LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

EKSKLUZIVE/ Gilman Lika gati firmën me Skënderbeun

12 Janar 2021, 20:35, Sport CNA
EKSKLUZIVE/ Gilman Lika gati firmën me Skënderbeun

Skënderbeut i është zhbllokuar merkatoja dhe klubi bardhekuq ka nisur menjëherë merkaton. Skuadra korcare ka prezantuar 4 afrimet e para në merkaton e janarit. Bëhet fjalë për futbollistët Vangjel Zguro, Agbodzie Abei, Melos Bajrami dhe Leard Sadriu.

Ka qenë vetë klubi korçar që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ka prezantuar prurjet e reja në merkato. Të 4 futbollistët e rinj bardhekuq janë bashkuar me ekipin në stërvitje. Megjithatë, surprizat nuk kanë mbaruar.

“CNA.al” mëson ekskluzivisht se futbollisti i radhës që do firmosë me korçarët është Gilman Lika. Shkodrani është pa ekip dhe është në kontakte me Skënderbeun. Shumë shpejt pritet të vijë dhe firma. Ky do ishte një rikthim për Gilmanin te Skënderbeu, pasi ka luajtur edhe në vitin 2013, në Champions League me korçarët./ CNA.al

Lajmet e fundit nga