LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debati/ Sa zgjat imuniteti natyror ndaj Covid-19?

12 Janar 2021, 08:15, Blog CNA
Debati/ Sa zgjat imuniteti natyror ndaj Covid-19?

A mund të sëmureni sërish nga Covid-19?

Kjo pyetje është ngritur shpesh që nga fillimi i pandemisë, e megjithatë nuk ka një përgjigje përfundimtare.

Studimet mbi imunitetin e zhvilluar natyrshëm pas kontaktit me koronavirusët e tjerë (ato sezonalë), sugjerojnë se ka një mbrojtje kalimtare, e destinuar të zbehet me kalimin e kohës. Gjithashtu, dimë se janë të mundura edhe ri-infektimet. Gjithsesi ato janë të rralla, dhe pikërisht për këtë kur vërehen përbëjnë ende lajm për mediat. Nga ana tjetër, disa studime që kanë ndjekur me kalimin e kohës njerëzit e shëruar nga Covid-19, kanë vërtetuar praninë e një ?kujtese imune? të SARS-CoV-2 edhe disa muaj pas infeksionit fillestar.

Të paktën disa muaj

Studimi i fundit mbi këtë çështje, përfshin një punim të botuar në ?Science?, ku studiuesit matën për disa muaj përqendrimin e antitrupave dhe qelizave të tjera imune në mbi 180 pacientë amerikanë të shëruar nga Covid-19. Sipas studimit, përgjigjet imune të pacientëve ndaj virusit mbetën të matshme deri në 8 muaj pas fillimit fillestar të simptomave.
Zbulimi është veçanërisht interesant për dy arsye. Së pari, 93 për qind e pacientëve të monitoruar, ishin prekur nga sëmundja në një formë të lehtë.
Pra mbi mundësinë që dhe ata të prekur nga infeksione më pak serioze, mund të zhvillojnë mjë imunitet afatgjatë, qarkullojnë dyshimet më të mëdha. Së dyti, është fakti se në analizë u morën në konsideratë përbërës të ndryshëm të sistemit imunitar, dhe secili tregoi me kalimin e kohës një prirje të ndryshme

Kush zbret dhe kush ngjitet

Shkencëtarët nga Universiteti i San Diegos, dhe Shkollës së Mjekësisë në Nju Jork, kanë studiuar përgjigjet humorale (ajo që përfshin prodhimin e antitrupave) dhe përgjigjet e ndërmjetësuara nga qelizat (ajo që ndodh përmes limfociteve B dhe T) tek një total prej 254 mostrash gjaku të mbledhura nga 188 pacientë, midis 6 ditësh dhe 8 muajsh nga simptomat e para të Covid-19. Midis këtyre mostrave, 43 u mblodhën pas 6 muajsh e më shumë fillimit të infeksionit.
Antitrupat në përgjigje të koronavirusit SARS-CoV-2, përfshirë ato të drejtuara kundër përbërësve të proteinës së jashtme të virusit, nisën të shfaqnin një rënie të lehtë midis 6- 8 muajve të shfaqjes së simptomave. Numri i limfociteve T, që merrem me neutralizimin e qelizave të infektuara, binte dalëngadalë me kalimin e kohës. Pra duke e përgjysmuar përqendrimin e tyre brenda 3-5 muajsh. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme:viruset dhe qelizat e infektuara janë zhdukur, dhe nuk ka më nevojë për këtë lloj mbrojtjeje.Përkundrazi, qelizat B, përgjegjëse për prodhimin e më shumë antitrupave në përgjigje të një virusi të njohur tani dhe të identifikuar si armiqësore, shtoheshin progresivisht:ato ishin më të bollshme pas 6 muajsh, sesa pas muajit të parë nga nisja e simptomave.

Shenja inkurajuese

Megjithëse nuk është e mundur të nxirren përfundime të drejtpërdrejta nga studimi, pasi mekanizmat e mbrojtjes imune kundër SARS-CoV-2 nuk janë ende të përcaktuara me saktësi, ?rezultatet tregojnë se imuniteti i qëndrueshëm ndaj një infeksioni të dytë të SARS- CoV-2, është i mundshëm për shumicën e njerëzve?.
Përfundimet kanë të bëjnë vetëm me imunitetin natyror, që ndryshon nga personi në person, pasi lidhet me tiparet e sistemit imunitar, dhe jo me atë të ofruar nga vaksinat, për kohëzgjatjen e të cilave nuk ka aktualisht ndonjë informacion të saktë./Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga