LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbërritja e vaksinës anti-covid/ Krijohet komiteti për vlerësimin e efekteve anësore

12 Janar 2021, 20:42, Lifestyle CNA
Mbërritja e vaksinës anti-covid/ Krijohet komiteti për

Kryetarja e Komiteti Teknik për Covid-19, Mira Rakacolli, është e ftuar mbrëmjen e sotme në Repolitix, ku tha se në dy ditë janë vaksinuar mbi 130 mjekë dhe infermierë.

Rakacolli tha se është krijuar edhe një komitet që do të vlerësojë efektet anësore që jep vaksina që deri më tani nuk ka pasur asnjë rast të tillë.

“Mjekët që janë në vijën e parë janë prioritet për vaksinën. Në dy ditë janë vaksinuar 130 mjekë dhe infermierë që punojnë në spitalet COVID-19. Të gjithë janë mirë , ku është krijuar edhe një Komitet për të vlerësuar efektet anësore të vaksinë, deri tani nuk ka ndodhur.

Ky komitet do të vlerësojë nëse efektet anësore do të jenë të lidhura me vaksinë apo jo. Për reaksionet në momentin e parë që bëhet vaksina është një vend post vaksinim janë edhe mjekët e urgjencës kombëtare për të parë këto raste, por që nuk ka ndodhur në dy ditët e para të vaksinimit. Sot janë vaksinuar 78 persona”, tha  Rakacolli./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga