Connect with Us

SKANDALI NË POLICI/ Ferdinand Mara dhe Krenar Gjokutaj të paaftë apo të korruptuar?

Aktualitet

SKANDALI NË POLICI/ Ferdinand Mara dhe Krenar Gjokutaj të paaftë apo të korruptuar?

Publikuar

-

Akuzohen për shpërdorim detyre/ SHÇBA shoqëron 5 punonjës policie në Korçë

Janë dy drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, njëri drejtor i qarkut të Korçës dhe tjetri shefi i Komisariatit, dy personazhe që kanë detyrën ligjore të drejtojnë dhe menaxhojnë, rendin dhe sigurinë, njëri në qytetin e Korçës dhe fshatrat, pra bashkinë dhe tjetri të gjithë qarkun.

Në fakt këta dy personazhe ose janë të paaftë ose janë të korruptuar dhe këtë do ta themi me argumentat që do të sjellim më poshtë.

Ferdinand Mara
Ferdinand Mara

Së pari në Korçë gjatë javës së fundit të dhjetorit të gjitha ambientet e biznesve kanë tentuar të zhvillojnë aktivitetet e tyre në kohën e pandemisë. Shumë prej tyre kanë qenë të mbyllura, pra kanë respektuar oraret ndërsa të tjerë kanë vazhduar aktivitetin. Policia ka konstatuar vetëm dy apo katër dhe këtu është mbyllur historia.

Ato që janë konstatuar janë shkruar, publikuar në media apo janë denoncuar publikisht nga ish kryeministri Sali Berisha dhe më pas policia ka shkuar i ka mbyllur e i ka vënë gjobën përkatëse, por edhe këtë në formë të diferencuar.

Ferdinand Mara është denoncuar edhe më parë në CNA.al, këtë herë po sjellim edhe Krenar Gjokutajn, njeriun i cili pak kohë më parë me një komision gjobiti me 50 milionë lekë disa të rinj korçarë për një protestë, për shkak se zhvilluan tubime në kohën e Covid. Ndërkohë, të premten dhe të shtunën në mbrëmje me dhjetëra lokale në qytetin e Korçës përfshi këtu edhe “Pub Republikën” i cili njihet si lokali në pronësi të vajzës së Ben Blushit, kanë zhvilluar aktivitetin deri pas orëve të mesnatës. Kështu ka ndodhur edhe përpara vitit të ri, edhe natën e Krishtlindjeve dhe u denoncua me fakte e video. Kjo nuk ka ndodhur vetëm në këtë ambient, por edhe në shumë ambiente të tjera.

Por marrim shembull “Pub Republikën” pasi janë publikuar video, foto dhe fakte ekskluzive të pakontestueshme për të cilat policia tha se kishte vendosur njëherë gjobë. Por, edhe gjoba ishte e diferencuar pasi të rinjtë gjobiteshin 50 milionë kurse një ambient biznesi ku ishin mbledhur 200 vetë, vetëm 10 milionë. Kjo ende nuk është provuar, është thënë vetëm në një njoftim për shtyp edhe pse CNA.al ka kërkuar në mënyrë të vazhduar që policia e shtetit të publikojë gjobën, kjo nuk ka ndodhur.

Krenar Gjokutaj
Krenar Gjokutaj

Pa folur për gjoba të tjera që duhet të vendoste edhe për ngjarjet më të rënda që kanë ndodhur në ato ambiente ku policia është shmangur duke u justifikuar se raportimet e dhëna nuk kanë qenë të vërteta. Dy ditë më parë Brryli Broadway nxorri një foto, e publikuar edhe nga ish kryeministri Berisha, qytetarët dhe personat që shkojnë nga Tirana për fundjave në Korçë, mund tju raportojnë me dhjetëra lokale, ambiente, biznese që qendrojnë hapur të cilët kryesisht thonë se e kanë zgjidhur me policinë.

LEXO EDHE:  Pa maska dhe jashtë gjatë orarit të ndaluar të lëvizjes/ Gjobiten mbi 400 qytetarë

Në Korçë dy janë personat që drejtojnë! Shefi i Komisariatit, Krenar Gjokutaj që vendos gjoba 50 milionë lekëshe për protestues të rinj që kanë të drejtën e tyre civile dhe qytetare të reagojnë dhe me 10 milionë lekë lokalet e VIP-ave, gjoja në fakt, sepse ende nuk është publikuar. Ndonjë biznes tek-tuk të cilit i kanë shkuar pas denoncimeve të bëra publike jo se nuk e kanë ditur.

Bizneset janë në mes të Korçës dhe nuk respektojnë asnjë orar, shkelin ligjin dhe këtë e bëjnë me marrëveshje me policinë. Siç e theksuam edhe më lart shumë thonë që e kanë zgjidhur me policinë. Tarifat janë të ndryshme, sipas ambienteve, orareve që do të punohet dhe këtë e mëson rëndom nga uniformat blu në Korçë. Ky është rasti që konfirmon qartësisht se dy drejtuesit e policisë, ose janë të korruptuar ose janë të paaftë. Pra duhet ikin dhe të zëvendësohen me persona të cilët marrin përgjegjësi ligjore, nuk kanë frikë të mbyllin lokalet e “vip-ave” dhe tu vendosin gjoba për të respektuar ligjin pasi përpara tij janë të barabartë. Por, nuk mund të ndodhë kështu, as me Krenarin as me Ferdinandin të cilët zhgrryhen në këto ambiente dhe i përdorin edhe për të qendruar vetë deri në orët e vona pas mesnate.

CNA.al do të vazhdojë ta ndjekë këtë fenomen në qytetin e Korçës për ta sqaruar njëherë e mirë se çfarë ndodh me dy drejtuesit e lartë të policisë të cilët nuk po zbatojnë ligjin, por nuk po bëjnë as Maliqin. Mesa duket uniforma dhe detyra që kanë po i nxjerr zbuluar. Rastet e mësipërme po tregojnë thjesht dhe vetëm se duhet të ngremë një pyetje: Janë të paaftë apo janë të korruptuar? Gjithësesi koha dhe faktet që do të sjellë CNA.al çdo ditë do të tregojë se si qendron e vërteta./CNA.al

https://www.cna.al/2020/12/26/policia-e-korces-zhytet-ne-korrupsion-apo-e-trodhi-blushi/

https://www.cna.al/2020/12/25/foto-video-ekskluzive-policia-mbyll-lokalin-e-ben-blushit/

https://www.cna.al/2020/12/24/video-skandali-shqiperia-ne-karantine-lokali-i-ben-blushit-ne-korce-ben-gjemen/

https://www.cna.al/2020/12/26/ca-te-nenes-e-ca-te-njerkes-policia-gjobit-50-milione-qytetaret-dhe-vetem-10-milione-blushin/

https://www.cna.al/2020/12/26/bomba-shendetesore-naten-e-krishtlindjes-policia-gjobit-lokalin-e-blushit/

https://www.cna.al/2020/12/25/skandali-lokali-i-blushit-bombe-shendetesore-qeveria-asnje-mase/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Nga Artan Hoxha/ Një përgjigje e detyruar dhe historia e kasetës së 21 janarit, për të cilën Bolino gënjeu dje paturpësisht!

Publikuar

-

Nga

Nga Artan Hoxha/ Një përgjigje e detyruar dhe historia e kasetës së 21 janarit, për të cilën Bolino gënjeu dje paturpësisht!

Kisha vendosur të mos merresha më me të, sepse më kishte futur aq miq, botues, biznesmenë, politikanë që të heshtja (ti e di Bollino që une i ruaj provat dhe faktet, mesazhet dhe telefonatat, kompromiset që bën lart e poshtë në këmbim të heshtjes sime).

Fiks pas 10 vitesh nga masakra e 21 janarit 2011, ish-administratori i News24, italo-shqiptari, Karlo Bolino, u shfaq në televizionin e tij, me një variant të ri të asaj ngjarje. Në fakt nëse i ndjek reagimet e Bolinos gjate çdo 21 janari te viteve te fundit, gjithnje sjell nje version te ri te ngjarjes, identike si bente ish-kryeministri Berisha pas 21 janarit, kur sajonte planin A, Planin B dhe pastaj planin C te puçit.

Versioni  solli këtë herë Bolino, ua kalonte edhe denoncimeve te “qytetarit digital”. Më teper se me mosndeshkimin e vrasesve dhe urdheruesve të 21 janarit, ai u mor pikerisht me gazetarin qe denoncoi me ze dhe me figure vrasjet e shteterore te Berishes.

