LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Me një pagë dhe e mbytur në kredi/ KPK merr vendimin për prokuroren e Tiranës

12 Janar 2021, 09:32, Vetingu CNA
Me një pagë dhe e mbytur në kredi/ KPK merr vendimin për

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokuroren e Prokurorisë së Titanës Lindita Ziguni.

Gjatë seancës dëgjimore kjo e fundit u përball me disa pasaktësi në deklarimin e pasurisë së saj.

Pas seancës prokurorja nuk i përmbajti lotët ndërsa për gjyqtaren e apelit Tiranë, Elbana Lluri KPK shtyu vendimin për një moment tjetër pasi do të verifikohet edhe një denoncim publik për këtë subjekt.

Lindita Ziguri (Male) e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë si prokurore në Prokurorinë e Tiranës. Në dhjetor 2020, Ziguri u komandua si inspektore në institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Për një apartament 68.8 m2 të blerë në Tiranë në vitin 2008, prokurorja ka shënuar si burime në deklaratën periodike një kredi në vlerën 30 mijë euro dhe një hua në shumën 5000 euro të marra nga daja e saj. Në deklaratën veting, veç dy burimeve ka shënuar edhe vlerën 3000 euro nga kursimet.

Komisioni konstatoi pamundësinë e huadhënësit për të kursyer në vitin 2008 vlerën 5000 euro që i ka dhënë subjektit të rivlerësimit për blerjen e apartamentit.

Prokurorja Lindita Male, karrierën e ka të përqëndruar në Tiranë, në Prokurorinë e Shkallës së Parë. Gjatë punës së prokurore, burimet e të ardhurave të saj në pjesën më të madhe të viteve kanë mbetur të pandryshuara.

Sipas të dhënave të ILDKPKI, prokurorja rezulton e mbytur në kredi, mbyll një dhe merr një tjetër.

Ndërkohë që si të ardhura ajo llogarit vetëm pagën e saj.

Në vitin 2008 ajo ka lidhur një kontratë shitblerjeje për një apartament me sipërfaqe 68.8 m2, me vlerë 38 000 euro. Për të blerë këtë pronë deklaron se 30 000 euro i ka marrë kredi, të cilën vazhdon ta paguajnë ende si dhe 5 000 euro nga daja.

Shifrat e kredive që ajo ka marrë shkojnë nga 400 000 deri në 1 000 000 lekë./CNA.al

https://www.cna.al/2020/11/07/me-nje-page-dhe-e-mbytur-ne-kredi-prokurorja-pret-hetimet-e-vettingut/

Lajmet e fundit nga