LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hoqi dorë nga Klanifornia/ Aktorja zbulon arsyen e vërtetë pas largimit

12 Janar 2021, 12:47, Lifestyle CNA
Hoqi dorë nga Klanifornia/ Aktorja zbulon arsyen e vërtetë pas

Aktorja e humorit Lisa Kujofsa, pak muaj më parë bëri të ditur se kishte hequr dorë nga spektakli i humorit, Klanifornia.

Së fundi e ftuar në emisionin Abc e mëngjesit, Lisa ka treguar se tashmë ajo është zhvendosur në Itali dhe po realizon video vetë duke i ndarë më pas në kanalin e saj në Youtube. Kujofsa gjithashtu ka zbuluar dhe arsyen e vërtetë të largimit nga Klanifornia, duke përmendur mungesën e publikut dhe papërgjegjshmërinë msive të shqipatrëve në lidhje me pandeminë.

?Mua më merr malli për publikun. Klanifornia fatkeqësisht si të gjitha spektaklet me publikë nuk ka më publikë, që këtu fillon një mangësi, një ftohtësi.

Shfaqet që janë me publik dhe duan reagimin e menjëhershëm, është vrastare, është shumë e vështirë. Unë për vete për shembull e ndjej shumë të vështirë, po nuk pata reagimin e bluaj në mëndje gjatë gjithë kohës dhe them me vete ?o bo bo ç?po bëj unë këtu, ç?dua unë këtu?.

Kjo mund të jetë një nga arsyet, arsyeja kryesore ishte që doja të isha në shtëpinë time dhe doja të isha larg një papërgjegjshmërie masive shqiptare për kundrejt situatës në të cilën ndodhemi. Nuk kam as turp dhe as frikë ta them. Më vjen keq që shoh të tilla situata.

Ti mund të më besosh ose jo, që kur ka ardhur viti i ri unë kam ardhur vetëm një ditë jashtë se më duhet të bëja pazar se duhej ndonjë frut në shtëpi. Unë nuk kam dal sepse kam një lloj përgjegjshmërie, siç bëjnë të gjithë të tjerët që më rrethojnë?, u shpreh aktorja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga