Connect with Us

Shkëlqim Mustafa në lupën e vettingut/ KPP ngre pikëpyetje për automjetin 35 mijë eurosh dhe apartamentin

Vetingu

Shkëlqim Mustafa në lupën e vettingut/ KPP ngre pikëpyetje për automjetin 35 mijë eurosh dhe apartamentin

Publikuar

-

Gjyqtari Shkëlqim Mustafa i Gjykatës së Apelit të Tiranës u përball të hënën më 11 janar me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK në të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut kryesohet nga Roland Ilia, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Genta Tafa Bungon. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Tomçi Petkoviç. Shkëlqim Mustafa e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 si prokuror në Gjirokastër, pozicion që e ka mbajtur deri në 98-ën. Po atë vit është emëruar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, ku e ka ushtruar detyrën deri në vitin 2010. Në vitin 2010, Mustafa u transferua si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa prej vitit 2013 e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Problemet për pasurinë Komisioni konstatoi një sërë problemesh për një apartament me sipërfaqe 126 m2 të ndodhur në një pallat në rrugën “Bardhok Biba” në Tiranë, pasuri të cilën Mustafa e ka pasqyruar për herë të parë në deklaratën veting. Sanxhaktari sqaroi se subjekti ka deklaruar se ka lidhur kontratë premtim- shitje për blerjen e apartamentit nga shtetasi B.N dhe se i ka dhënë atij shumën 28 mijë euro. Nga hetimi ka rezultuar se gjyqtari Mustafa i ka dhënë një hua prej 38 mijë eurosh shtetasit B.N. në vitin 2010 me afat 2 vjeçar. Sipas KPK-së, gjyqtarit i është kthyer prej huamarrësit vetëm vlera 10 mijë euro. Sanxhaktari tha se subjektit i janë kërkuar shpjegime se përse huaja nuk është shlyer brenda afatit të përcaktuar. Nga hetimi ka rezultuar se Mustafa dhe B.N. e kanë përpiluar kontratën e huamarrjes një vit pasi është dhënë vlera. Sipas Komisionit, subjekti ka sqaruar se i ka dhënë shtesit B.N. shumën 28 mijë euro, që përfaqëson vlerën e pakthyer të huasë, si pagesë fillestare për apartamentin dhe se vlerën tjetër do ta shlyejë me kredi kur të hipotekohet në emrin e tij. Në seancë u tha se gjyqtari Mustafa ka deklaruar se jeton në këtë apartament prej vitit 2011, por se nuk ka një marrëveshje ku të jetë përcaktuar se sa është çmimi i apartamentit. Sanxhaktari pohoi se Mustafa nuk e ka deklaruar posedimin e kësaj pasurie gjatë periudhës 2012-2016 dhe detyrimin ndaj B.N, si dhe se nuk e ka pasqyruar si adresë banimi. Sipas Sanxhaktarit, apartamenti rezulton ende në pronësi të shoqërisë ndërtuese për shkak të konfliktit që ka pasur me shitësin B.N., i cili ka qenë një prej bashkëpronarëve të truallit ku është ndërtuar pallati. Bazuar në të dhënat se subjekti posedon një apartament prej 126 m2, ndërkohë që pasuria e pretenduar e shitësit B.N. është 108 m2, Komisioni ngre dyshime se Mustafa zotëron një pasuri tjetër që nuk i dihet origjina. Sanxhaktari bëri me dije se në ngarkim të B.N. ishin gjykuar tre çështje civile dhe një proces penal, ku përfshihej edhe apartamenti në fjalë që rezulton i ngrirë si pasuri. Mustafa tha në seancë se kishte sqaruar edhe më parë se me B.N. njihej që prej vitit 1990 kur kishte qenë student dhe se kishin lidhur me pas shoqëri. Ai shtoi se me huamarrësin kishte kryer një akt noterial për blerjen e një apartamenti që ai zotëronte në kryeqytet dhe se e kishte deklaruar këtë fakt në vitin 2011 pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave, ILDKPKI. “I kam marrë 10 mijë euro për shpenzime shëndetësore për bashkëshorten time dhe për mobilimin e apartamentit,” pohoi Mustafa dhe shtoi se kishin rënë dakord që vlera tjetër 28 mijë euro e huasë, të përfaqësonte pagesën fillestare për blerjen e apartamentit në rrugën “Bardhok Biba” në Tiranë. “Marrëveshja jonë është e bazuar në 2 akte që kanë qenë të ekspozuara pranë ILDKPKI”, deklaroi Mustafa dhe theksoi se bëhet fjalë për të njëjtin apartament dhe jo për dy. “Në atë kohë lindën konfliktet midis mikut tim B.N. që ishte një prej katër bashkëpronarëve të tokës. Firma i futi në konflikt duke u thënë ‘ti ke më shumë se tjetri,’’ sqaroi Mustafa. Sipas tij, për shkak të konfilktit të pazgjidhur nuk pasqyroheshin në dokumentacion sipërfaqet shtesë të përbashkëta. “Ne nuk e zotërojmë hipotekën tonë për shkak të rrëmujës së krijuar, por ansjëri nuk është pa shtëpi. Është jashtë vullnetit tim pse nuk kam avancuar me aktet e tjera noteriale,” pohoi Mustafa dhe pretendoi se kishte qenë transparent. Ai shtoi se kishte pasiguri se cili do të ishte shitësi i apartamentit dhe se familja N. e kishte të pamundur të vepronte për një pasuri të ngrirë. Mustafa këmbënguli se kishte jetuar gjatë gjithë viteve në të njëjtën banesë dhe se nuk zotëronte sipërfaqe shtesë. Ai tha se kishte depozituar pranë KPK-së një deklaratë noteriale të administratorit të pallatit që deklaronte se kishte jetuar gjithmonë në të njëjtin apartament. Komisioni konstatoi se subjekti nuk ka deklaruar adresën e banimit gjatë viteve 2010, 2012 dhe 2013, si dhe ka mospërputhje të adresave të deklaruara gjatë viteve të tjera me dokumentacionin e gjendjes civile. Mustafa e pranoi mosdeklarimin e adresave gjatë tre viteve dhe e konsideroi si një harresë. Ai shpjegoi se të dhënat në gjendjen civile kishin të bënin me pasaportizimin që jo domosdoshmërisht tregonin adresën e banimit. Komisioni konstaton se gjyqtari Mustafa nuk ka pasqyruar në deklaratat periodike dhe në atë veting posedimin e një autoveture tip Benz, të blerë në shumën 35 mijë euro + 800 mijë lekë vlera e doganës, nga një i afërm i subjektit të rivlerësimit. Sanxhaktari tha se Mustafa ka poseduar gjatë 7 viteve të fundit këtë makinë që i është dhënë për përdorim me autorizim nga pronari I.M., pa afat. Ajo sqaroi se I.M. e ka blerë këtë automjet në Gjermani, ndërkohë që nuk e ka përdorur. “Rezulton se subjekti i rivlerësimit e ka përdorur shpesh këtë automjet që prej vitit 2014. Ndërkoë që nuk e ka pasqyruar as në deklaratën veting,” tha Sanxhaktari. Ajo shtoi se subjekti nuk ka arritur të provojë mundësinë e I.M. për të blerë këtë mjet dhe ngre dyshime se është pronë e gjyqtarit Shkëlqim Mustafa. Mustafa deklaroi në seancë se nuk mund të thuhej se ai përdorte këtë mjet. Ai pretendoi se mjeti i përkiste një të afërmi tjetër, që ishte djali i djalit të xhaxhait dhe jo I.M. Sipas Mustafës, nipi B.M. jeton dhe zotëron prej vitesh aktivitete në Londër. “Vendosi të blinte një fuoristradë tip Benz dhe pasi kishte pasaportë angleze, e bleu në emër të nipit të tij dhe nipit tim I.M,”, deklaroi Mustafa në seancë. Ai pretendoi se B.M. kishte patur të ardhura dhe shtoi se KPK kishte konsideruar vetëm të ardhurat e një viti. Mustafa këmbënguli se makina nuk ishte përdorur vetëm prej tij, por edhe nga I.M. Sipas tij, rezultonte se I.M. kishte kryer 7 udhëtime jashtë shtetit me këtë mjet. “Ata e kanë përdorur kur vinin me pushime. Nuk e kam deklaruar se nuk e kam konsideruar për pronën time. Provohet se kompania shitëse ua ka kthyer atyre TVSH-në,” tha gjyqtari Mustafa. Gjyqtari Mustafa ka blerë në vitin 1998 një truall me sipërfaqe 500 m2 kundrejt vlerës 150 mijë lekë dhe e ka shitur në 2006-ën në shumën 1 milion lekë. Komisioni vlerëson se Mustafa ka pasur burime financiare të mjaftueshme për blerjen e kësaj prone, por evidenton se çmimi i blerjes është i ulët dhe ai i shitjes i lartë. Mustafa tha në seancë se në kohën kur e ka blerë truallin, pavarësisht se territori ka qenë i orientuar për zhvillim urbanistik, nuk ka pasur infrastrukturë dhe se çmimi ka qenë real. Ai sqaroi se në vitin 2006 e ka shitur pasi nuk ka pasur më plan për ta zhviluar. Sipas Mustafës, në momentin e shitjes, zona ishte zhvilluar dhe prandaj ishte rritur edhe vlera e truallit. Për një apartament me sipërfaqe 88.8 m2 të blerë në vitin 2006 në Gjirokastër për vlerën 3.7 milionë lekë, Mustafa ka deklaruar si burim krijimi të ardhurat nga shitja e truallit dhe një kredi në vlerën 3 milionë lekë. Sanxhaktari tha se subjekti ka deklaruar shitjen e kësaj pasurie në vitin 2010 kundrejt vlerës 60 mijë euro. Sipas relatores, Mustafa ka sqaruar se e ka blerë këtë apartament në vitin 2006 nga vjehrri, i cili e kishte blerë më parë për djalin, me të ardhurat e këtij të fundit nga puna në emigracion. “Nuk provohet që apartamentin ta ketë blerë vjehrri apo kunati i subjektit. Gjithashtu mbeten të paprovuara të ardhurat e kunatit të subjektit nga puna në emigracion,” pohoi Sanxhaktari. Komisioni konstaton se çmimi i shitjes së apartamentit për vlerën 60 mijë euro është dyfishi i çmimit të referencës në zonën ku gjendet kjo pasuri. Gjyqtari Mustafa këmbënguli në seancë se kishte dorëzuar prova të mjuaftueshme për të vërtetuar mundësinë financiare të kunatit. Ai pohoi se çmimi i blerjes ishte real. Lidhur me çmimin e shitjes, subjekti sqaroi se apartamenti ishte shitur i mobiluar dhe me të gjitha pajisjet. Ai solli në vëmendje kishte depozituar si prova dy vendime gjyqësore për përpjesëtim pasurie, ku në një rast apartamenti është vlerësuar me të njëjtin çmim dhe në një rast tjetër me vlerë më të madhe. “Mendoj se dy vendimet e gjykatave tregojnë vlerat reale,” pohoi Mustafa në seancë. Ai shtoi se kishte depozituar edhe dokumentacionin e disa kredive të marra për blerjen banesash, ku vlerat janë të përafërta ose të njëjta me çmimin e shitjes së apartamentit nga ana e tij në vitin 2010. Figura dhe profesionalizmi Drejtoria e Sigurimit të informacionit të Klasifikuar ka dërguar raport pozitiv për gjyqtarin Mustafa pranë Komisionit, duke konstatuar përshtatshmërinë e tij për të vazhduar detyrën. Nga hetimi i kyer prej KPK-së ka rezultuar se prokuroria e Durrësit kishte regjistruar procedim penal për “shpërdorim detyre” ndaj Mustafës në vitin 2018 dhe e kishte transferuar çështjen pranë ish-Prokurorisë për Krime të Rënda. Në vijim, SPAK ka njoftuar Komisionin se është vendosur mosfillimi i hetimit për këtë çështje. Komisioni konstaton se nuk janë gjetur të dhëna për lidhje të mundshme të subjektit me persona të përfshirë në krimin e organizuar, por shton se është verifikuar edhe lidhur me përfshirje të mundshme në veprime të paligjshme. Lidhur me aspektin profesional, në seancë u evidentua një rast, kur gjyqtari Mustafa kishte firmosur vendimin e një çështjeje, edhe pse kishte dhënë më parë dorëheqjen. Mustafa shpjegoi se sekretarja e relatorit të çështjes në fjalë kishte vendosur në fund të vendimit edhe emrin e tij dhe se firmosja ishte kryer për shkak të rutinës së punës. “Ka qenë një gabimi im se duhej të kisha qenë më i vëmendshëm në hedhjen e firmës,” pranoi Mustafa. Sanxhaktari bëri me dije edhe një rast, kur gjyqtari Mustafa kishte liruar një të dënuar nga shkalla e parë, i cili të nesërmen ishte larguar në Itali. “Atij i është bërë pezullimi me kusht i vendimit dhe jo lirimi. Ishte operuar nga zemra dhe i kishte kryer ¾ e dënimit. Fakti që ai ka ikur në Itali nuk e cënon vendimin,” pretendoi Mustafa. Në përmbyllje të fjalës së tij, gjyqtari Shkëlqim Mustafa kërkoi konfirmimin në detyrë. “Jam shumë larg pjesës së kalbur të sistemit të drejtësisë. Kam vetëm një shtëpi dhe një makinë,” përfundoi ai. KPK njoftoi se do të shpallë vendimin më 13 janar, ora 09:15. /Birn

Gjyqtari Shkëlqim Mustafa i Gjykatës së Apelit të Tiranës u përball të hënën më 11 janar me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK në të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut kryesohet nga Roland Ilia, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Genta Tafa Bungon. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Tomçi Petkoviç.

Shkëlqim Mustafa e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 si prokuror në Gjirokastër, pozicion që e ka mbajtur deri në 98-ën. Po atë vit është emëruar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, ku e ka ushtruar detyrën deri në vitin 2010. Në vitin 2010, Mustafa u transferua si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa prej vitit 2013 e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Problemet për pasurinë

Komisioni konstatoi një sërë problemesh për një apartament me sipërfaqe 126 m2 të ndodhur në një pallat në rrugën “Bardhok Biba” në Tiranë, pasuri të cilën Mustafa e ka pasqyruar për herë të parë në deklaratën veting.

Sanxhaktari sqaroi se subjekti ka deklaruar se ka lidhur kontratë premtim- shitje për blerjen e apartamentit nga shtetasi B.N dhe se i ka dhënë atij shumën 28 mijë euro.

Nga hetimi ka rezultuar se gjyqtari Mustafa i ka dhënë një hua prej 38 mijë eurosh shtetasit B.N. në vitin 2010 me afat 2 vjeçar. Sipas KPK-së, gjyqtarit i është kthyer prej huamarrësit vetëm vlera 10 mijë euro.

Sanxhaktari tha se subjektit i janë kërkuar shpjegime se përse huaja nuk është shlyer brenda afatit të përcaktuar. Nga hetimi ka rezultuar se Mustafa dhe B.N. e kanë përpiluar kontratën e huamarrjes një vit pasi është dhënë vlera.

Sipas Komisionit, subjekti ka sqaruar se i ka dhënë shtesit B.N. shumën 28 mijë euro, që përfaqëson vlerën e pakthyer të huasë, si pagesë fillestare për apartamentin dhe se vlerën tjetër do ta shlyejë me kredi kur të hipotekohet në emrin e tij. Në seancë u tha se gjyqtari Mustafa ka deklaruar se jeton në këtë apartament prej vitit 2011, por se nuk ka një marrëveshje ku të jetë përcaktuar se sa është çmimi i apartamentit.

Sanxhaktari pohoi se Mustafa nuk e ka deklaruar posedimin e kësaj pasurie gjatë periudhës 2012-2016 dhe detyrimin ndaj B.N, si dhe se nuk e ka pasqyruar si adresë banimi.

Sipas Sanxhaktarit, apartamenti rezulton ende në pronësi të shoqërisë ndërtuese për shkak të konfliktit që ka pasur me shitësin B.N., i cili ka qenë një prej bashkëpronarëve të truallit ku është ndërtuar pallati.

Skeda e pasurisë

Bazuar në të dhënat se subjekti posedon një apartament prej 126 m2, ndërkohë që pasuria e pretenduar e shitësit B.N. është 108 m2, Komisioni ngre dyshime se Mustafa zotëron një pasuri tjetër që nuk i dihet origjina.

Sanxhaktari bëri me dije se në ngarkim të B.N. ishin gjykuar tre çështje civile dhe një proces penal, ku përfshihej edhe apartamenti në fjalë që rezulton i ngrirë si pasuri.

Mustafa tha në seancë se kishte sqaruar edhe më parë se me B.N. njihej që prej vitit 1990 kur kishte qenë student dhe se kishin lidhur me pas shoqëri. Ai shtoi se me huamarrësin kishte kryer një akt noterial për blerjen e një apartamenti që ai zotëronte në kryeqytet dhe se e kishte deklaruar këtë fakt në vitin 2011 pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave, ILDKPKI.