Po pse kaq zell, nga nje “korife” i medias shqiptare, të harxhonte kaq shume kohe televizive me nje gazetar të thjeshtë?! Çfarë sikleti kishte kete radhe Karlo, qe u shfaq fiks si personazhi Avdi Mamani te filmi “Gjeneral Gramafoni”, i cili dilte çdo dite në sofatin e shtepise me një shkop të ri të gdhendur me simbole te ndryshme?

Për më tepër pas 10 vitesh, Bollino u kujtua të bente scoop-in e jetes, që për pak ia kishte fshehur ne xhep një gazetar. Dhe si Zeusi, kishte lëshuar rrufe-fermanin e tij nga gadishulli Apenin, përtej detit Adriatik, ne nje lagje te humbur periferie te Tiranes, me emrin Shkoze.

Pasi trillon, sajon, genjen, manipulon, harron qe gjithe stafi i News24 me 21 janar 2011, eshte ende gjalle. Harron se ka pas deshmitare, me dhjetera gazetare, montazhiere, moderatore, shofere, madje dhe prokurore te cilet ate mbremje te vone janari pane me syte e tyre cfare ka ndodhur.

Por shqiptaret, dhe me pas mediat e mbare globit, e pane “me ze dhe me figure”, se kush e “nxori kaseten nga xhepi”, dhe denoncoi krimin shteteror te 21 janarit. Ky eshte fakt Karlo.

Fakt qe as ti dhe askush tjeter nuk e dinit deri ne oren 23:00 te mbremjes se çfare kishte ajo kasete. Sepse ndryshe do ta zhduknit, ashtu si paturpesisht zhduket filmimin e kryer nga protestuesi i vrare i 21 janarit Hekuran Deda, me celularin e tij.

Po, po e zhduket madje duke e fshire fare nga arkiva, dhe duke me detyruar qe ta publikoja dy dite me vone ne emision Top Story ne Top Channel te gazetari Balla.

Ishte filmimi i bere me celularin qe u pergjak nga gjaku i Hekuran Dedes mbi bulevard.

Gjithsesi rendesi ka qe kaseta doli ne kohen e duhur dhe e beri punen e vet. E ndryshoi rrjedhen e ngjarjeve. Sepse nese ti apo zinxhiri yt do ta dinit se çfare pamjesh kishte ajo kasete nuk do ma kishit lene mua, por do ta merrnit vete gjithe zell “lavdine”.

Por çuditerisht ata qe dalin sot pas pilafit dhe rrahin gjoksin, ate mbremje u fshehen si minjte neper skuta dhe prisnin furtunen e Berishes.

Pasditen dhe mbrëmjen e 21 janarit 2021, isha i angazhuar në disa televizione si i ftuar në lidhje me 10 vjetorin e kësaj ngjarje. Për këtë shkak nuk kisha mundësi të shihja çfarë po jepej paralelisht ne ekranet e tjera.

Diku afër mesnatës, një miku im, më nisi një lajm të botuar në një portal. Më pas më nisi linkun ku një ish-gazetar italiano-shqiptar, i kthyer gjatë viteve të fundit në një biznesmen në disa aktivitete përfshirë dhe median kishte komentuar në lidhje me protestën e 21 janarit të vitit 2011. Lajmin e portalit dhe videon e emisionit e kam parë vetëm gjatë paradites së djeshme.

Fillimisht kujtova se kjo do të ishte ndonjë shaka që ma bënte ndonjë nga kolegët. Por më pas në videon e emisionit pashë ish-administratorin e Gazeta Shqiptare dhe News24 deri në majin e vitit 2011, Karlo Bolino, që kishte vendosur me titra të mëdha mbi ekranin e medias së tij, se do tregonte për herë të parë, të vërtetën e videos së 21 janarit.

Heu thashë, çfarë ka bërë vaki?!

Por më pas pashë italianin e natyralizuar në shqiptar, të fliste përçartë dhe të tregonte çudira që më parë nuk kishte guxuar t’i thoshte as Sali Berisha.

