Connect with Us

Rrëfehet Topalli/ Tregon momentin e sikletshëm në ditën e dasmës

Politikë

Rrëfehet Topalli/ Tregon momentin e sikletshëm në ditën e dasmës

Publikuar

-

Topalli flet pa dorashka/ Pse nuk ka mbajtur asnjëherë poste në qeveri

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshime, Jozefina Topalli, është zhveshur mbrëmjen e sotme nga politika dhe ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e saj.

Topalli foli për dasmën e saj dhe tregoi një moment të sikletshëm që i është dashur të kalonte.

Ish-kryeparlamentarja tha në emisionin “Abc e Pasdites” se për të ka qenë i sikletshëm momenti kur ka hipur në taksi e veshur me fustanin e nusërisë.

LEXO EDHE:  Mbi 100 të infektuar në 24 orë/ Regjistrohen katër viktima nga Covid-19

“Fustanin e mora me qera. Kisha shumë frikë se do hyja në taksi dhe nuk dija si të hyja, se nuk kishte makina në atë kohë dhe nuk dija se si do ishte. Kisha merak se mos ngatërrohej fustani”, u shpreh Topalli./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

“Në këtë betejë ylli është skuadra”/ Rama sqaron përjashtim e Ditmir Bushatit nga lista

Publikuar

-

Nga

“Në këtë betejë ylli është skuadra”/ Rama sqaron përjashtim e Ditmir Bushatit nga lista

Kryeministri Edi Rama teksa ka prezantuar listën me emrat e kandidatëve për deputet në 12 qarqet e vendit, është pyetur dhe për mospërfshirjen e Ditmir Bushati, në listat për qarkun Shkodër.

“Në këtë betejë ylli është skuadra dhe unë flas vëtëm për skuadrën dhe nuk flas për individin

Skuadra e PS është shumë më tepër sesa skuadra e deputetëve, kështu që besoj, që të gjithë kanë shumë për të dhënë dhe ata që kanë marrë më shumë kanë për të dhënë më shumë, me siguri dhe jam i bindur se pjesa më e madhe kështu do bëjë, sepse besoj se ka një kohë për të marrë dhe një kohë për të dhënë”, tha ai./CNA.al

LEXO EDHE:  Foto-I bëri atentat familjes së shefit të policisë bashkiake/ Kush është autori 19-vjeçar

LEXO EDHE:  Në 9 vite, gjyqtarja u bë me 3 apartamente/ Pasuria e pedagoges së Magjistraturës

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Një grua zë vendin e parë në listën e Korçës/ Kush është kandidatja e PS-së

Publikuar

-

Nga

Gjatë një konference për mediat, kryeministri Edi Rama ka prezantuar kandidatët e Parrtsë Socialiste për secilin qark.

Mes të tjerave, Rama prezantoi edhe kandidaten që do të jetë e para në listën e Korçës.

Kreu i qeverisë bëri të ditur se vendin e parë në listë do ta zerë Eni Zake, e cila mban postin e anëtares së Këshillit Bashkiak të këtij qyteti dhe është administratore e Universitetit të Korçës.

“Eni Zake do jetë në Korçë: Anëtare e Këshillit Bashkiak dhe Administratore e Universitetit të Korçës. Komitetit korçar i jepet një mesazh i qartë”, theksoi Rama.

Në vitet 2005–2014 Zake ka punuar si Përgjegjëse e Sektorit të Financës dhe Personelit në radio-televizionin publik “KORÇA”.  Për një periudhë 10-vjeçare (2005 –2015) ajo ka punuar edhe si pedagoge e ftuar (part-time) në Universitetin “Fan. S. Noli“ të Korçës.

LEXO EDHE:  Foto-I bëri atentat familjes së shefit të policisë bashkiake/ Kush është autori 19-vjeçar

LEXO EDHE:  Gjekmarkaj kritikon Bashën/ Duhet të punojë më shumë për bashkimin e së djathtës

Në periudhën 2014-2017 punoi si Drejtore e Degës së Thesarit, Korçë (Ministria e Financave) dhe aktualisht prej prillit 2017 si Administratore në Universitetin e Korçës.

Zake është anëtare e PS, delegate për Kongresin në Forumin e Gruas Socialiste, aktiviste dhe pjesëmarrëse në takime me organizatat e partisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dritan Leli i refuzoi propozimin/ Rama: Është zgjedhja e tij!

Publikuar

-

Nga

Dritan Leli i refuzoi propozimin/ Rama: Është zgjedhja e tij!

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për mediat, është pyetur dhe për refuzimin e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë të PS në Vlorë.

Rama tha se është e vërtetë që e ka propozuar, por ai nuk e ka parë të arsyeshme.

 “Në formimin e një skuadre ka dinamika të brendshme. Këtu nuk ka rëndësi fare se çfarë ka menduar njëri apo tjetri. Është e vërtetë që unë i kam propozuar që ai të bëhet pjesë e skuadrës, nuk e ka parë të arsyeshme, është zgjedhja e tij. Me të, pa të skuadra jonë në Vlorë do realizojë objektivin bazë dhe do shkojë shumë afër objektivit maksimal që është plotësisht i mundur sipas meje, s’ka asnjë problem”, deklaroi Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE