Connect with Us

Dritan Hila reagon ashpër ndaj Elona Casllit/ Më ka kërcënuar, kam dy mesazhe

Aktualitet

Dritan Hila reagon ashpër ndaj Elona Casllit/ Më ka kërcënuar, kam dy mesazhe

Publikuar

-

Dritan Hila reagon ashpër ndaj Elona Casllit/ Më ka kërcënuar, di ku ta kërkoj përgjegjësinë

Darka luksoze e disa prej anëtarëve të qeverisë në një restorant në Dubai, ka sjellë reagime të forta.

Një prej personave që ka reaguar ashpër ishte edhe aktivistja Elona Caslli, e cila bëri një shkrim ku sulmonte Dritare.net, duke e quajtur portal të qeverisë, për mënyrën sesi e trajtoi çështjen e darkës.

Caslli thonte se kjo media po orvatej të na e servirte videon e darkës si hallkë të një vizite zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe për të mirën e Shqipërisë.

Madje në një shkrim tjetër ajo ironizonte edhe publicitin Dritan Hila, teksa thonte se është në mediopauzë, dhe i premtonte kryeministrit Edi Rama se nuk do ta hedhë Hilën nga dritaja.

Por pas shkrimit të akstivistes ka ardhur një kundërpërgjigje nga Dritan Hila, i cili  mohon të ketë qenë pjesë e asaj darke dhe jep dy mesazhe për Casllin.

Sot “shoqëria civile” paska vënë një grua të më kërcënojë. Madje do më hedhë nga dritarja. Nuk e kisha dëgjuar më parë këtë tipen. Quhet Elona Caslli. Më treguan që paska shkruar edhe më parë për mua, kur i quajta turmën e kryesuar nga një idiot tjetër, Altin Goxhaj, që dolën në tubim ditët e fundit të karantinës duke e thyer atë dhe bërë që situata të precipitojë. Nuk do të merresha me të, pasi është e dhjeta në një turmë që kërkon të bëjë zë duke sulmuar emra të njohur, produkt tipik i skalioneve të kokëboshëve aspirantë për qeverisje.

Sot kur secili prej nesh ka një njeri që ka humbur jetën ose është nën maskë oksigjeni, e kupton papërgjegjshmërinë e kësaj skuadre idiotësh që ende e mohojnë apo kërkojnë heqjen e kufizimeve. Këtë javë, tufës se torollakëve i paska bërë përshtypje që unë kam botuar reagimin e atyre, që u bënë target i sulmit të opozitës për një darkë në Dubai. Madje kanë aluduar që kemi qenë pjesë e delegacionit. Me siguri janë të bindur që në media duhet dëgjuar vetëm zurnaja e çjerrë e tyre dhe duhet menduar vetëm sipas standardeve intelektuale dhe të lirisë qe ofron kjo tufë. Madje ka ca kohë që kanë vënë gjithë skotën e tyre t’i bëjnë report faqes. Le të vazhdojnë.

Nuk do merresha fare me këtë koburen, por kanë bërë një hap më tej: Nga gryka e Elonës kanë kërcënuar se do të më hedhin nga dritarja. Ndaj kam dy mesazhe, një për Elonën dhe tjetrën për pagatorët e Elonës. Elona, mos u bëj shkrepëse që mund të ndezë një zjarr, se shkrepësja dihet, digjet e para. Në vend të kësaj, fillo të lexosh se je fare dyst nga fjalori, stilistika dhe logjika, megjithëse mund të duket vetja e mençur në atë tufë gjysmakësh.

Ndërsa për porositësit e Elonës, thjesht dua t’u them se di ku ta kërkoj përgjegjësinë, qoftë edhe po m’u ça një gomë makine”, shkruan Hila./ CNA.al

Nga Elona Caslli/ Dritarja  që duhet hedhur nga dritarja

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

“Reforma në Drejtësi ka dështuar”/ Lubonja: Rama ka frikë

Publikuar

-

Nga

“Reforma në Drejtësi ka dështuar”/ Lubonja: Rama ka frikë

Analisti Fatos Lubonja, pretendon se Reforma në Drejtësi ka dështuar.

Për deklaratat e kryeministrit Edi Rama se Reforma në Drejtësi po funksionon, Lubonja tha se kreu i qeverisë ka frikë.

Analisti deklaroi në emisionin “Real Story” se  rreziku më i madh është që me këta prokurorë dhe  gjyqtarë që ka SPAK, reforma do dështojë.

Problemi për mua është se, çfarë do të thotë Rama me atë që po funksionon Reforma në Drejtësi, është se ai ka frikë. Tani del Iliri, që ka një aleancë me PD. Reagimi i Bashës është se ai nuk ka këllqe që të thotë ose se ky është aleati jonë dhe këtu e keqja është ky tjetri, jo ky. Bën këto lojërat Basha.

Rreziku më i madh këtu mbetet ky, që me këta SPAK-istë e këta prokurorë që kemi ne, reforma në drejtësi është e dështuar. Fakti që ka kapur ca, që nuk janë në politikë, nuk është funksionim i reformës. Edhe Berisha e futi në burg Fatos Nanon, por nuk ishte funksionim. Ne s’e kemi parë funksionimin e reformës në drejtësi dhe se di kur do ta shohim”, theksoi Lubonja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Sistemi është prishur”/ Lubonja zbulon “lojën politike” Rama-Meta-Basha

Publikuar

-

Nga

“Sistemi është prishur”/ Lubonja zbulon “lojën politike” Rama-Meta-Basha

Analisti Fatos Lubonja, ka folur mbrëmjen e sotme për Reformën në Drejtësi dhe për situatën politike në vend.

Lubonja kujton një shkrim të tijin të bërë në vitin 2014 dhe aleancën e Edi Ramës me Ilir Metën, në kohën kur ky i fundit drejtionte LSI-në.

Ai deklaroi në emisionin “Real Story” se dobësia e Ilir Metës është se ai mund të sakrifikohet nga loja politike e të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, ndërsa pretendon se tashmë sistemi është prishur.

Sipas tij, sistemin aktual e kanë ngritur bashkë Rama, Meta dhe Basha me lojën e tyre politike.

Më 2014, kur Ilir Meta kishte ditëlindjen, unë kam bërë një shkrim “Ilir Meta si shtyllë e sistemit”. Aty shkuan rreth 600 veta dhe e celebruan në mënyrën më madhështore. Edhe Rama ishte në krye. Teza ime ishte “Ilir Meta si shtyllë e sistemit”, sepse ky ishte ca kohë me Berishën, pastaj me Ramën. Por thoja që ky ka një dobësi, se sa herë bëjnë zgjedhje dy partitë e mëdha, meqë populli thotë që ‘ata janë të këqijtë, këta janë të mirët’, atëherë të dyja sulmojnë Ilir Metën.

Domethënë, në atë kohë PD që humbi thoshte se i humbi nga Ilir Meta, se kishte këtë të korruptuarin, edhe Rama këtë tha që nuk ka qeverisur mirë nga Iliri. Kjo është dobësi e Ilirit, që mund të sakrifikohet nga kjo lojë politike. Tani është prishur sistemi, sidomos në zgjedhje, sepse kemi një që nuk e pranon rrotacionin me Ilirin, si shtyllë, tani e do gjithë tepsinë Edi Rama komplet. Sistemin e kanë ngritur të tre bashkë, as që diskutohet”, tha analisti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Amerikanët e Ramës unë i kap për veshi”!/ Frrok Çupi: Meta ka frikë nga Drejtësia

Publikuar

-

Nga

“Amerikanët e Ramës unë i kap për veshi”!/ Frrok Çupi: Meta ka frikë nga Drejtësia

Analisti Frrok Çupi, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Open” ku mes të të tjerash ka komentuar dhe deklaratat e Presidentin Meta pak ditë më parë në një emision televiziv.

Ai tha se Meta duhet lënë të bëjë çfarë thotë, duke lënë të kuptohet se i ka vetëm fjalë dhe jo vepra. Çupi deklaroi se Meta ka frikë nga drejtësia.

“Është një flluckë boshe. Jetojmë në një situatë të tillë prej materies, kemi një dum fjalësh dhe fjalët janë të pavërteta. Po flasim për atë që thotë Meta, dhe atij i duhet lënë hapësira të realizojë ato që thotë. Le t’i kapë amerikanët prej veshi. Ambasada këtu është. Ka parë një makth dhe nuk duhet rënë në këtë të Ilirit. Kur flet për votat dhe mbrojtjen e saj s’ka lidhje, s’ka lidhje me qytetarët se nuk është zgjedhur nga ata. Kushtetuta nuk e thotë që ai është garantuesi i Kushtetutës. Është një njeri që rri jashtë palëve dhe vëzhgon të mos shkelet Kushtetuta dhe t’i drejtohet Parlamentit. Viktimat e para të kësaj reforme janë këta. Ka ardhur koha të korret fusha e krimit, të mbushet thesi. Populli nuk i do, dhe ndërkombëtart duan t’i heqin.”/CNA.al

LEXO EDHE:  Në disa rroba koronavirusi, mund të mbijetojë më gjatë se sa tek disa të tjera

LEXO EDHE:  "Me Kuç e me maç, me gjyshe e me gjyshër"/ Perlat e Lali Erit në fushatë

 

LEXO TE PLOTE