LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tirana do Ibraimin, ja përgjigjia e Shkëndijës së Tetovës

11 Janar 2021, 08:58, Politikë CNA
Tirana do Ibraimin, ja përgjigjia e Shkëndijës së

Besart Ibraimi nuk lëshohet nga Shkëndija, nëse Tirana nuk paguan për kartonin e lojtarit. Mësohet se skuadra nga Tetova ia ka bërë të qartë Tiranës dhe lojtarit që marrëveshja prishet, nëse klubi shqiptar nuk paguan klauzolën e largimit nga ekipi shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

Burime pranë skuadrës bardheblu bëjnë me dije se lojtari ka negociuar me skuadrën e tij, por ende nuk është bërë asgjë. Tirana i ka afruar një kontratë shumë të mirë Besart Ibraimit, por bllokada vjen nga Shkëndija.

Presidenti Halili deri para bllokimit të merkatos e kërkonte me ngulm lojtarin. Nga ana tjetër, mediat bullgare kanë konfirmuar se për Ahmed Ahmedovin interesohej dhe interesohet Tirana. Lojtari ka luajtur në 11 takime këtë sezon me CSKA-në.

Lajmet e fundit nga