“I kam marrë 10 mijë euro për shpenzime shëndetësore për bashkëshorten time dhe për mobilimin e apartamentit,” pohoi Mustafa dhe shtoi se kishin rënë dakord që vlera tjetër 28 mijë euro e huasë, të përfaqësonte pagesën fillestare për blerjen e apartamentit në rrugën “Bardhok Biba” në Tiranë.

“Marrëveshja jonë është e bazuar në 2 akte që kanë qenë të ekspozuara pranë ILDKPKI”, deklaroi Mustafa dhe theksoi se bëhet fjalë për të njëjtin apartament dhe jo për dy.

“Në atë kohë lindën konfliktet midis mikut tim B.N. që ishte një prej katër bashkëpronarëve të tokës. Firma i futi në konflikt duke u thënë ‘ti ke më shumë se tjetri,’’ sqaroi Mustafa.

Sipas tij, për shkak të konfilktit të pazgjidhur nuk pasqyroheshin në dokumentacion sipërfaqet shtesë të përbashkëta. “Ne nuk e zotërojmë hipotekën tonë për shkak të rrëmujës së krijuar, por ansjëri nuk është pa shtëpi. Është jashtë vullnetit tim pse nuk kam avancuar me aktet e tjera noteriale,” pohoi Mustafa dhe pretendoi se kishte qenë transparent.

Ai shtoi se kishte pasiguri se cili do të ishte shitësi i apartamentit dhe se familja N. e kishte të pamundur të vepronte për një pasuri të ngrirë.

Mustafa këmbënguli se kishte jetuar gjatë gjithë viteve në të njëjtën banesë dhe se nuk zotëronte sipërfaqe shtesë. Ai tha se kishte depozituar pranë KPK-së një deklaratë noteriale të administratorit të pallatit që deklaronte se kishte jetuar gjithmonë në të njëjtin apartament.

Komisioni konstatoi se subjekti nuk ka deklaruar adresën e banimit gjatë viteve 2010, 2012 dhe 2013, si dhe ka mospërputhje të adresave të deklaruara gjatë viteve të tjera me dokumentacionin e gjendjes civile.

Mustafa e pranoi mosdeklarimin e adresave gjatë tre viteve dhe e konsideroi si një harresë. Ai shpjegoi se të dhënat në gjendjen civile kishin të bënin me pasaportizimin që jo domosdoshmërisht tregonin adresën e banimit.

Komisioni konstaton se gjyqtari Mustafa nuk ka pasqyruar në deklaratat periodike dhe në atë veting posedimin e një autoveture tip Benz, të blerë në shumën 35 mijë euro + 800 mijë lekë vlera e doganës, nga një i afërm i subjektit të rivlerësimit.

Sanxhaktari tha se Mustafa ka poseduar gjatë 7 viteve të fundit këtë makinë që i është dhënë për përdorim me autorizim nga pronari I.M., pa afat.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Makina përplas për vdekje një grua

Ajo sqaroi se I.M. e ka blerë këtë automjet në Gjermani, ndërkohë që nuk e ka përdorur. “Rezulton se subjekti i rivlerësimit e ka përdorur shpesh këtë automjet që prej vitit 2014. Ndërkoë që nuk e ka pasqyruar as në deklaratën veting,” tha Sanxhaktari.

Ajo shtoi se subjekti nuk ka arritur të provojë mundësinë e I.M. për të blerë këtë mjet dhe ngre dyshime se është pronë e gjyqtarit Shkëlqim Mustafa.

Mustafa deklaroi në seancë se nuk mund të thuhej se ai përdorte këtë mjet. Ai pretendoi se mjeti i përkiste një të afërmi tjetër, që ishte djali i djalit të xhaxhait dhe jo I.M.

Sipas Mustafës, nipi B.M. jeton dhe zotëron prej vitesh aktivitete në Londër. “Vendosi të blinte një fuoristradë tip Benz dhe pasi kishte pasaportë angleze, e bleu në emër të nipit të tij dhe nipit tim I.M,”, deklaroi Mustafa në seancë.

Ai pretendoi se B.M. kishte patur të ardhura dhe shtoi se KPK kishte konsideruar vetëm të ardhurat e një viti.

Mustafa këmbënguli se makina nuk ishte përdorur vetëm prej tij, por edhe nga I.M. Sipas tij, rezultonte se I.M. kishte kryer 7 udhëtime jashtë shtetit me këtë mjet.

“Ata e kanë përdorur kur vinin me pushime. Nuk e kam deklaruar se nuk e kam konsideruar për pronën time. Provohet se kompania shitëse ua ka kthyer atyre TVSH-në,” tha gjyqtari Mustafa.

Gjyqtari Mustafa ka blerë në vitin 1998 një truall me sipërfaqe 500 m2 kundrejt vlerës 150 mijë lekë dhe e ka shitur në 2006-ën në shumën 1 milion lekë. Komisioni vlerëson se Mustafa ka pasur burime financiare të mjaftueshme për blerjen e kësaj prone, por evidenton se çmimi i blerjes është i ulët dhe ai i shitjes i lartë.

Mustafa tha në seancë se në kohën kur e ka blerë truallin, pavarësisht se territori ka qenë i orientuar për zhvillim urbanistik, nuk ka pasur infrastrukturë dhe se çmimi ka qenë real. Ai sqaroi se në vitin 2006 e ka shitur pasi nuk ka pasur më plan për ta zhviluar. Sipas Mustafës, në momentin e shitjes, zona ishte zhvilluar dhe prandaj ishte rritur edhe vlera e truallit.

Për një apartament me sipërfaqe 88.8 m2 të blerë në vitin 2006 në Gjirokastër për vlerën 3.7 milionë lekë, Mustafa ka deklaruar si burim krijimi të ardhurat nga shitja e truallit dhe një kredi në vlerën 3 milionë lekë.

Sanxhaktari tha se subjekti ka deklaruar shitjen e kësaj pasurie në vitin 2010 kundrejt vlerës 60 mijë euro. Sipas relatores, Mustafa ka sqaruar se e ka blerë këtë apartament në vitin 2006 nga vjehrri, i cili e kishte blerë më parë për djalin, me të ardhurat e këtij të fundit nga puna në emigracion.

“Nuk provohet që apartamentin ta ketë blerë vjehrri apo kunati i subjektit. Gjithashtu mbeten të paprovuara të ardhurat e kunatit të subjektit nga puna në emigracion,” pohoi Sanxhaktari.

Komisioni konstaton se çmimi i shitjes së apartamentit për vlerën 60 mijë euro është dyfishi i çmimit të referencës në zonën ku gjendet kjo pasuri.

Gjyqtari Mustafa këmbënguli në seancë se kishte dorëzuar prova të mjuaftueshme për të vërtetuar mundësinë financiare të kunatit. Ai pohoi se çmimi i blerjes ishte real.

Lidhur me çmimin e shitjes, subjekti sqaroi se apartamenti ishte shitur i mobiluar dhe me të gjitha pajisjet. Ai solli në vëmendje kishte depozituar si prova dy vendime gjyqësore për përpjesëtim pasurie, ku në një rast apartamenti është vlerësuar me të njëjtin çmim dhe në një rast tjetër me vlerë më të madhe. “Mendoj se dy vendimet e gjykatave tregojnë vlerat reale,” pohoi Mustafa në seancë.

Ai shtoi se kishte depozituar edhe dokumentacionin e disa kredive të marra për blerjen banesash, ku vlerat janë të përafërta ose të njëjta me çmimin e shitjes së apartamentit nga ana e tij në vitin 2010.

Figura dhe profesionalizmi

Drejtoria e Sigurimit të informacionit të Klasifikuar ka dërguar raport pozitiv për gjyqtarin Mustafa pranë Komisionit, duke konstatuar përshtatshmërinë e tij për të vazhduar detyrën.

Nga hetimi i kyer prej KPK-së ka rezultuar se prokuroria e Durrësit kishte regjistruar procedim penal për “shpërdorim detyre” ndaj Mustafës në vitin 2018 dhe e kishte transferuar çështjen pranë ish-Prokurorisë për Krime të Rënda. Në vijim, SPAK ka njoftuar Komisionin se është vendosur mosfillimi i hetimit për këtë çështje.

Komisioni konstaton se nuk janë gjetur të dhëna për lidhje të mundshme të subjektit me persona të përfshirë në krimin e organizuar, por shton se është verifikuar edhe lidhur me përfshirje të mundshme në veprime të paligjshme.

Lidhur me aspektin profesional, në seancë u evidentua një rast, kur gjyqtari Mustafa kishte firmosur vendimin e një çështjeje, edhe pse kishte dhënë më parë dorëheqjen.

Mustafa shpjegoi se sekretarja e relatorit të çështjes në fjalë kishte vendosur në fund të vendimit edhe emrin e tij dhe se firmosja ishte kryer për shkak të rutinës së punës.

“Ka qenë një gabimi im se duhej të kisha qenë më i vëmendshëm në hedhjen e firmës,” pranoi Mustafa.

Sanxhaktari bëri me dije edhe një rast, kur gjyqtari Mustafa kishte liruar një të dënuar nga shkalla e parë, i cili të nesërmen ishte larguar në Itali.

“Atij i është bërë pezullimi me kusht i vendimit dhe jo lirimi. Ishte operuar nga zemra dhe i kishte kryer ¾ e dënimit. Fakti që ai ka ikur në Itali nuk e cënon vendimin,” pretendoi Mustafa.

Në përmbyllje të fjalës së tij, gjyqtari Shkëlqim Mustafa kërkoi konfirmimin në detyrë. “Jam shumë larg pjesës së kalbur të sistemit të drejtësisë. Kam vetëm një shtëpi dhe një makinë,” përfundoi ai. KPK njoftoi se do të shpallë vendimin më 13 janar, ora 09:15. /Birn

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

La të lirë trafikantët e drogës/ Pasuria e gjyqtarit që u “kryqëzua” nga Apeli

Publikuar

-

Nga

La të lirë trafikantët e drogës/ Pasuria e gjyqtarit që u “kryqëzua” nga Apeli

Arben Dosti, i cili prej më shumë se një viti, ndodhet nën hetim nga Vettingu, e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor, në vitin 2013, në Tiranë, për t’u transferuar më pas në Gjirokastër.

Dosti është gjyqtari që në vitin 2017, la në burg, dy oficerët e Policisë Kufitare të Kakavijës, si dhe një i tretë. Dy punonjësit e Policisë Kufitare, ishin nën mbikqyrjen e SHÇBA prej disa muajsh, mbi bazën e informacioneve që kishte siguruar për kalimin e shtetasve shqiptare dhe të huaj, përmes kufirit të gjelbër drejt Greqisë në mënyrë ilegale.

Po në vitin 2017, Gjykata e Apelit në Gjirokastër e ka quajtur absurd një vendim gjyqësor të marrë nga gjyqtari Arben Dosti.
Me 20 qershor 2017, gjyqtari i Gjykatës së Faktit Arben Dosti ndaj 2 trafikantëve të 58 kg marijuanë të kapur më 18 qershor në Gjirokastër në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër dha vendimin arrest në shtëpi.

Sa i përket pasurisë, gjyqtari Arben Dosti, të ardhurat i ka nga paga e tij dhe e bashkëshortes. Ai deklaron një apartament banimi, të privatizuar në vitin 1992 me vlerë 5 000 000 lekë një autoveturë tip Benz Mercedez me vlerë 800 000 lekë. Gjithashtu ai deklaron të ardhura në emër të tij dhe bashkëshortes, përfituar nga puna si emigrant, si sipërmarrës dhe nga avokatia, në shumat 100 000 euro dhe 50 000 euro.

Në vitin 2017, gjyqtari e ka shtuar patundshmërinë, me blerjen e një trualli, në Tiranë me vlerë 65 000 euro.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Arben Dosti.

Viti 2013 (Deklarata fillestare)
Ap banimi, privatizuar në vitin 1992, me vlerë 5 000 000 lekë.
Autoveturë Benz Mercedez, me vlerë 800 000 lekë.
Depozitë bankare me të ardhura nga puna si emigrant, sipërmarrës dhe nga avokatia, me vlerë 100 000 euro.
Depozitë bankare të bashkëshortes, me të ardhura nga puna si emigrant, sipërmarrës dhe nga avokatia, me vlerë 50 000 euro. Depozitë bankare të bashkëshortes, me të ardhura nga puna si emigrant, sipërmarrës dhe nga avokatia, me vlerë 49 800 lekë.

Viti 2013 (Deklarata vjetore)
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë, 212 209 lekë.
Të ardhura nga interest e depozitës bankare, 494 euro dhe 421 66 euro.
Të ardhura të bashkëshortes nga puna në bankë, 62 000 lekë.

LEXO EDHE:  Makina përplas këmbësorin/ Dërgohet me urgjencë në spital

LEXO EDHE:  Makina del nga rruga dhe bie në kanal/ Plagoset rëndë shoferi

Viti 2014
Dhënë hua dy shtetasve, 100 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë, 1 293 873 lekë.
Të ardhura nga depozita, 450 euro.
Të ardhura të bashkëshortes nga puna në bankë, 380 931 lekë.
Të ardhura nga depozita bankare e bashkëshortes, 550 euro.
Kredi në emër të bashkëshortes. Shlyer 127 410 lekë. Pa shlyer 749 793 41 lekë.
Kredi në emër të bashkëshortes. Shlyer 19 666 lekë. Pa shlyer 60 310 lekë.
Overdraft, 130 000 lekë.

Viti 2015
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë dhe Gjirokastër, 1 293 873 lekë.
Kthyer huaja, bashkëshortes në vlerë 50 000 euro.
Të ardhura të bashkëshortes nga puna në bankë dhe Ministria e Drejtësisë 989 872 lekë.

Viti 2016
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 1 070 697 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga SHKBB, Ministria e Drejtësisë 648 960 lekë.

Viti 2017
Blerë truall, në Tiranë me vlerë 65 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 1 147 811 lekë.
Bashkëshortja ka tërhequr nga llogari bankare për nevoja familjare, 3 000 euro.
Të ardhura të bashkëshortes nga Bashkia e Gjirokastrës, 341 753 lekë.

Viti 2018
Blerë automjeti, 260 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 1 162 416 lekë.
Bashkëshortja ka tërhequr nga llogari bankare për nevoja familjare dhe blerje automjeti,7 000 euro.
Të ardhura të bashkëshortes nga Bashkia e Gjirokastrës, 455 154 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga si presidente e shoqatës “Çajka”, 118 108 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

“KPK mbylli sytë për gjyqtaren e Apelit”/ Kritikat e gjyqtarit në prag Vettingu

Publikuar

-

Nga

Dha dorëheqjen para përballjes me vettingun/ KPK nxjerr për 15 vjet nga sistemi i drejtësisë prokuroren e Durrësit

Gjyqtari i Gjirokastrës Pëllumb Vehbi, njihet si gjyqtari i administratorit të UET-së, pjesë e dosjes “Mezhgorani”, ku ishte i përfshirë edhe pronari i UET, Henri Çili.

Gjyqtari Vehbi ka dhënë masën e sigurisë, “Arrest shtëpie”, për Betim Shkupin, administratorin e UET, në Mars të vitit 2020. Kujtojmë se gjykimi i administratorit të UET, u nda nga grupi me mbi 30 të arrestuar në operacionin “Mezhgorani”, pasi  gjyqtari i i çështjes, Dritan Hasani tha se kishte qenë shok fakulteti me Shkupin dhe kishte konflikt interesi.

Gjyqtari Pëllumb Vehbi nuk është i lakuar në aspektin profesional, të paktën negativisht. Por, në media, si Infront.org, ai është përmendur për kritika lëshuar ndaj Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sipas të njëjtës media, duke iu referuar gjyqtares së Gjirokastrës, I. Brahimi, e cila e ka kaluar procesin e Vettingut, gjyqtari Pëllumb Vehbi, ka shenjëstruar KPK.

Ai pretendon se gjyqtarja e Apelit Brahimi ka liruar një shtetas, për të cilin kishte prova se ishte fajtor në një aksident dhe për më tepër KPK, ka mbyllur sytë para këtij vendimi. Sa i përket pasurisë të ardhura të gjyqtarit burojnë nga toka bujqësore, bletaria dhe sigurisht nga paga e tij.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Pëllumb Vehbi.
Viti 2003
Letra me vlerë përreth 0,9 milion lekë.
Shtëpi banimi, trashëgimi.

Viti 2004
Banesë.
Volsvagen, 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 846 024 lekë.
Punë sezonale, 1 000 000 lekë.
Viti 2005
Godinë e vjetër rreth 100 m2.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 830 292 lekë.
Orë shtesë, 80 292 lekë.

Viti 2006
Të ardhura nga interest bankare, 84 730 leke.
Të ardhura nga bletë rritja, 150 000 lekë.
Të ardhura nga toka, 50 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 820 816 lekë.
Të ardhura të djalit nga paga, 450 000 lekë.
Të ardhura të djalit nga përkthime, reklamime, rreth 100 000 lekë.
Depozitë bankare e djalit 50 000 lekë.

Viti 2007
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 837 000 lekë.
Të ardhura nga bletë rritja, rreth 100 000 lekë.
Automjet Benz, rreth 500 000 lekë.
Të ardhura të djalit nga paga, 605 000 lekë.
Të ardhura të djalit nga përkthime, reklamime, rreth 200 000 lekë.
Depozitë bankare e djalit, 50 000 lekë.

Viti 2008
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 1 000 000 lekë.
Të ardhura nga bletë rritja, rreth 150 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore, 200 000 lekë.
Të ardhura të djalit nga paga, në Ministrinë e Ekonomisë 600 000 lekë.
Të ardhura të djalit nga përkthime, reklamime, rreth 100 000 lekë.

Viti 2009
Të ardhura nga bletë rritja, rreth 150 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore, 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 1 009 282 lekë.
Autoveturë Fiat Punto e djalit, 350 000 lekë.
Të ardhura të djalit nga paga, në Ministrinë e Ekonomisë 619 848 lekë.

Viti 2010
Të ardhura nga bletë rritja, rreth 200 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore, 230 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 1 913 959 lekë.
Shpërblim, 10 000 lekë.
Orë shtesë, 66 822 lekë.
Të ardhura të djalit nga paga, në Agjencinë e Trajtimit të Koncensioneve,649 088 lekë.
Prëfitime të djalit për udhëtime jashtë shtetit, 18 720 lekë.
Të ardhura të djalit nga puna part time, për riparim kompjuterësh, 102 000 lekë.

Viti 2011
Kursime, të djalit, 200 000 lekë.
Të ardhura të djalit nga paga, në Agjencinë e Trajtimit të Koncensioneve, 663 171 lekë.
Të ardhura të djalit nga puna part time, për riparim kompjuterësh, 200 000 lekë.
Të ardhura nga bletë rritja, rreth 180 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore, 250 000 lekë.
Kursime 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 940 679 lekë.
Shpërblimi, 10 000 lekë.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Makina përplas për vdekje një grua

LEXO EDHE:  Keni mbushur makinën me karburantin e gabuar?

Viti 2012
Të ardhura nga bletë rritja, rreth 200 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore, 250 000 lekë.
Kursime 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 965 145 lekë.
Puna jashtë orarit, 125 593 lekë.
Shpërblimi, 10 000 lekë.
Autoveturë Ford Fokus, deklaruar nga djali me vlerë, 285 212 lekë.
Të ardhura të djalit nga paga, në Agjencinë e Trajtimit të Koncensioneve, 662 964 lekë.
Të ardhura të djalit nga puna part time, për riparim kompjuterësh, 180 000 lekë.

Viti 2013
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 1 014 400 lekë.
Të ardhura nga koha shtesë, 178 185 lekë.
Depozita bankare me vlerë, 11 46 euro dhe 382 874 47 lekë.
Të ardhura nga bletë rritja, rreth 200 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore, 180 000 lekë.
Kursime 300 000 lekë.
Të ardhura nga paga vjetore e djalit, 685 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes së djalit, 660 000 lekë.
Blerje me kredi pajisje kompjuterike nga djali.

Viti 2014
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 1 201 694 lekë.
Puna jashtë orarit, 227 650 lekë.
Të ardhura nga bletë rritja, rreth 250 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore, 150 000 lekë.
Kursime 450 000 lekë.
Likuiditet jashtë sistemit bankar të djalit, 500 000 lekë.
Të ardhura nga paga vjetore e djalit, 702 131 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes së djalit, 689 907 lekë.

Viti 2015
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 1 208 968 lekë.
Puna jashtë orarit, 186 961 lekë.
Gjendje kesh, terhequr, 500 000 lekë.
Nga 2.7 ha kullotë në 2.7 ha, tokë arë.
Të ardhura nga bletë rritja, rreth 200 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore, 150 000 lekë.
Kursime 250 000 lekë.
Likuiditet jashtë sistemit bankar të djalit, 300 000 lekë.
Të ardhura nga paga vjetore e djalit, 836 942 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes së djalit, 689 907 lekë.

Viti 2016
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 1 209 278 lekë.
Puna jashtë orarit, 278 410 lekë.
Të ardhura nga bletë rritja, rreth 100 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore, 150 000 lekë.
Likuiditet jashtë sistemit bankar të djalit, 500 000 lekë.
Të ardhura nga paga vjetore e djalit, 759 238 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes së djalit, 945 463 lekë.
Të ardhura të djalit nga prezenca në komision vlerësimi për kurikulat mësimore ASPA, 210 euro.
Viti 2017
Depozitë bankare e subjektit deklarues 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 1 242 375 lekë.
Puna jashtë orarit, 234 154 lekë.
Të ardhura nga bletë rritja, rreth 180 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore, 120 000 lekë.
Likuiditet jashtë sistemit bankar të djalit, 250 000 lekë.
Djali ka shitur autoveturën 6 000 euro.
Të ardhura nga paga vjetore e djalit, 975 437 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes së djalit, 820 144 lekë.

Viti 2018
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 1 225 895 lekë.
Puna jashtë orarit, 198 575 lekë.
Të ardhura nga bletë rritja, rreth 120 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore, 150 000 lekë.
Kursime, 120 000 lekë.
Likuiditet jashtë sistemit bankar të djalit, 500 000 lekë.
Të ardhura nga paga vjetore e djalit, 722 088 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes së djalit, 694 193 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Hoqi bllokimin e ushqimeve të skaduara/ Skandali i gjyqtarit të Administratives në Vetting

Publikuar

-

Nga

Problem me pasurinë/ Vettingu i “pret kokën” një tjetër gjyqtari

Prej më shumë se një viti, gjyqtari i Gjykatës Administrative, Gjirokastër, Elidon Papazisi është nën hetim nga Vettingu.

Para se t’u nënshtrohej hetimeve Vetting, Papazisi, është denoncuar nga zëvendëskryeministri Erion Braçe, për shkelje të ligjit. Me 26 Gusht 2019, Braçe, me anë të një letre i është drejtuar ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për të hetuar veprimtarinë e tre gjyqtarëve, një prej të cilëve ishte Papazisi, që sipas tij kanë dhënë vendime në shkelje me ligjin kundër operacionit anti-informalitet.

Sipas Braçes, gjyqtari i Gjykatës Administrative në Gjirokastër, Elidon Papazisi, i hoqi bllokimin nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit një sasie 7636 kg ushqime të skaduara, të bllokuara në një biznes në Sarandë. Megjithatë AKU bëri edhe një ribllokim të kësaj sasie ushqimesh pasi vendimi i gjyqtarit ishte me shkelje.

Më tej Braçe u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë dhe ndërkombëtarëve të hetojnë me kujdes veprimtarinë e këtyre gjyqtarëve.
Sa i përket pasurisë, gjyqtari Elidon Papazisi, burim të ardhurash ka vetëm pagën e tij.

Ai deklaron dhe disa kredim si për blerje, telefoni, laptopi, televizori makine. Dhe shumë shpejt e ka parë duke blerë e shitur makina, të paktën nga viti 2014 e tutje.

Për më tepër po sjellim deklaratat e pasurisë së gjyqtarit Elidon Papazisi, sipas të dhënave të ILDKPKI-së.

Viti 2005
Makinë Renault me vlerë 250 000 lekë.
Të ardhura nga bursa në Shkollën e Magjistraturës, 348 750 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata Kurbin, 192 000 lekë.

Viti 2006
Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata Kurbin, 794 421 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata Sarandë, 145 819 lekë.
Detyrim qiraje, 15 000 lekë në muaj.

Viti 2007
Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata Sarandë, 813 292 lekë.
Kontratë qiraje, 75 000 lekë.

Viti 2008
Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata Sarandë, 791 575 lekë.
Detyrim qiraje, 15 000 lekë.

Viti 2009
Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata Sarandë, 1 059 818 lekë.

Viti 2010
Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata Sarandë, 754 122 lekë.
Kredi për blerjen e një laptopi 95 000 lekë. Pa shlyer 45 000 lekë.
Të ardhura nga interesat e Margarita Papazisit, 61 256 lekë.
Pension 21 000 lekë.
Depozitë bankare e Margarita Papazisit, 865 683 lekë.
Të ardhura të Harillaq Paparizit, në një kompani private, 270 000 lekë.
Depozitë bankare e Harillaq Paparizit 1 022 153 lekë me interesa 61 256 lekë.

Viti 2011
Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata Sarandë, 826 139 lekë.
Kredi për blerjen e një laptopi 95 000 lekë. Pa shlyer 79 579 lekë.
Të ardhura nga interesat e Margarita Papazisit, 460 000 lekë dhe 600 000 lekë.
Pension 250 800 lekë.
Të ardhura të Harillaq Paparizit, në një kompani private, 270 000 lekë.
Depozitë bankare e Harillaq Paparizit me interesa 600 000 lekë.

LEXO EDHE:  Po bënin seks në makinë/Tragjike ajo që u ndodh më pas këtyre dy të rinjve

LEXO EDHE:  Po bënin seks në makinë/Tragjike ajo që u ndodh më pas këtyre dy të rinjve

Viti 2012
Blerë makinë me vlerë 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata Sarandë, 821 460 lekë.
Kredi për blerjen e një laptopi 95 000 lekë. Pa shlyer 57 000 lekë.
Kredi për një telefon. Pa shlyer 20 000 lekë.
Të ardhura të Harillaq Paparizit, në një kompani private, 270 000 lekë.
Depozitë bankare e Harillaq Paparizit me interesa 40 000 lekë.
Të ardhura nga interesat e Margarita Papazisit, 90 000 lekë.
Pension 276 000 lekë.

Viti 2013
Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata Sarandë, Durrës dhe Gjirokastër, 919 584 lekë.
Kredi për blerje TV, 102 900 lekë. Pa shlyer 97 830 lekë.
Kredi për blerje makine, 821 600 lekë.
Të ardhura nga interesat e Margarita Papazisit, 60 000 lekë dhe 60 000 lekë.
Pension 23 000 lekë.
Të ardhura të Harillaq Paparizit, në një kompani private, 23 000 lekë.
Depozitë bankare e Harillaq Paparizit me interesa 60 000 lekë.

Viti 2014
Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata Gjirokastër, 1 058 008 lekë.
Blerë makinë 5 000 euro.
Shitur makinë 4 000 euro.
Kredi për blerje TV, 102 900 lekë. Pa shlyer 31 198 lekë.
Kredi për blerje makine, 821 600 lekë. Pa shlyer 765 669 lekë.

Viti 2015
Shitur makina 6 000 euro.
Blerje makine, 10 000 euro.
Blerje makine, 160 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata Sarandë dhe Gjirokastër, 1 081 889 lekë.
Kredi për blerje makine, 821 600 lekë. Shlyer.
Kredi për mbylljen e kredisë për blerje makine 1 200 000 lekë. Pa shlyer 1 066 621 lekë.

Viti 2016
Shitje e makinës 980 000 lekë.
Shitje e makinës 2 000 euro.
Blerë makina 3 360 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata Gjirokastër, 1 105 487 lekë.
Kredi për mbylljen e kredisë për blerje makine 1 200 000 lekë. Pa shlyer 870 829 lekë.

Viti 2017
Blerë makinë, 360 000 lekë.
Shitur makinë, 5 000 euro.
Blerë makinë 120 000 lekë.
Shitur makinë 160 000 lekë.
Blerë makinë 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata Administrative, Gjirokastër, 1 118 738 lekë.
Kredi për mbylljen e kredisë për blerje makine 1 200 000 lekë. Pa shlyer 710 674 lekë.
Kredi 408 000 lekë. Pa shlyer 391 866 lekë.
Kredi 1 430 000 lekë. Pa shlyer 1 419 851 lekë.

Viti 2018
Shitur makina 5 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata Administrative, Gjirokastër, 1 148 244 lekë.
Kredi 1 430 000 lekë. Pa shlyer 1 280 170 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE