Connect with Us

SPAK nxjerr detaje të reja nga operacioni në Skrapar/ Policët e implikuar në kultivimin e kanabis

Kronika

SPAK nxjerr detaje të reja nga operacioni në Skrapar/ Policët e implikuar në kultivimin e kanabis

Publikuar

-

SPAK drejt peshqve të mëdhenj?/ Kush është "xhuxhi" që ka rënë në rrjetë

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka dhënë ditën e sotme të tjera detaje nga operacioni “Gjergova” për procesin e kultivimit dhe trafikimit të kanabis në Skrapar, ku janë arrestuar 23 persona, 16 prej të cilëve vijojnë të jenë në burg.

Sipas SPAK, rezulton se nga ana e oficereve të policisë gjyqësore pranë Shërbimit për Çështje të Brendshme dhe Ankesat Tiranë, është paraqitur një material referues lidhur me faktin se një grup personash të cilët dyshohet se vepronin në kudër të grupit të strukturuar kriminal ne kryerjen e veprës penale të kultivimit të bimëve narkotike në disa zona te rrethit Skrapar.

LEXO EDHE:  Gjykata angleze dënon “agronomin” shqiptar  të kanabisit

Nga ana e policisë gjyqësore janë evidentuar një numër i madh personash, të cilët dyshohet se bashkëpunojnë me punonjës policie dhe me zyrtarë të tjerë lokal dhe në mënyrë të organizuar kanë mbjellë sasi të mëdha bimësh narkotike ne disa zona.

SPAK nënvizon gjithashtu se nga ana e policisë gjyqësore është dokumentuar fakti se në parcelat me bimë narkotike punojnë një numër i madh personash dhe shtetas të huaj kryesisht nga Lindja e Mesme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Përjashtohet oficeri që mbikëqyrte policët/ Duhet të hetonte drogën, por ishte vetë në kërkim për drogë

Publikuar

-

Nga

cna, lajme, kronike

Një tjetër skandal është shënuar në radhët SHÇBA, pasi një oficer që hetonte policët që shkelin ligjin, ishte vetë nën hetim nga autoritetet gjermane për drogë.

Specialisti i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, me inicialet S.M u përjashtua nga shërbimi pas informacioneve të mbërritura nga policia gjermane e cila konfirmoi që e kishte nën hetim për drogë.

Sipas raportimeve, për specialistin në fjalë autoritetet gjermane kishin lëshuar më herët edhe një urdhër ndalimi.



Ndërkohë, drejtori i shërbimit, Muhamet Rrumbullaku, i pyetur nga mediat në lidhje me skandalin, nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

LEXO EDHE:  Dëshmia e efektivit të “Shqiponjave”/ “Na urdhëruan të mos arrestojmë asnjë”

LEXO EDHE:  Dëshmia e efektivit të “Shqiponjave”/ “Na urdhëruan të mos arrestojmë asnjë”

Ditën e djeshme, SHÇBA njoftoi zyrtarisht se kishte rënë pre e një sulmi kibernetik në serverin qëndror të institucionit, por ngjarja mësohet se ka ndodhur 8 ditë më parë dhe është mbajtur  larg syrit të publikut.

Sipas SHÇBA, sulmi është parandaluar, por risku që informacione sensitive për policinë që shkelin ligjin apo bashkëpunojnë me krimin, mbetet i lartë dhe mund të kenë përfunduar në duar të pasigurta./Euronews

LEXO TE PLOTE

Kronika

Rrëfehet nëna e Esmeralda Filopatit, gruas që u vra nga ish-bashkëshorti në sy të 3 fëmijë

Publikuar

-

Nga

Dhuna ndaj grave në Shqipëri mbetet një plagë e madhe sociale në Shqipëri edhe pse ligjet për dhunën në familje janë forcuar.

Esmeralda Filopati është një prej rasteve ku dhuna përfundoi me vrasje, jo vetëm jetën e saj por edhe të vëllait. Motër e vëlla u ekzekutuan në oborrin e shtëpisë në Rrëshen nga ish-bashkëshorti i 33-vjeçares.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 25 shkurt 2020, ku Fatmir Kolecaj qëlloi me armë zjarri Esmeraldën dhe Vledison Filopatin. Tri vajzat e mitura kanë parë të gjithë skenën. Autori, pak orë pas ngjarjes i rrethuar nga RENEA vrau vetën në një banesë në Zejmen të Lezhës.

E ëma e Esmeraldës, Nusha Filopati, thotë se familjes së saj i ka ndodhur një tragjedi shumë e rëndë pasi ish-dhëndri i vrau në mes të shtëpisë vajzën dhe djalin.