Së pari, ai kishte stisur një intervistë në televizionin e tij, në formën e një rrëfimi. Por çuditërisht moderatori përballë tij, ishte pikërisht gazetari që kishte qenë live në transmetim gjate orëve tragjike të 21 janarit 2011, dhe që kishte mbuluar më pas edhe tentativën kriminale të ish-kryeministrit Berisha për të fshehur të vërtetën e asaj që kishte ndodhur.
Bolino, që thoshte se gjatë 21 janarit kishte qenë në shtëpinë e tij në Bari, i tregonte moderatorit që kishte transmetuar drejtëpërdrejtë protestën se çfarë kishte ndodhur!

Më tej struktura e emisionit ishte organizuar në atë formë, që gjatë pjesës më të madhe të emisionit të sulmohesha unë personalisht.
Madje të akuzohesha paturpësisht pikërisht pse bëra atë që duhej bërë me 21 janar 2011.

Aq i sëkëlldisur ishte i intervistuari, sa harroi që emisioni jubilar për 10 vjetorin e 21 janarit, duhej ti kushtohej ish-kryeministrit Berisha dhe premtimit të pambajtur të kryeministrit Rama për tetë vite me radhë.

Por në fakt objektiv i emisionit rezultoi, një sulm personal ndaj meje dhe tjetërsimi, apo manipulimi i të vërtetës së videos së 21 janarit.

Fiks pas 10 vitesh, ish-administratori Bolino, po manipulonte të vërtetën, duke bërë atë që kishte bërë Berisha pasditen dhe mbrëmjen e 21 janarit.
Në fakt pak e habitshme që Bolino dhe Berisha u bënë në një mendje pas 10 vitesh. Ndryshimi i vetëm ishte se Berisha më dërgoi zarfin me plumba në banesën time pas 21 janarit, ndërsa Bolino po me dërgonte një zarf “me plumba virtuale”, për të më kërcënuar tashme mediatikisht.

Ndërsa Berisha një ditë pas masakrës më cilësoi “një çakall tjetër”, Karlo avancoi më tej duke më akuzuar se unë kisha dashur të fshihja apo të zhdukja pikërisht videon që publikova.
Po si është e vërteta e asaj dite.
Karlo Bolino nuk ndodhej fare në Tirane, pasi ndodhej në Bari si drejtues i një gazete lokale atje.

Në drejtimin e televizionit në Tiranë si drejtor informacioni ishte Ilir Babaramo. Pra unë jo vetëm që nuk komunikoja fare, po fare me administratorin Karlo, por nuk kisha as mundësi për ta bërë një gjë të tillë gjatë asaj dite. Të gjithë në redaksi e mbajnë mend se unë përdorja një telefon të vjetër të markes Samsung, prodhim i fillim-viteve 2000, pikërisht të njejtin telefon që prokuroria e krimeve të rënda ma sekuestroi mesnatën e 15 shtatorit 2016, kur prokuroret e bindur të Berishës menduan të më shoqëronin live nga studiot e emisionit Opinion.

LEXO EDHE:  Tiranë/ Gjermania vijon ndihmat humanitare kundër pandemisë

LEXO EDHE:  Shkeli orën policore/ Dhunohet keq nga uniformat blu i riu në Mitrovicë

Ky aparat nuk kishte as internet, dhe asnjë lloj tjetër komunikimi përveç bisedave telefonike dhe ndërkohë funksiononte dhe si radio për të dëgjuar kanalet radiofonike shqiptare. Pra nëse nuk më telefonoje nuk kishe asnjë shans të komunikoje me mua.

Gjate ditës të 21 janarit, nga mëngjesi deri pas mesnate, unë nuk kam patur asnjë komunikim, jo vetëm me Karlon, por as me drejtorin e informacionit të News24, as me redaktorët, as me gazetarët. Pra askush nuk ka komunikuar me mua atë ditë nga zinxhiri komandues i News24.

Së dyti, ishim në vitin 2011 kur rrjetet sociale dhe komunikimi ndërkombëtar nuk ishte si sot. Karlo komunikonte me vartësit e tij me messenger të jashtëm. Ndërkohë të gjithë në News24 dhe Gazeta Shqiptare e dinë se unë nuk kam patur kurrë messenger të jashtëm në kompjuterin tim.

Karlo gënjen paturpësisht kur thotë se mua më kishin caktuar një detyrë gjatë protestës nga redaksia, në 21 janar dhe se unë duhej të përmbushja detyren.

Në atë kohe unë realizoja emisionin XHUNGEL, dhe merreshe në terren vetëm me ndonjë temë speciale apo ekskluzive.

Në 21 janar 2011, unë praktikisht nuk kisha asnjë detyrë ngarkuar nga News24 dhe asnjë komunikim me zinxhirin komandues të tij. Zero. Kam dalë në protestë si qytetar i thjeshtë. Kam patur me vete, një orë dore që shërbente edhe si telefon edhe si kamera e fshehtë.

Ndërkohë kam patur edhe një kamera dore, me të cilën kam bërë filmime që doja t’i përdorja për emisionin tim. Protesta është zhvilluar ditën e premte, emisioni XHUNGEL transmetohej ditën e hënë.

Kam shkuar dy orë para protestës, kam parë dhe filmuar vendosjen e policisë, të trupave të Gardës dhe të kamerave të medias. Pasi kam studiuar ku ishte pozicioni më i mirë, jam vendosur në ballkonin e katit të katërt midis dy kullave binjake.
Afro 4-5 metra në të majtën time, është vendosur kameramani Ervin Daja dhe pranë tij kamerat e Ora News, Vizion Plus etj.

Gjate 4 orëve të protestës, nuk patur asnjë komunikim dhe asnjë lidhje me News24. Kjo dëshmohet nga arkiva e Neës24 dhe nga tabulatet e telefonit tim që vazhdon të jete i sekuestruar në prokurori që nga viti 2016.

Kam parë nga pozicioni ku isha, më i miri i mundshëm, pasi unë u ngjita aty shumë kohë para protestës, se si kanë ndodhur ngjarjet. Pra kam parë me sy të lirë si janë kryer vrasjet dhe kisha bindjen e plote se vrasjet i kreu Garda e Republikës. Madje kisha bindjen që vrasjet i bëri skuadra speciale, pasi unë isha atë ditë një nga reporterët më të vjetër të kronikës në terren dhe i dalloja qartë shërbimet e Gardës, nga uniforma, nga paimi personal, nga armatimi dhe nga pozicioni ku ishin vendosur.

Pikërisht ky fakt më ndihmoi të kuptoj qartë se çfarë ndodhi.

Pasi ka mbaruar protesta dhe policia mori nën kontroll sheshin kam zbritur nga kullat, kam komunikuar me kameramanët Ervin Daja dhe të ndjerin Armand Hallvaxhiu, të cilët kishin pozicionet më të mira për të mbuluar ngjarjen. Gjatë bisedës me ta u kam kërkuar nëse e kishin kapur momentin kur kanë ndodhur vrasjet.

Vini ishte në pozicion dominues në lartësi, por pak diagonal me hyrjen nga Bulevardi të kryeministrisë, ndërsa Mandi ishte i pozicionuar poshtë zyrave të kryesisë së kuvendit dhe përballë me derën e kryeministrisë.
Karlo me intervistën e tij thotë se kamerat punonin me memori-kartë, dhe harron që në atë kohë në kishim kamera me kaseta mini-DV 60 minutëshe.

Gjatë transmetimit live, kamerat çonin sinjal direkt në televizion. Pra unë e dija se çdo pamje e transmetuar nga Vini dhe Mandi kishte shkuar në News24. Pas protestës kujtoj se Vin Dajën e kam pyetur nëse e kishte kapur momentin e vrasjes së personit te dera e bulevardit të kryeministrisë, sepse ne nuk e dinim që ai ishte Ziver Veizi.

Vini më ka thënë që duhej ta kishte kapur dhe se ndodhej nga fundi i kasetës diku nga minuta 54-56. Ndërsa Mandi më tha që nuk ishte i sigurtë, por me sy të lirë e kishte pare momentin kur Ziver Veizi kishte rënë në tokë. Edhe Mandi më tha se duhej të kontrolloja nga fundi kasetës.

Pra unë po i merrja kasetat me pamjet bruto, dhe këtë e kisha praktikë pune pas çdo ngjarje, për ti përdorur më pas, në emisionin Xhungël, sepse ndryshe do të më duhej ti gjeja në arkiv.

Aty jam ndarë me kameramanët dhe kam vazhduar të ndjek zhvillimet në terren sepse në Bulevard kishin dalë mjetet e Blinduara të repartit special RENEA.

Praktikisht unë kam kujtuar se vrasjet janë transmetuar nga televizioni im dhe nga mediat e tjera, sepse ishin aq hapur dhe sheshit sa më dukej e pabesueshme të mos i kishin filmuar.
Së dyti duke qenë në terren, nuk kisha mundësinë të shikoja se çfarë transmetohej në media pas protestës.

Së treti, askush nga stafi i News24 nuk më kontaktoi, sepse praktikisht në terren televizioni kishte gjithë reporterët e terrenit, të kronikës, politikës, madje dhe të sociales.
Unë kam vazhduar të ndjek zhvillimet mbrapa kryeministrisë sepse mora vesh që Berisha nuk ishte larguar ende nga godina, dhe se pas saj kishin ardhur disa grupe kriminale, me militantë të Berishës të armatosur.

Gjë të cilën e konfirmova sepse i pashë me sytë e mi, dhe ishin pak a shumë e njëjti kontigjent që Berisha kishte përdorur në ngjarjet e 14 shtatorit 1998 kur tentoi të bënte grusht shteti./Marrë nga Gazeta Dita

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bolino si ‘Gjeneral Gramafoni’/ Artan Hoxha e ‘nxjerr zbuluar’, si manipuloi të vërtetën e videos së 21 janarit

Publikuar

-

Nga

Bolino si ‘Gjeneral Gramafoni’/ Artan Hoxha e ‘nxjerr zbuluar’, si manipuloi të vërtetën e videos së 21 janarit

Gazetati investigativ, Artan Hoxha ka nxjerrë zbuluar botuesin Karlo Bolino ku në një rrëfim të gjatë, tregon se si tentoi të manipulojë të vërtetat e 21 janarit.

Në një rrëfim të gjatë për gazetë Dita, Hoxha shkuar se Karlo do ta zhdukte kasetën, siç zhduku filmimin nga celulari i përgjakur i Hekuran Dedës”.

Kisha vendosur të mos merresha më me të, sepse më kishte futur aq miq, botues, biznesmenë, politikanë që të heshtja (ti e di Bollino që une i ruaj provat dhe faktet, mesazhet dhe telefonatat, kompromiset që bën lart e poshtë në këmbim të heshtjes sime).

Fiks pas 10 vitesh nga masakra e 21 janarit 2011, ish-administratori i Neës24, italo-shqiptari, Karlo Bolino, u shfaq në televizionin e tij, me një variant të ri të asaj ngjarje. Në fakt nëse i ndjek reagimet e Bolinos gjate çdo 21 janari te viteve te fundit, gjithnje sjell nje version te ri te ngjarjes, identike si bente ish-kryeministri Berisha pas 21 janarit, kur sajonte planin A, Planin B dhe pastaj planin C te puçit.

Versioni  solli këtë herë Bolino, ua kalonte edhe denoncimeve te “qytetarit digital”. Më teper se me mosndeshkimin e vrasesve dhe urdheruesve të 21 janarit, ai u mor pikerisht me gazetarin qe denoncoi me ze dhe me figure vrasjet e shteterore te Berishes.

Po pse kaq zell, nga nje “korife” i medias shqiptare, të harxhonte kaq shume kohe televizive me nje gazetar të thjeshtë?! Çfarë sikleti kishte kete radhe Karlo, qe u shfaq fiks si personazhi Avdi Mamani te filmi “Gjeneral Gramafoni”, i cili dilte çdo dite në sofatin e shtepise me një shkop të ri të gdhendur me simbole te ndryshme?

Për më tepër pas 10 vitesh, Bollino u kujtua të bente scoop-in e jetes, që për pak ia kishte fshehur ne xhep një gazetar. Dhe si Zeusi, kishte lëshuar rrufe-fermanin e tij nga gadishulli Apenin, përtej detit Adriatik, ne nje lagje te humbur periferie te Tiranes, me emrin Shkoze.

Pasi trillon, sajon, genjen, manipulon, harron qe gjithe stafi i Neës24 me 21 janar 2011, eshte ende gjalle. Harron se ka pas deshmitare, me dhjetera gazetare, montazhiere, moderatore, shofere, madje dhe prokurore te cilet ate mbremje te vone janari pane me syte e tyre cfare ka ndodhur.

Por shqiptaret, dhe me pas mediat e mbare globit, e pane “me ze dhe me figure”, se kush e “nxori kaseten nga xhepi”, dhe denoncoi krimin shteteror te 21 janarit. Ky eshte fakt Karlo.

Fakt qe as ti dhe askush tjeter nuk e dinit deri ne oren 23:00 te mbremjes se çfare kishte ajo kasete. Sepse ndryshe do ta zhduknit, ashtu si paturpesisht zhduket filmimin e kryer nga protestuesi i vrare i 21 janarit Hekuran Deda, me celularin e tij.

Po, po e zhduket madje duke e fshire fare nga arkiva, dhe duke me detyruar qe ta publikoja dy dite me vone ne emision Top Story ne Top Channel te gazetari Balla.

Ishte filmimi i bere me celularin qe u pergjak nga gjaku i Hekuran Dedes mbi bulevard.

Gjithsesi rendesi ka qe kaseta doli ne kohen e duhur dhe e beri punen e vet. E ndryshoi rrjedhen e ngjarjeve. Sepse nese ti apo zinxhiri yt do ta dinit se çfare pamjesh kishte ajo kasete nuk do ma kishit lene mua, por do ta merrnit vete gjithe zell “lavdine”.

Por çuditerisht ata qe dalin sot pas pilafit dhe rrahin gjoksin, ate mbremje u fshehen si minjte neper skuta dhe prisnin furtunen e Berishes.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dokumenti/ Përgjimet e Mafies italiane në Tiranë: Më ka telefonuar këshilltari i presidentit. Do prezantoj dhe vete Metën!

Publikuar

-

Nga

DOKUMENTI/ Përgjimet e Mafies italiane në Tiranë: Më ka telefonuar këshilltari i presidentit. Do prezantoj dhe vete Metën!

Një operacion i finalizuar pak ditë më parë në Itali nën emrin e koduar “Basso Profilo” ka çuar në marrjen si te pandehur të 50 personave, mes tyre biznesmen italian e shqiptar, ish-drejtues të lartë te Guardia di Finanzas, por në dosje përmenden edhe eurodeputet italian. Të gjithë të akuzuar për lidhjet e tyre me mafian kalabreze, Ndrangheta.

Në vendimin e Gjykatës së Catanzaros, siguruar nga Vizion Plus, flitet qartë për interesat e këtyre personave në Shqipëri, më qëllimin e shtrirjes se aktivitetit në ndërtim, veç fasonerisë, ku tashmë kishin arritur të finalizonin edhe disa marrëveshje me Master Chef Albania.

Ne dosje përmendën dhe shume emra politikanesh dhe zyrtaresh te larte shqiptare, gjithsesi mbetet e paarte nëse ata lidhje direkt apo janë përmendur mes personave për te rritur besueshmërinë e për te treguar rrjetin e njohjeve te tyre.

E ne këtë kontest, nje prej emrave te përmendur është dhe ai i Presidentit te Republikës Ilir Meta, nga ish-zyrtari i Guardia Di Finazas Ercole D’Alessandro gjate një bisede me sekserin e Ndragetas, Antonio Gallo, me 23 shtator 2017, raporton Vizion Plus.

D’ALESSANDRO Ercole:  Kupton? Sepse nuk dua që të tjerët ta marrin vesh atë se çfarë po bëj. Duhet ta dish vetëm ti atë se fare po bëj, sepse nëse nesër te prezantoj Presidentin e Republikës te Shqipërisë, ta prezantoj ty, nuk ja prezantoj Tomasso Bruttos e as Saverio Bruttos. U shpjegova

Me 23 mars 2018, sipas vendimit te Gjykatës se Catanzaros qe disponon Vizion Plus, përmendet emri i Ilir Kullës, këshilltarit të Presidenti Ilir Meta, në një tjetër bisedë mes Gallos dhe D’Alessandros, ku ky i fundit pretendon se është duke i caktuar një takim me Prokurorin e Përgjithshëm të antimafias:

D’ALESSANDRO Ercole: Tani që jemi atje, më të vërtetë, më ka telefonuar Kulla, që është presidenti.  Ky, Ilir Kulla, Këshilltar i Presidentit te Shqipërisë. Mund të informohesh. Në Itali me Presidentin, mbërrijnë në Romë. Tani po marr një takim me ke?” Me Cafier De Rahon. Do të takohet me Cafier De Raho. E kupton. Por sinqerisht, të shkosh dhe të punosh për Tomasso Brutton… jo

I kontaktuar nga Vizion Plus lidhur me përmendjen e emrit te tij ne kete pasazh te dosjes, Ilir Kulla u shpreh:

Nuk kam asnjë koment. Njoh gruan e atij zotërisë, që është mjeke në Romë dhe është nga Shkodra. Më ka asistuar mua dhe familjarët e mi në Romë për probleme shëndetësore. Për të tjerat nuk kam asnjë koment, asgjë për të thënë.

Në dosjen, se ciles i referohet Vizion Plus, figuron dhe një tjetër shqiptar, Eno, i cili në përgjimet e datës 22 maj 2017, përmendet nga Antioni Gallo si bashkëshort i shefes se kabinetit të një zyrtari të lartë.

LEXO EDHE:  Shkeli orën policore/ Dhunohet keq nga uniformat blu i riu në Mitrovicë

LEXO EDHE:  Shkeli orën policore/ Dhunohet keq nga uniformat blu i riu në Mitrovicë

Antonio Gallo: Ne këtë pikë, nëse ma konfirmon, do të dëgjohem me Enon. Te shohim çfarë dokumentesh duhen. Gruaja është shefe e kabinetit e Presidentit, njeri i respektuar.  Ndërsa, ministri i punëve publike, s’më kujtohet si e ka emrin, por është afër politikes, është një djalë që punon, operativ. E ka bërë këtë punë në të shkuarën me Kuesturën e Lumazias, pastaj mbeti në mes

Eno përmendet sërish në një tjetër bisedë po të Antonio Gallos, këtu i përmendur si bashkëshorti i shefes së kabinetit të Presidentit te Rajonit, term ky qe mbetet për tu verifikuar.

Gallo thotë së është duke shkuar në rrugën e tij dhe ka shqiptarin e tij (Eno) që bën gjithçka. “Nuk është së unë shkoj atje dhe më lënë të hy, gruaja (e shqiptarit Eno) punon si shefe e kabinetit Presidentit të Rajonit.

Përgjimet e prokurorisë, të pranuara edhe nga gjykata, nënvizojnë interesat shumë milionëshe në ndërtimin e kullave si dhe paratë që duheshin paguar dhe këtu përmendet personi me emrin Niku.

Antonio Gallo thoshte se shqiptarët, përfshi edhe këtë Nik po kërkonin fonde për ndërtimin e disa gradaçelave në një lagje të mirë të Tiranës. Larussa ishte mbajtur në errësirë ​​nga D’Alessandro ndërsa Gallo tregoi çdo detaj të operacionit. Ai tha se do të vinin në Itali disa shqiptarë për të diskutuar se si të “paketojnë” tenderin për të siguruar fitoren, gjithashtu shtoi se këta kishin kërkuar një pagese prej 20% të kontratës për t’u paguar menjëherë “cash”.

Në vendimin e gjykatës qe departamenti i informacionit te Vizion Plus ka mundur te siguroje tregohen edhe detaje mbi rolin kryesor që kishte shqiptari i i quajtur Nik.

Gallo  gjithashtu tha që shqiptari Nik ishte një person i besuar që kishte zbuluar shumë hile për të ulur kostot përmes një kompanie konsulencë të vendosur në Itali. Larussa tha se ishte i gatshëm për të lëvizin në Shqipëri me Gallon për të diskutuar këto detaje duke thënë se ai është i hapur sepse mund t’i interesoje një Fondi te huaj: “Unë kam fondin që mund të investojë në këto gjëra … ekziston një fond në pasuri të paluajtshme anglez … d.m.th … ai është amerikan por është i vendosur këtu në Londër për Evropën … e cila quhet “fortress investment group”… i cili u përket hebrenjve dhe ata i bëjnë këto aktivitete “

Gjykata e Catanzaros ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 13 nga të akuzuar, 35 të tjerë në “arrest shtëpie”, mes tyre dhe shqiptar Henrik Baci, ndërsa për shqiptaren tjetër pjese e kësaj dosje Odeta Hasaj është vendosur masa detyrim paraqitje./Vizion Plus

LEXO TE PLOTE