LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video ekskluzive/ Fëmijët dhe adoleshentët, tmerri i dyqaneve dhe ATM-ve

11 Janar 2021, 11:17, Aktualitet CNA
Video ekskluzive/ Fëmijët dhe adoleshentët, tmerri i dyqaneve dhe

Adoleshentët apo edhe fëmijët në mosha të vogla kanë filluar të kthehen në tmerrin e dyqaneve dhe ATM-ve jo vetëm në Tiranë, por edhe në shumë qytete të tjera. CNA.al ka mundur të sigurojë një video ekskluzive të një ngjarje të ndodhur tre ditë më parë në kryeqytet, tek ish stacioni i Trenit, ku një biznes grabitet nga dy adoleshentë.

Në video duket qartazi se shitseja ndodhet në ambientin e dyqanit, ku futen dy adoleshentë të cilët vjedhin diçka dhe pastaj me ndihmën e njëri-tjetrit i rrëmbejnë çfarë kanë dashur, shtyjnë shitësen dhe largohen.

Ky është një nga rastet e shumta që është referuar në polici dhe siç shihet qartë nga kamerat por edhe nga investigimet që janë bërë nga uniformat blu, adoleshentët nuk janë më shumë se 12-13 vjeç.

Policia

Rasti i sjellë nga CNA.al nuk është i vetëm në kryeqytet, por Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ofroi disa të dhëna zyrtare në lidhje me fëmijët dhe adoleshentët të cilët janë kthyer në ?tmerr? për bizneset apo ATM-të ku qytetarët tërheqin lekët.

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga Policia e Shtetit, në 10 raste që lidhen me grabitje apo ngjarje të tjera kriminale, 3 prej tyre janë fëmijë ose adoleshentë nën moshën 18-vjeç. Sipas policisë, shifra është alarmante dhe janë konstatuar me dhjetra qindra raste në të gjithë Shqipërinë, kryesisht në kryeqytet dhe zonat e shumëpopulluara, ku fëmijë në moshën 10 apo 12 vjeç, por edhe adoleshentë janë konstatuar në vjedhje në familje, në rrugë, grabitje të personave, rrëmbime varsesh, çantash, portofolesh, apo edhe lekësh në momentin e tërheqjes nga ATM-të apo edhe dyqane.

Për policinë ky është një fenomen mjaft shqetësues, shumë prej tyre nuk i kap ligji, megjithëse ata janë të regjistruar në një database me të dhëna të plota, por fenomeni fillon dhe përsëritet, pasi policia i mer i shoqëron, por nuk mund t?i procedojë më tej për shkak të moshës, përpersona të cilët ligji ka një trajtim tjetër.

Shumë supermarkete ankohen që adoleshentë dhe fëmijë grabisin mallra nga më të shtrenjtat. Janë me dhjetra raste të referuara nga dyqane të ndryshme në polici.

Ky rast që sjell CNA.al është një nga të shumtët dhe është kthyer në një fenomen shqetësues, pasi siç raporton edhe vetë policia, gati 30% e vjedhjeve apo grabitjeve bëhet nga fëmijët ose adoloeshentë, çka do të thotë se kjo është kthyer në një fenomen që po përdoret nga të gjithë të miturit.

Nga ana tjetër, një problematikë shqetësuese për Policinë e Shtetit është edhe mungesa e shkollave të riedukimit. Dikur ka pasur shkolla riedukimi e cila ishte një ambient ku fëmijët që konstatoheshin në vjedhje apo ngjarje të tjera shkonin aty, ndërsa sot nuk ekziston një gjë e tillë. Trajtimi i vetëm është ai me sociologë dhe psikologë.

Raste të patrajtuara janë personazhe të cilët nesër mund t?i përkasin botës së krimit. Duke filluar me grabitje të vogla në lagje, nesër kthehen kontigjent i botës së krimit dhe një shqetësim në masë për komunitetin e policisë. Këta fëmijë që sot po përdoren për të vjedhur në ATM dhe nxitur që të grabisin njerëzit në rrugë, nesër mund të nxiten edhe të dalin me armë në dorë.

Ligji e ka të përcaktuar qartë që fëmijët deri në 14 vjeç nuk mund të dënohen, nga 14-16 vjeç i dënon me punë sociale dhe kjo është arsyeja që janë elementë të caktuar të botës së krimit që i përdorin këta të mitur për vjedhje dhe grabitje. Gjithaashtu janë kapur edhe me të rinj nga mosha 22-25 vjeçare edhe përdorues droge, të cilët përdorin të miturit, pasi e dinë që nuk dënohen./CNA.al

Lajmet e fundit nga