“Më vrau vajzën dhe djalin në derë të shtëpisë ndërsa tre engjëjt prisnin nënën që të kthehej nga puna. Dola në oborr se mendova mos po shpërthenin fishekzjarrë dhe pashë dy fëmijët e mi të shtrirë në oborr pa i pasur borxh askujt”, tregon ajo.

Tri vajzat e mitura që tani po rriten jetime, pas rënies së figurës së të atit dhe vrasjes së nënës kanë nevojë për trajtim psikologjik.

“A të rënkoj për ata që kanë vdekur apo të qaj për fëmijët që po rris”, shprehet e moshuara, e cila përbetohet se do të kujdeset për to deri në vdekje.

Valentina Telhaj, psikologe thotë se jeta e tyre nuk është lehtë më që nga ngjarja. Atyre u është përmbysur çdo gjë dhe u duhet të fillojnë jetën pa prezencën e dy prindërve.

Gjyshja e tyre thotë se në ndihmë të fëmijëve nuk ka pasur asnjë psikolog dhe këtë rol ajo është përpjekur që ta kryejë vetë.

LEXO EDHE:  Shkodra “e mbuluar” nga droga/ Policia monitorim nga ajri

LEXO EDHE:  Gjykata angleze dënon “agronomin” shqiptar  të kanabisit



“Nuk ka ardhur psikolog për fëmijët, më shumë atë rol e kam bërë vetë. Tani vonë ka ardhur një psikologe te shkolla. U kam thënë që mami dhe daja janë engjëll në qiell dhe na shohin”, shprehet ajo.

Nusha Filopati tregon se dhuna në familjen e Esmeraldës kishte nisur shumë vite përpara. Ajo tregon se vajza kishte telefonuar në një rast djalin e madh për t’i treguar.

Aktin autori e kreu si hakmarrje për largimin e Esmeraldës nga shtëpia. 65-vjeçarja thotë se do të kujdeset për fëmijët deri ditën e fundit të jetës.

Gjyshja thotë se vajza e madhe që sot është 12 vjeçe ka përjetuar dhunën ndaj nënës së saj deri tek vrasja e saj. Ndërsa vajza e vogël është 7 vjeçe.

Përveç tragjedisë, familja ndodhet dhe në një gjendje të vështirë financiare. Gjysha thotë se vajzat kanë një pension prej 9 mijë lekë secila dhe 15 mijë lekë për djali që ka kujdestarinë e tyre.

Erinda Ballanca, Avokat i Popullit thotë se problemi thelbësor është se në Shqipëri kemi ende një kulturë që e pranon dhunën në familje në të gjitha llojet e formave.

“Ky lloj mentaliteti duhet të ndryshohet por kjo nuk vjen me ligje por me edukim dhe promovim të vlerave”, shprehet znj. Ballanca.

Helena Halilaj, pedagoge shprehet se dhuna lidhet me shumë faktorë duke nisur që nga pavarësia ekonomike e grave dhe vajzave. Ajo thotë se për shkak se shumë vajza janë rritur në mjedis të dhunshëm, ato falin episode dhune./euronews

LEXO TE PLOTE

Kronika

Prezantohej si i dërguari i ‘të fortëve’ për t’i marrë para/ Arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një 34-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit pasi akuzohet për kanosje e gjobvënie.

Mark Nikolli është prangosur në kuadër të operacionit “Pindesing”, pasi prezantohej si i dërguari i personave me precedentë të theksuar kriminal, të njohur gjerësisht nga publiku.

Nikolli i merrte në telefon dhe i kërcënonte duke u vendosur “gjoba” në emër të personazheve të njohur të botës së krimit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pindesing”.

Operacioni i zhvilluar nga Sektori i Hetimit të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Forcën e  Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë.

Prezantohej si lidhje e personave me precedent të theksuar kriminal dhe shtrengonte në anë të kanosjes për dhënien e pasurisë shtetas të ndryshëm, vihet në pranga 34-vjeçari.

Sekuestrohen një shumë e konsiderueshme parash dhe dy aparate celular që shërbenim për kryerjen e këtij aktiviteti kriminal.

LEXO EDHE:  Kryemadhi në panik/ Çfarë e lidh atë me KÇK?

LEXO EDHE:  Gjykata angleze dënon “agronomin” shqiptar  të kanabisit



Sektori i Hetimit të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Forcën e  Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune hetimore disajavore, zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Pindesing”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. N., 34 vjeç, banues me qira në Tiranë.

Ky shtetas, në kohë dhe periudha të ndryshme kohore, ka kanosur për dhënie pasurie shtetas të ndryshëm, konkretisht:

Më datë 01.09.2021, ky shtetas ka shtrenguar me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, shtetasin V.K.;

Më datë 16.09.2021, ky shtetas ka shtrënguar me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, shtetasin J.B.;

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE