LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tensionet në Mesdhe/ Ministri i Jashtëm turk: Gati të takoj Dendias me ftesë të Ramës në Tiranë

11 Janar 2021, 13:17, Aktualitet CNA
Tensionet në Mesdhe/ Ministri i Jashtëm turk: Gati të takoj

Ministri i Jashtëm turk Mevult Çavusoglu u shpreh se është i gatshmë të takoj homologun e tij grek në Tiranë për të diskutuar mbi konfliktin që ka lindur mes dy vendeve.

Ai shprehet se një takim i tillë mund të realizohet me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

“Ne ftojmë Greqinë në bisedime eksploruese për të mbajtur takimin e parë në Janar. Ne jemi vendi pritës. Miqtë tanë që po kryejnë këto negociata do të përcaktojnë historinë e tyre me homologët e tyre në Greqi. Por ne jemi gati duke nisur nga sot. Pas këtij takimi të parë, unë do të shkoj përsëri në Tiranë me ftesë të Edi Ramës dhe jam gati të takohem me Ministrin e Jashtëm Grek Dendias?, tha Cavusoglu.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij qipriot turk Tahsin Ertugruloglu në kryeqytetin Ankara, Cavosoglu tha se Greqia kishte treguar më parë se mund të rifillonte bisedimet në 11 janar, por që asnjë lëvizje nuk ishte bërë. Ai shtoi se Athina nuk kishte “asnjë justifikim” për të mos rifilluar bisedimet.

Marrëdhëniet mes dy vendeve u përkeqësuan dukshëm pas nisjes së fushatës kërkimore të anijes turke Oruç Reis në Mesdheun Lindor./CNA.al

Lajmet e fundit nga