LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Surprizon Edi Reja: Në moshën time ndihem me fat që...

11 Janar 2021, 10:12, Sport CNA
Surprizon Edi Reja: Në moshën time ndihem me fat që...

Trajneri i kombëtares, Edi Reja ndihet me fat që Etrit Berisha nuk e ka infektuar edhe të me COVID duke qenë se portieri kishte udhëtuar në të njëjtin avion me të pas rikthimit nga grumbullimi me kuqezinjtë. Tekniku ka folur në Itali, ndërsa thekson edhe se gardiani është duke arritur sërish formën e tij optimale.

?Me Berishën kam folur në ditët e fundit dhe më dukej shumë mirë nga ana e moralit. Po stërvitej në palestër dhe e kuptova se është drejt rrugës për të mbërritur në formën optimale. Me virusin ishte diçka e çuditshme sepse përveç italianëve (Hysaj dhe Berisha), të tjerët kishin rënë në kontakt në vendet ku luajnë dhe unë nuk i kisha grumbulluar. Por, Hysaj dhe Berisha ishin të vetmit që e morën virusin pasi ishin me mua. Hysaj shfaqi shenjat gjatë grumbullimit. Vizitoi familjen dhe virusin duhet ta ketë marrë aty. Problemi është se ai dhe Berisha janë shokë dhome.

Pas atij grumbullimi, unë dhe Berisha jemi kthyer në Itali me të njëjtin avion dhe pas një jave ai ishte pozitiv. Sigurisht, u shqetësova edhe unë. Kisha bërë një tampon para se të udhëtoja me të dhe isha negativ, por edhe tampon tjetër pas rastit të Berishës rezultoi negativ. Duke parë edhe moshën time, isha me fat. Ishte luks. Mendoj se Berisha ose e ka marrë në grumbullim dhe unë isha me fat që nuk u infektova, ose ai është infektuar menjëherë sapo ka mbërritur në Itali?, u shpreh Berisha

Lajmet e fundit nga