LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bino thirrje qytetarëve/ Personat që kanë kaluar Covid nuk kanë imunitet, të vaksinohen

12 Janar 2021, 21:51, Lifestyle CNA
Bino thirrje qytetarëve/ Personat që kanë kaluar Covid nuk

Shefja e Departamentit të Epidemiolgjisë pranë ISHP, Silva Bino është e ftuar mbrëmjen e sotme në ?Opinion? ku deklaroi  se edhe personat që e kanë kaluar Covid duhet të vaksinohen.

E vetmja e dhënë që është evidentuar sipas Binos është fakti që nuk kemi raste riinfektimesh vetëm brenda 3 muajsh nga kalimi i Covid.

?Vaksina bëhet edhe kur e ke kaluar Covidin, nuk ka asnjë problem. Përse bëhet kjo? E para, shumë persona që kanë kaluar Covid nuk kanë nivel të konsiderueshëm antikorpesh, të trupave mbrojtës. Nga ana tjetër, ne nuk e dimë se sa mbrojtës janë këto kundërtrupa që ne i masim gjatë testimeve serologjike.

I vetmi rezultat që kemi, është që nuk kemi riinfektim brenda 3 muajsh që kemi kaluar Covid. Mund ta bësh vaksinën nuk ka asnjë lloj problemi, por mund ta shtymë nëse je brenda 3 muajsh nga kalimi i Covid. Edhe personat që e kanë kaluar Covidin nuk kanë imunitet. Është evidentuar. Janë njëlloj me ata që nuk e kanë kaluar Covidin./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga