Connect with Us

Teuta i beson eksperiencës, prezanton Sebino Plakun

Sport

Teuta i beson eksperiencës, prezanton Sebino Plakun

Publikuar

-

Merr zgjidhje dilema për të ardhmen e sulmuesit veteran të Kategorisë Superiore, Sebino Plaku. Futbollisti do të luajë për Teutën këtë sezon. 35-vjeçari u prezantua sot në ambjentet e klubit durrsak nga shefi i klubit Enid Furxhiu.

Transferimi i Plakut nga Kastrioti te Teuta ishte paralajmëruar prej disa ditësh. Ish-sulmuesi i Tiranës, Dinamos, Partizanit, Flamurtarit e shumë ekipeve të tjera zëvendëson Rubin Hebajn.

Njoftimi i Teutës

KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin, Sebino Plaku. Drejtuesit e klubit dhe sulmesi kanë gjetur akordin për bashkëpunim lojtari është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana” në pranin e shefit të klubit Enid Furxhi dhe tashmë është pjesë e bluve. #Plaku në Durrës vjen nga ekipi i #Kastriotit. Sulmesi do të bashkohet sot me ekipin në stërvitje, ndërsa është përforcimi i parë i Teutës në këtë afat kalimtar. KF Teuta i uron mirëseardhje Sebino Plakut, duke i dëshiruar suksese dhe sa më shumë me fanellën e skuadrës tonë! #mirsevjensebinoplaku

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Shkëmbi: Latifin e kam pasur shok ekipi, është luks për Superioren

Publikuar

-

Nga

Kryendeshja e Superiores do të jetë në ditën e nesërme teksa Dinamo do të përballet me Vllazninë. Në konferencën për shtyp, para këtij takimi, trajneri Bledi Shkëmbi është shprehur se ekipi i Dinamos është më i fortë në organikën sulmuese.



“Vllaznia është një kundërshtar i fortë, që bën futboll të mirë dhe e meriton që ne ta respektojmë sepse e tregon ndeshje pas ndeshje dhe javë pas jave. Latifi është bashkëlojtar i imi që kemi fituar shumë. Një lojtar që është nje luks për Superioren por ekipi im në sulm është më i mirë se çdo ekip tjetër”, tha Shkëmbi sipas “Supersport”.

LEXO TE PLOTE

Sport

Muçi shkëlqen me Legian, skautë nga ekipe të njohura europiane zbarkojnë në stadium

Publikuar

-

Nga

Sot do të jetë një sfidë e veçantë për Ernest Muçin. Legia e Varshavës luan me Leç Poznanin e vendit të dytë në një përballje që ka ngjallur interes edhe jashtë Polonisë. Talentit shqiptar së bashku me Kastratin apo Çelhakën u vjen një shans i artë në karrierën e tyre. Treshja shqiptare do të jetë në sytë e Europës, teksa skuadra të rëndësishme do të jenë të pranishme në stadium për të ndjekur takimin mes Legias dhe Leç Poznanit.

Gazetari i “WP SportoweFakty”-t, Piotr Kozminski, ka bërë me dije se Herta e Berlinit dhe Hofenhaimi do të jenë dy klubet e Bundesligës që kanë dërguar skautet e tyre në triubunën e stadiumit, ku nuk mungojnë as përfaqësues nga Serie A. Bëhet fjalë për ekipin e Fiorentinës. Gjithashtu në tribunë do të jenë edhe skaut nga Midtjylland dhe Slavia e Pragës.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Përmbysje e çmendur, Teuta kalon në raundin e tretë të Ligës së Konferencës

LEXO EDHE:  Do luhet sonte Superkupa e Shqipërisë, Teuta sfidon Vllazninë në "Elbasan Arena"



Sipas gazetarit polak elementet me interes që janë Mahir Emreli nga Legia si dhe Kaminski e Ishak nga kampi kundërshtar. Megjithatë e shkuara në futboll ka treguar se çdo lojtar në fushë mund të tërheqi vëmendjen e përfaqësuesve të klubeve, prandaj Ernest Muçi dhe dy lojtarët e tjerë shqiptarë kanë mundësinë më të mirë në karrierë për të treguar cilësitë e tyre në sytë e ekipeve të njohura europiane.

LEXO TE PLOTE

Sport

Edhe Vllaznia prezanton autobusin e ri

Publikuar

-

Nga

Pas Tiranës dhe Kukësit tani vjen radha e Vllaznisë. Skuadrat e Superiores po investojnë në pjesën e organizimint dhe infrastrukturës së klubit, ndërsa së fundi janë prezantuar edhe autobusët e rinj të tyre. Bardheblutë e kryeqytetin njohën tifozët me automjetin e tyre të veçantë me të cilin do të udhëtonin në transfertë, teksa në po të njëjtën ditë edhe Kukësi bëri të njëjtën gjë.



LEXO EDHE:  E bezdis gruaja, ngjitet në pemën e kokosit

LEXO EDHE:  Historia e mbretëreshës ilire Teuta

Ndërkohë ditën e sotme investimin e ri në klub e tregon edhe Vllaznia. Kuqeblutë kanë shpërndarë në një “story“ në faqen zyrtare në “Instagram“ imazhet e autobusit të tyre të ri. Automjeti i ri është dizenjuar i gjithi në ngjyrat kuqeblu, ndërsa në pjesët anësore të tij është shkruar: “Një jetë, dy ngjyra, një skuadër. K.F. Vllaznia 1919“. Gjithashtu në të gjendet edhe logoja e klubit shkodran.

LEXO TE PLOTE