studimor me financime nga shumë burime pas një përzgjedhjeje me aplikim. Instituti do quhet Qendra Botërore e Amerikanologjisë.

Shqipëria u përzgjodh si vendi me përqindje më të lartë amerikanologësh për frymë popullsie. Deri tani janë paraqitur dy kandidatura për postin e drejtorit, avokati me reputacion të pakontestueshëm Spartak Ngjelson dhe nje ish-deputet i afirmuar si ekspert i teorive konspiracioniste.

I pakonfirmuar ende është lajmi nëse për këtë post do të konkurojë apo jo edhe Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, i cili është në pritje të rezultatit të 25 Prillit për të vendosur ç’do bëjë me karrierën e tij.

Godina ku mund të vendoset Qendra Botërore e Amerikanologjisë përflitet që do të jetë ose Piramida ose Vila 31 në Bllok. Nga projektet e para që do financohen janë studimet “Origjina shqiptare e disa presidentëve të SHBA”, “Manuali i veprimit dhe sjelljes së ambasadorit të SHBA sipas eksperiencës shqiptare”, “Paralele dhe kundërshti mes marrëdhënieve amerikano-ruso-kineze dhe atyre shqiptaro-ruso-kineze nën optikën e Rendit të Ri Botëror”, “Ku ngjasojnë Barack Obama me Erion Veliajn dhe ku ndryshojnë George Soros, Bill Gates dhe Samir Mane” si dhe “SHBA dhe Turqia, Shqipëria në mes”. Do ketë gjithashtu programe Master Shkencor në Amerikanologji dhe PhD në Amerikanologji. Qendra Botërore e Amerikanologjisë do ndajë çdo vit çmimin “Amerikanologu i vitit”, një herë në dhjetë vjet “Amerikanologu i Dekadës” dhe një herë në njëqind vjet “Amerikanologu i Shekullit”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Satire Politike

Foto/ Rruga që ka çmendur rrjetin në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një rrugë fshati në Bulqizë, e cila është promovuar nga kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla, është bërë objekt humori në rrjetet sociale.

Pas publikimit të fotove të kësaj rrugem faqet e humorit në rrjetet sociale kanë ironizuar nëpërmjet memeve.



Më poshtë disa nga memet më pikante:

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

“U rrita u bëra burë, me foton e Berishës në mur”/ “Shpërthen” humori në rrjet, fotot më pikante

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Situata politike në vend vijon të bëhet të ironozhet nga faqet e humorit në rrjetet sociale, të cilat ironizojnë nëpërmjet memeve.

Një deklaratë e bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i cili ka thënë se “është rritur me foton e Berishës në mur”, është bërë objekt humori në rrjetet sociale.



LEXO EDHE:  Vajza e ish-presidentit Obama del me të dashurin në publik 

Por, gjithashtu ironisë nuk i kanë shpëtuar edhe figura të tjera të politikës, që nga kryeministri Rama, e deri te kreu i PD, Lulzim Basha.

LEXO EDHE:  Hyri në Qeveri dhe i bleu djalit makinë/ Pandeli Majko më i varfëri i Ekzekutivit

Për më tepër shikoni galerinë e fotove më poshtë:/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

Ekskluzive/ Zbulohen ministrat e Bashës në bashkëqeverisje me Ramën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Bashkëqeverisja mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk ka më asnjë dyshim. Tashmë jemi përballë faktit, se kemi një opozitë formale dhe fasadë që propozon, dhe Rama miraton.

Apo dhe fakti tjetër që Rama denoncon dhe Opozita i jep mbështetje, siç ishte kriza energjitike. Kryeministri Rama, siç nuk ndodh në asnjë vend të botës doli në media e paralajmëroi krizën energjitike dhe rritjen e çmimeve. Denoncime të tilla në fakt duhet t’i bëjë Opozita, por në këtë rast Rama bëri denoncimin, Opozita doli i dha mbështetje.

Vetëm pak orë pas deklaratës së Ramës, doli Lulzim Basha dhe i “erdhi në ndihmë”, Ramës, duke i propozuar shtatë pika.

Por, bashkëqeverisja ka filluar edhe në parlament me miratimin nga të dy palët, për zgjatjen e afateve të Komisionit të Vettingut, me dakordësinë për Reformën Administrative, apo edhe për Reformën Zgjedhore.

Pra, janë këto detaje që tregojnë bashkëqeverisjen në parlament.

Por, CNA.al ka mësuar se do ketë edhe bashkëqeverisje të vërtetë, do ketë edhe ndarje pushteti.

Për këtë çështje mesa duket Lulzim Basha ka vendosur dhe “ministrat” e tij që do ndajnë pushtetin me Ramën.

Pra marrëveshje për të ndarë para, tendera, punësime etj.

Gojët e liga thonë se edhe në Slloveni ka pasur një takim Rama-Basha, për të konfirmuar “ministrat” e Lulit, që do i shërbejnë Ramës.

LEXO EDHE:  Qendrat e votimit ku ka përfunduar procesi

LEXO EDHE:  Rivalitetet e mëdha në Shtëpinë e Bardhë, nga Truman tek Trumpi

Kryeministri Edi Rama pazare direkt me Lulin

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj do mbulohet nga Ervin Salianji

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi do mbulohet nga Gazment Bardhi.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi do të mbulohet nga Grida Duma.



Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj do të mbulohet nga Elda Hoti.

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca do të mbulohet nga Enkelejd Alibeaj.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, do të mbulohet nga Jorida Tabaku.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja do të mbulohet nga Albana Vokshi.

Ministrja i Mjedisit, Mirela Kumbaro do të mbulohet nga Belind Këlliçi.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi do të mbulohet nga Ina Zhupa.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu do të mbulohet nga Agron Gjekmarkaj.

Xhelal Mziu do të mbulojë ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.

Një vend në “kabinet” pritet ta ketë edhe Fitim Zekthi, i cili do të mbulojë Ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Alfred Rushaj mësohet se ka pasur debate të forta me Lulzim Bashën dhe përfundimisht është vendosur të jetë me dy poste, të mbulojë Taulant Ballën dhe Damian Gjiknurin.  

Po ashtu burimet thonë se Basha nuk do lërë asnjë vend për aleatët. Do i mbajë të gjitha për vete.

Këta janë ministrat që do koordinojnë me ministrat e kabinetit “Rama 3”.

Kjo nuk është një qeveri hije, por është bashkëqeverisja Rama-Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE