Connect with Us

“BE të fillojë negociatat”/ Palmer: Shqipëria dhe Maqedonia kanë përmbushur kërkesat

Politikë

“BE të fillojë negociatat”/ Palmer: Shqipëria dhe Maqedonia kanë përmbushur kërkesat

Publikuar

-

“Be të fillojë negociatat”/ Palmer: Shqipëria dhe Maqedonia kanë përmbshur kërkesat

“Është e rëndësishme që Bashkimi Evropian të gjejë një rrugëtim për mbajtjen e Konferencave Ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhë për Shqipërinë, t’i fillojë këto procese.”

Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit Matthew Palmer, teksa po fliste për hapjen e negociatave.

Ai tha se të dy vendet i kanë përmbushur kërkesat e BE, ndërsa theksoi se dëshiron se negociatat të hapen sa më shpejt të jetë e mundur.

Patjetër, të dy vendet i kanë përmbushur kërkesat në kuadrin e kushteve që janë vendosur nga BE. Dhe besoj se ky do të jetë një event jashtëzakonisht shumë i rëndësishëm, duam që të ndodh sa më shpejt të jetë e mundur. E kuptojmë që ka disa komplikime dhe pse po zgjat më tepër. Por ama besoj se ky do të jetë një gur kilometrik shumë i rëndësishëm që i vendos Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugën e anëtarësimit”, nënvizoi Palmer.

Më tej, zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit foli edhe per Reformën në Drejtësi dhe për ngritjen e Gjykatës Kushtuese.

LEXO EDHE:  Nga pasuria tek hetimet/ Prokurori prangosi drejtuesit e PD që sulmuan Ramën

Besoj se është shumë inkurajuese që Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese janë krijuar tashmë. Duam me të vërtetë të shohim plotësimin e vendeve me gjyqtarë në këto institucione në mënyrë që të ofrohet cilësia më e lartë e mundshme e drejtësisë. Ne shohim institucionet e reja si Byron Kombëtare të Hetimit edhe SPAK si institucione që ofrojnë mundësi për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të krijuar transparencën dhe faktikisht llogaridhënien që kërkohet dhe meriton populli shqiptar. Kështu që në këtë proces të krijimit të forcimit të këtyre institucioneve dhe këtij kuadri institucional që është në bazë të qeverisjes së mirë dhe qeverisjes transparente dhe qeverisjes llogaridhënëse, SHBA -të do të punojnë shumë ngushtë me lidershipin në Shqipëri dhe me klasën politike dhe me publikun shqiptar që këto të gjitha të bëhen realitet”, deklaroi Palmer./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Një nga studentet e universitetit më të mirë në Itali/ Kush është kandidatja e Lëvizjes për Ndryshim

Publikuar

-

Nga

Një nga studentet e universitetit më të mirë në Itali/ Kush është kandidatja e Lëvizjes për Ndryshim

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli prezantoi ditën e sotme kandidatët për deputetë në katër qarqe, Lezhë, Kukës, Dibër dhe Berat.

Në qarkun e Lezhës, Lëvizja për Ndryshim do të kandidojë Matilda Gjinin, një eknonomiste në profesion, e cila ka studiuar në Universitetin e Bocconi-t dhe ka dalë studentja më e mirë.

Ajo ka një eksperiencë mbi katër vite pune në sektorin e financës në Europë dhe Azi.

Ja kush është kandidatja e qarkut të Lezhës:

Matilda Gjini

Ka mbaruar studimet ne Bocconi.

Eshte kandidate e Levizjes per Ndryshim ne Qarkun e Lezhes.

LEXO EDHE:  Kryemadhi takon gratë naftëtarë/ Greva juaj si djegia e mandateve tona

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 18 shkurt 2021

Per shkak te situates nuk ishte sot prezente.

Ka studiar Ekonomi ne Milano dhe Madrid dhe ka perfunduar dy Master ne degen Finance Kontabilitet ne Bocconi University dhe Drejtesi Biznesi ne 24ORE Business School.

Ka mbi 4 vite eksperience pune ne sektorin e finances ne Europe dhe Azi. Ka punuar ne Itali per kompani nderkombetare si PëC dhe Epyon Consulting. Nga viti 2019 punon ne Singapor si Account Manager ne Hawskford, nje kompani konsulence qe ndihmon investitoret e huaj ne Azi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Revolucioni dixhital”/ Rama: Imagjinoni ç’do ndodhte nëse s’i shërbenim qytetarëve në karantinë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot para mediave ku ka folur për revolucionin dixhital.

Rama ka bërë me dije se nëse nuk do të bëhej dixhitalizimi i shërbimeve, tërmeti dhe pandemia nuk do ishte përballuar siç ka ndodhur deri më tani. Ai ka bërë një pasqyrim të shifrave, ku tha se nëpërmjet shërbimeve online shqiptarët kanë kursyer 4 mln euro dhe 472 vjet pritje në radhë.

“Nuk do kishim përballuar nëse nuk do ishim në fazën e këtij revolucioni, përfytyroni vetëm për një cast se çfarë do mund të bënim nëse në momentin kur duhet të garantonim mbylljen e përgjithshme të një viti më parë, nuk do kishim mundësi t’u shërbenim qytetarëve në nevojë për të dalë nga shtëpia. Parafytyroni nëse sikur kjo ngjarje shumë e rëndë, do të na kishte gjetur në kohën kur, ky shtet kishte vetëm 1% të shërbimeve online, dhe vetëm 50 mijë përdorues të këtyre shërbimeve. Ndërkohë që sot, nga 14 shërbime që ishin kur ne e nisëm këtë revolucion kemi 1207 shërbime dhe nga 50 mijë përdorues kemi 1.87 mln përdorues. Nga 51 mijë aplikime, për shërbimin online për 2013 sot në 2021 kemi 7.7 mln. Nëse në 2013 kishte vetëm 6 regjistra elektronikë, me total 680 mijë transaksione sot ka 55 data bazë me 145 transaksione, ndërveprime, 211 herë më shumë. Nga ana tjetër, kemi bërë një llogari dhe pa këtë revolucion deri në këtë fazë ku ka ardhur ne do të kishim konsumuar 472 vjet pritje në radha, janë shkurtuar 472 vjet kohë pritje në radha, si kohë e harxhuar. Vetëm gjatë pandemisë janë shërbyer 1.2 mln biznese, janë kursyer 293 vite pritje dhe në total qytetarëve u janë kursyer 4 mln euro që do kishin shkuar për tarifat minimale për dokumente në radhë pa llogaritur kursimet e bakshisheve dhe ryshfet që ky sistem i asgjëson komplet. 95% e shërbimeve janë online”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shembet ura që lidh Tiranën me veriun/ Balluku jep afatet

Publikuar

-

Nga

Shembet ura që lidh Tiranën me veriun/ Balluku jep afatet

Ura 50-vjeçare e Tapizës, një pikë lidhëse e qarkut të Tiranës me Krujën dhe qytetet e veriut, është shembur ditën e sotme duke i lënë rrugë nisjes së punimeve për një urë të re. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku deklaroi se gjatë kohës së punimeve, devijimi i trafikut do të bëhet me anë të një Bypassi i cili është konceptuar për të shmangur trafikun që krijohej në këtë zonë.

“Jemi në urën e Tapizës. Më 11 shkurt ishim këtu për të treguar si kishte përfunduar krijimi i Bypassit që është në programin e rindërtimit. Duhet pasur parasysh se para këtij tërmeti kemi nisur një skanim të gjithë urave në Republikën e Shqipërisë që kanë një kohë përdorimi mbi 50 vite. Kemi nxjerrë pasaportat për çdo urë duke krijuar një arkivë të mirëfilltë për çdo urë. Ura e Tapizës ka pësuar edhe një goditje nga tërmeti I 26 nëntorit”, tha Balluku.

Ministrja deklaroi se ura e re do të jetë gati brenda 10 muajsh, para datës 1 shtator të këtij viti.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 18 shkurt 2021

LEXO EDHE:  Greqia: Afat deri të premten

“Bypassi i shërben të gjithë trafikut pa krijuar problem. Kjo ishte një pikë ku kishim një ngecje të trafikut ndërkohë që sot rrjedha është normale. Bypassi do të jetë funksional në 10 muajt e ardhshëm pasi ne synojmë që ura të ndërtohet deri në 1 shtator”, theksoi ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE