Connect with Us

Probleme me pasurinë/ KPK merr vendimin për prokurorin e Apelit në Vlorë

Vetingu

Probleme me pasurinë/ KPK merr vendimin për prokurorin e Apelit në Vlorë

Publikuar

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Apelit të Vlorës, Pelivan Malaj.

Prokurori i Apelit të Vlorës, Pelivan Malaj u përball me probleme në kriterin e pasurisë në seancën e dytë dëgjimore të zhvilluar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të mërkurën më 6 janar.

Një seancë e parë e zhvilluar më 24 dhjetor u shty pas kërkesës së prokurorit Malaj për përjashtimin e trupës gjykuese, me pretendimin se nuk e kishin konsideruar një dokument nga Tatimet që vërtetonte punësimin e tij si avokat.

Kryesuesi i trupit gjykues, Lulzim Hamitaj sqaroi në fillim të seancës të mërkurën se kërkesa e Malajt është shqyrtuar nga një tjetër trupë gjykuese, e cila është rrëzuar si e pabazuar dhe se ky vendim i është komunikuar subjektit. Gjithashtu, Hamitaj pohoi se pretendimet e subjektit ishin verifikuar dhe kishte rezultuar se dokumenti nga Tatimet nuk ishte depozituar së bashku me provat dhe dokumentet e tjera në KPK.

Malaj paraqiti sërish kërkesë për rihapjen e hetimeve për kriterin e pasurisë, bazuar në dokumentet që depozitoi në seancën e muajit dhjetor si prova të reja për të vërtetuar të ardhurat nga puna si avokat.

Trupi gjykues i kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin u tërhoq dhe vendosi të mos e pranojë, duke e konsideruar të përsëritur. Hamitaj tha se kërkesa nuk mund të pranohej në këtë fazë të hetimit administrativ. Gjithashtu, ai e siguroi prokurorin Malaj se provat e reja do të shqyrtohen nga Komisioni para vendimarrjes përfundimtare, së bashku me shpjegimet e dhëna gjatë seancës dëgjimore.

Pelivan Malaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si avokat. Në periudhën 1998-1999 ai ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Në maj 2003, Malaj është emëruar prokuror i Prokurorisë së Apelit Vlorë, detyrë të cilën e ka ushtruar për gati dy dekada. Gjithashtu ai ka qenë kryetar i Shoqatës së Prokurorëve.

Problemet me pasurinë

Relatorja Pamela Qirko pohoi se hetimi administrativ për prokurorin Pelivan Malaj është përfunduar vetëm për kriterin e pasurisë. Ajo tha se Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave, ILDKPKI kishte konstatuar se Malaj kishte kryer deklarim jo të saktë për pasuritë, se nuk kishte burime të ligjshme për justifikimin e tyre dhe se kishte kryer fshehje dhe deklarim të rremë.

Më pas ajo renditi gjetjet për pasuritë, shpenzimet dhe transaksionet financiare të kryera ndër vite nga prokurori Malaj, për të cilat i është kaluar barra e provës.

Për një apartament me sipërfaqe 120 m2 të blerë në vitin 2005, Komisioni konstaton pasaktësi dhe mospërputhje në deklarimet e çmimit të paguar, si dhe mungesë burimesh të ligjshme.

Qirko tha se në vitin 2005, prokurori Malaj kishte deklaruar se çmimi i blerjes së këtij apartamenti kishte qenë 4.5 milionë lekë, në deklaratën veting ishte deklaruar 31 mijë USD, ndërkohë që nga verifikimi i kontratës ka rezultuar se çmimi ishte 32 mijë USD.

Si burim krijimi të kësaj pasurie, prokurori Malaj ka deklaruar vlerën 2.7 milionë lekë të përfituar nga shitja e apartamentit të mëparshëm në Vlorë, të përfituar nëpërmjet privatizimit dhe të ardhurat e përfituara nga puna si avokat.

Komisioni ka konstatuar se në deklaratën fillestare, prokurori Malaj ka deklaruar shitjen e apartamentit të privatizuar në vitin 1999, kundrejt vlerës 2.7 milionë lekë, ndërsa në dokumentacionin e shitjes figuron vlera 1.9 milionë lekë.

Për shkak të kësaj mospërputhje, Komisioni nuk i ka konsideruar të ardhurat e përfituara nga shitja e apartamentit dhe ka konstatuar se subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të pamjuaftueshëm për burimin e krijimit të kësaj pasurie.

Nga analizimi i deklarimeve të Malajt për të ardhurat nga ushtrimi i profesionit të avokatit, ka rezultuar se ai nuk ka pasur burime të mjaftueshme për pagesën e pjesës tjetër të çmimit të apartamentit 120 m2 në Vlorë.

Malaj ka deklaruar se kishte përfituar 8.7 milionë lekë gjatë periudhës 1993-1998 dhe 8.2 milionë lekë për periudhën 1999-2003. Qirko tha se subjekti nuk ka depozituar dokumentacion të plotë për të provuar të ardhurat e përfituara nga avokatia.

Ajo shtoi se provat e reja të dorëzuara nga subjekti i rivlerësimit për të provuar këto të ardhura do të vlerësohen para vendimarrjes përfundimtare.

Për ndërtimin e një zyre avokatie në vitin 1996 kundrejt shumës 2 milionë lekë, blerjen e dy automjeteve; krijimin e dy depozitave në vlerat 450 mijë mijë lekë dhe 250 mijë lekë, Malaj ka deklaruar si burime të ardhurat nga puna si avokat.

“Për shkak se nuk provoi të ardhurat nga ushtrimi i profesionit të avokatit, duket se nuk ka pasur mundësi financiare për krijimin e këtyre pasurive,” tha relatorja Qirko dhe vijoi se subjekti nuk justifikon me burime të ligjshme pasuritë dhe shpenzimet deri në vitin 2003.

Gjithashtu, Komisioni ka konstatuar se Malaj ka deklaruar në vite vlera të ndryshme të zyrës së avokatisë. Malaj sqaroi gjatë seancës dëgjimore se kishte pasqyruar vlerën e tregut të objektit në momentin e deklarimit. Ai pohoi se shpenzimet e ndërtimit të zyrës në vitin 1996 mund të kishin qenë në vlerën 700 mijë lekë.

Në seancë u konstatuan pasaktësi dhe mospërputhje në deklarimin e çmimit të blerjes së një apartamenti në Tiranë. Sipas Komisionit, Malaj ka deklaruar se ka blerë një apartament në Tiranë me sipërfaqe 75 m2 kundrejt vlerës 45 mijë euro. Ai ka shpjeguar se kjo pronë është porositur në vitin 2005 dhe se është shitur në vitin 2017 kundrejt vlerës 7.5 milionë lekë.

Në kontratën e shit-blerjes së këtij apartamenti, Komisioni ka konstatuar se sipërfaqja ka qenë 69.5 m2 dhe jo 75 m2, e deklaruar prej subjektit dhe se çmimi i shitjes ka qenë 2 milionë e 890 mijë lekë.

Gjithashtu, është konstatuar se nuk janë deklaruar shlyerjet e kësteve dhe detyrimet e mbetura ndër vite. Qirko tha se burimi i krijimit të kësaj pasurie i pasqyruar në deklaratën veting, një kredi në shumën 25 mijë euro, ishte e pamjaftueshme për të mbuluar çmimin e deklaruar fillimisht nga Malaj.

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 3 milionë euro pasuri/ Të ardhura nga aktiviteti kriminal i 4 personave

“Subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të pasaktë e kontradiktor për këtë pasuri lidhur me shumën e paguar”, pohoi Qirko.

Gjithashtu, është konstatuar balancë negative në shumën 780 mijë lekë për shlyerjen e këstit të parë.

Në seancë u relatua edhe blerja e një apartamenti me sipërfaqe 73 m2 në vitin 2015 nga djali i subjektit në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë” në Vlorë, kundrejt çmimit 6.3 milionë lekë.

Relatorja Qirko tha se subjekti dhe personi tjetër i lidhur me të nuk kanë deklaruar në vitin 2015 dhe në deklaratën veting porositjen e apartamentit dhe as kredinë e marrë për shlyerjen e çmimit të kësaj pasurie.

Malaj ka deklaruar marrjen e një kredie në vlerën 40 mijë euro në vitin 2010 për blerjen e një zyre avokatie për djalin e tij. Nga verifikimi i dokumentacionit të porositjes së kësaj pasurie, ka rezultuar se çmimi ka qenë 72 mijë euro. Gjithashtu, është konstatuar pamundësi financiare për pagesën e këstit të parë në shumën 28 mijë euro.

Ajo vijoi se Malaj ka kryer dekarim të pasaktë për dy pasuritë e porositura dhe se nuk ka qenë i qartë dhe bashkëpunues gjatë hetimit administrativ për të dhënë shpjegime.

Prokurori Malaj deklaroi në seancë se nuk mund të deklaronte pasuri që nuk i dispononte. Ai pretendoi se kontratat e porosive për apartamentin në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë” dhe zyrën e avokatisë ishin revokuar, edhe pse nuk ishin formalizuar ende.

Malaj theksoi se nuk mund të kishte fshehje, pasi ai kishte deklaruar dhe paraqitur dokumentacionin e kredive, bashkëngjitur të cilave gjendeshin edhe kontratat e porosive.

Qirko tha se Malajt i janë kërkuar shpjegime lidhur me mosdeklarimin e pjesës takuese 1/5 të bashkëshkëshortes në një apartament në Durrës dhe të një huaje në shumën 40 mijë USD. Ajo shtoi se subjekti është pyetur edhe lidhur me burimin e një shume rreth 10 mijë euro të deklaruar nga djali i tij në pikën kufitare të Rinasit.

Komisioni ka konstatuar balanca negative në vlera të konsiderueshme gjatë disa viteve.

Prokurori Malaj shpjegoi në mënyrë të përmbledhur qëndrimin e tij ndaj gjetjeve të KPK për kriterin e pasurisë.

Ai theksoi se pasuria e tij përbëhej nga apartamenti që zotëron në Vlorë dhe nga një makinë. “Shtëpia që kisha përfituar nga privatizimi shërbeu për të balancuar shtëpinë që zotëroj aktualisht. Edhe shtëpia në Tiranë u shit për të mbuluar kreditë. Kjo zamallahi e kredive të shqyrtohet nga specialistët. Ka pasur edhe anulime,” deklaroi Malaj.

Malaj pretendoi se në analizën financiare të KPK-së konsideroheshin shpenzimet për blerjen e automjeteve, por jo të ardhurat e përfituara nga shitja e tyre.

Ai këmbënguli se të ardhurat nga avokatia ishin të ligjshme.

“Kam qenë nga avokatët më të formalizuar në treg. Të konsiderohet se kam nisur punë që në vitin 1976, jo në vitin 1998. Përderisa konsiderohen shpenzimet që nga viti 1993, të llogariten edhe të ardhurat. Në vitin 1992 kam qenë shef i hetuesisë dhe nuk kam qenë pa lekë fare,” pohoi Malaj dhe shpjegoi se i ishte dashur të kontrollonte 35 mijë vendime për të gjetur 400 vendimet ku vërtetohej se kishte qenë pjesë në proceset gjyqësore në cilësinë e avokatit.

“Nuk ka asnjë rast për fshehje të pasurive. Kam deklaruar kreditë dhe destinacionin e tyre. Ka shumë pasaktësi dhe mospërputhje që e rëndojnë personalitetin tim,” tha ai.

“Nuk i kam futur duart në xhepat e qytetarëve, por kam marrë kredi për nevoja financiare,” shtoi prokurori.

I pyetur nga relatorja Qirko lidhur me pasuritë e padeklaruara, Malaj këmbënguli se ato pasuri nuk ishin krijuar kurrë. “Nuk i kemi blerë. Janë porositur dhe janë kthyer,” tha ai.

Gjithashtu, Malaj pretendoi se nuk e kishte marrë huanë 40 mijë euro, pavarësisht kontratës së nënshkruar me një ndërtues, për të cilin tha se e kishte fqinj. Ai shjpegoi se nuk e kishte marrë huanë, pasi huadhënësi kërkonte kthimin e vlerës në një afat të shkurtër dhe nuk mundej ta shlyente.

I pyetur nga kryesuesi Lulzim Hamitaj nëse kishte paguar detyrimet tatimore për fitimin e siguruar nga shitja e apartamentit të privatizuar, Malaj tha se në këtë rast nuk kishte fitim. “Ajo ishte thuajse falje nga shteti. Nuk kam si ta çmoj blerjen, që të them fitimin,” tha Malaj dhe deklaroi se nuk kishte detyrimin për të paguar tatim mbi fitimin.

Në përfundim të relatimit, Qirko u ndal në marrdhënien e subjektit të rivlerësimit me një person të proceduar. Ajo shpjegoi se Malaj ka udhëtuar jashtë shtetit me disa automjete.

Në një rast ka rezultuar se ai ka udhëtuar së bashku me kolegun E.H. dhe shtetasin A.H., i cili posedonte dhe drejtonte mjetin.

Qirko tha se në vitin 2015, Malaj ka përfaqësuar prokurorinë në dy çështje penale me të pandehur shtetasin A.H.

“Subjekti i rivlerësimit ka shpjeguar se ka ushtruar rekurs ndaj vendimit të gjykatës, por pavarësisht nga paanësia e tij në këto çështje, duhej të kishte dhënë dorëheqjen nga përfaqësimi i tyre,” pohoi Qirko.

Prokurori Malaj shpjegoi se kishte kërkuar arrest në burg për personin në fjalë dhe se kishte ushtruar rekurs kundër vendimit të gjykatës. Ai tha se kishte udhëtuar me kolegun e tij dhe se nuk e dinte cili e drejtonte mjetin.

“Mendoj se si prokuror e kam kryer detyrën më së miri…, nëse më gjykoni si prokuror. Nëse më gjykoni për kreditë se si i kam marrë, është çështje tjetër,” pohoi Malaj dhe shtoi se gjithçka po e bënte për dinjitetin e tij.

Ai tha se kishte qenë i vërtetë dhe i sinqertë në deklarimet e tij. “Kërkoj të konfirmimin në detyrë edhe për këtë kohë që më ka mbetur,” përfundoi Malaj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Skandalet e drejtësisë/ Prokurorja u denoncua për manipulim të aksidentit

Publikuar

-

Nga

Prokurorja Aida Cakaj, e cila tashmë i është nënshtruar procesit të Vettingut, është denoncuar në emisionin investigativ Stop, për manipulim në një rast aksidenti.

Ngjarja i ka fillesat në 27 janar 2019, kur në aksin rrugor Fier-Seman rreth orës 19: 45, A. Xhafa është përplasur në pragun e shtëpisë nga një makinë dhe për pasojë ka humbur jetën. Babai i të ndjerit ka treguar në emisionin Stop, sesi u manipulua akt-ekspertimi dhe drejtuesi i automjetit, doli i pafajshëm.

Sipas tij, prokurorja Aida Cakaj, gjyqtari i çështjes Taulant Banushi dhe eksperti manipuluan aktin,duke shpëtuar autorin e aksidentit fatal.
Si të mos mjaftonte kjo, eksperti njëherësh ishte dhe Shefi i Qarkullimit Rrugor në Fier, gjë e ndaluar ligjërisht.

Por, siç duket prokurores Cakaj, kjo gjë nuk i ka bërë përshtypje, ndaj e ka dërguar çështjen në Gjykatë dhe kjo e fundit, e ka shpallur të pafajshëm autorin e aksidentit. Prokurorja Aida Cakaj, ka një karrierë mbi 6 vite në sistemin e drejtësisë, madje ajo rezulton të jetë edhe përzgjedhura e Shkollës së Magjistraturës si eksperte, për trajnime.

Sa i përket pasurisë, të ardhurat e saj vijnë nga paga. Cakaj, rezulton të mos ketë asnjë lloj patundshmërie, pasi deklaron se jeton me qira. Ndërkohë nuk mungojnë llogaritë bankare dhe kursime, ndërsa në vitin 2016 ka blerë një automjet Fiat Punto me vlerë 280 000 lekë.

Më poshtë do të sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurorja Aida Cakaj, sipas të dhënave të ILDKPKI-së.

Viti 2013 (Deklarata fillestare)
Të ardhura nga Shkolla e Magjistraturës, si kandidate për prokurore, 43 690 lekë.
Shtëpi banimi në emër të babait, me vlerë 6 943 lekë.
Shtëpi dy plus një në emër të babait, me vlerë 1 500 000 lekë.
Të ardhura nga paga e babait në Albpetrol, Patos, 38 971 lekë.

Viti 2013 (Deklarata vjetore)
Nuk ka ndryshime.

LEXO EDHE:  Vettingu “i pret kokën” një tjetër prokurori

LEXO EDHE:  Vettingu “i pret kokën” një tjetër prokurori

Viti 2014
Llogari bankare e subjektit deklarues, 289 512 03 lekë.

Viti 2015
Të ardhura kesh, 90 000 lekë.
Llogari bankare me vlerë, 298 986 lekë.
Llogari kursimi, 12 048 39 lekë.

Viti 2016
Automjet Fiat Punto me vlerë 280 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Fier, 1 064 546 lekë.
Llogari bankare, 548 700 10 lekë.
Llogari kursimi, 9 142 45 lekë.
Llogari bankare, 194 32 lekë.

Viti 2017
Automjet Fiat Punto me vlerë 280 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Fier, 1 098 947 lekë.
Llogari bankare, 519 349 60 lekë.
Llogari kursimi, 21 181 33 lekë.
Llogari bankare, 3 38 lekë.
Shpenzime për qiranë e banesës, 12 000 lekë.
Të ardhura të bashkëjetuesit nga fondacioni Nesmark, 134 396 lekë.
Të ardhura të bashkëjetuesit nga Albacall, 74 383 lekë.
Llogari rrjedhëse e bashkëjetuesit me vlerë 10 870 lekë.
Depozitë bankare e bashkëjetuesit, 100 388 411 lekë.
Gjendje kesh e bashkëjetuesit, 100 000 lekë.

Viti 2018
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Fier, 1 123 211 lekë.
LLogari bankare e subjektit deklarues, 449 028 41 lekë.
Llogari kursimi e subjektit deklarues, 33 281 56 lekë.
Të ardhura si eksperte, lehtësuese në seminarin e organizuar nga Shkolla e Magjistraturës, 8 015 00 lekë.
Të ardhura në llogarinë bankare të subjektit deklarues që përdoret për blerje online, 3, 38 lekë.
Shpenzime për qiranë e banesës, 12 000 lekë.
Bashkëjetuesi dhënë hua vëllait, 27 000 lekë.
Të ardhura të bashkëjetuesit nga fondacioni Nesmark, 103 928 lekë.
Depozitë kursimi e bashkëjetuesit, 111, 01 lekë.
Pakësuar gjendje kesh e bashkëjetuesit me 100 000 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Hetimet për skandalin seksual në institucion e Drejtësisë/ Pasuria e gjyqtares që “rrëzoi” Prokurorinë

Publikuar

-

Nga

Gjyqtarja Olkeda Liço (Manellari) e ka nisur karrierën në Tiranë për tu emëruar më pas në Fier, ku vijon edhe aktualisht. Gjyqtarja Manellari, prej me shumë se gjashtë muajsh është nën hetim nga Vettingu, i cili do ta filtrojë atë në të tria kriteret.

Në aspektin profesional, gjyqtarja nuk rezulton të jetë lakuar negativisht. Madje në lidhje me skandalin e gjyqtarit të Gjirokastrës Guxim Boçi që u denoncua nga emisioni investigative Stop, ishte e vetmja gjyqtare që duket se e mori më seriozisht situatën. Bëhet fjalë, për skandalin kur gjyqtari Guxim Boçi, i kërkonte favore seksule një qytetareje, e cila ishte palë në një çështje dhe që e kishte regjistruar gjyqtarin, gjatë bisedës me të.

Gjyqtarja Olkeda Manellari firmosi prishjen e vendimit të datës 25.05.2017 të prokurores Elida Hoxha, duke urdhëruar vazhdimin e hetimeve të mëtejshme në lidhje me detyrat e caktuara. Thënë më qartë gjyqtarja kërkoi hetime të thelluara për skandalin në fjalë. Sa i përket pasurisë, gjyqtarja Olkeda Manellari burimet e të ardhurave i ka nga paga e saj dhe nga paga e bashkëshortit.

Manellari e cila ka qenë anëtare e Këshillit Drejtues në Shkollën e Magjistraturës, nuk rezulton të ketë ndonjë lloja patundshmërie, sipas të dhënave që ajo ka deklaruar pranë ILDKPKI-së. Ndërsa bashkëshorti i saj rezulton që të ketë të ardhura edhe nga bastet sportive.

Për më shumë detaje po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Olkeda Manellari.

Viti 2011 (Deklarata fillestare)
Të ardhura nga bursa e studimit në Shkollën e Magjistraturës, 382 500 lekë.

Viti 2011 (Deklarata vjetore)
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 120 821 lekë.
Shpërblim si anëtare e Këshillit drejtues në Shkollën e Magjistraturës, 27 000 lekë.

Viti 2012
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 819 469 lekë.
Shpërblim si anëtare e Këshillit drejtues në Shkollën e Magjistraturës, 45 000 lekë.
Ap 63 m2, në Pogradec në emër të bashkëshortit, me vlerë 26 875 lekë.

Viti 2013
Automjet Peugeot me vlerë 150 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 807 290 lekë.

LEXO EDHE:  Po tani, çfarë pazari kërkon Lulzim Basha?

LEXO EDHE:  Vettingu në polici/ Jepet vendimi për zyrtarin e lartë të SHÇBA

Viti 2014
Gjendje kesh 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 129 967 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Fier, 977 001 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit nga Alpetrol, 357 578 lekë.
Gjendja kesh e bashkëshortit, 150 000 lekë.
Bashkëshorti deklaron banesë 72 m2 në Tiranë.

Viti 2015
Shitur Peugeot, 3 700 euro.
Gjendje likuiditeti, 193 219 lekë.
Gjendje kesh 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Fier, 1 079 340 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit nga Alpetrol, 1 288 457 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga bastet sportive, 410 000 lekë.
Gjendje likuiditeti e bashkëshortit, 524 597 lekë.
Kartë krediti për blerje online e bashkëshortit 100 000 lekë.
Gjendje kesh e bashkëshortit 500 000 lekë.
Blerë automjeti Ford nga bashkëshorti, 3 000 euro.

Viti 2016
Depozitë bankare me vlerë, 1 818 000 lekë.
Gjendje kesh, 16 093 70 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Fier, 167 841 lekë dhe raport lindje, 514 478 lekë.
Kesh në sistemin bankar të bashkëshortit, 454 749 55 lekë.
Kartë krediti për blerje online e bashkëshortit 75 780 61 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit nga Alpetrol, 1 028 173 lekë.
Bashkëshorti ka dhënë me qira ap 128 m2, në Fier me vlerë 180 000 lekë.

Viti 2017
Gjendje kesh 700 000 lekë.
Gjendje në sistemin bankar, 49 587 lekë.
Gjendje kesh jashtë sistemit bankar, 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Fier, 1 030 438 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit nga Alpetrol, 951 346 lekë.

Viti 2018
Blerë Mercedez Benz 370 000 lekë.
Gjendje kesh në sistemin bankar, 5 910 70 lekë.
Gjendje kesh jashtë sistemit bankar, 140 000 lekë.
Pakësuar gjendja kesh e kursimeve, 530 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Fier, 1 044 832 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Lidhjet e drejtësisë me politikën/ Vëllai i ish deputetit të Kryemadhit në Vetting

Publikuar

-

Nga

Kryemadhi zbardh bisedën me Yuri Kim/ Më kërkoi të largoj të rinjtë e LSI nga protesta

Erind Rehovica, prokuror në Prokurorinë e Fierit, prej më shumë se një viti, ndodhet në hetim nga Vettingu.

Ai ka hyrë në sistemin e Drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore për t’u emëruar më pas si prokuror në Vlorë dhe Fier. Prokurori Erind Rehovica nuk rezulton i lakuar në aspektin profesional, për ndonjë hetim të madh. Çështje që ai ka pasur në duar kanë qenë krime rutinë. Prokurori, Erind Rehovica, është vëllai i ish deputetit të Beratit Gledion Rehovica, i cili së fundmi ka braktisur LSI-në e Monika Kryemadhit për Partinë Socialiste.

Në vitin 2018, të njëjtit, iu hoq mandati nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve si deputet, pasi në formularin e dekriminalizimit kishte fshehur një dënim të drejtësisë italiane. Një vit më vonë, Gjykata e Tiranës, konfirmoi pushimin e hetimeve të prokurorisë për ish-deputetin Gledion Rehovica të hetuar për veprën penale të falsifikmit të formularëve, vilave dhe stampave.

Edhe prokurori Erind Rehovica, njësoj si vëllai i tij, politikan, ka emigruar në Itali. Madje bazën e të ardhurave e ka nga puna në Itali.
Megjithëse në formularët e deklarimit të pasurive, prokurori, Rehovica nuk është i qartë. Ai madje nuk deklaron as pagën e tij ndër vite.

Patundshmëri prokurori, Rehovica rezulton të ketë një apartament në Vlorë, blerë me të ardhurat nga emigrazioni në vlerën 34 800 euro.

Një sipërfaqe tokë 1 000 m2, me vlerë 4 000 000 lekë që kishte në Tiranë e ka shitur me vlerë 500 000 lekë. Në vitin 2015 deklaron se bashkëshortja e tij ka blerë një autoveturë Volsvagen me vlerë 700 000 lekë, ndërsa në vitin 2017, deklaron një banesë të rrënuar në Berat me vlerë 2 500 000 lekë. E ka blerë apo po e rikosntrukton nuk e sqaron, ndaj deklarimi i pasurisë ka paqartësi.

 

Për më tepër po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori Erind Rehovica.
Viti 2004
Tokë, 1000m2, në Tiranë me vlerë 4 000 000 lekë.
Ndërtim objekti i parregulluar me vlerë 200 000 lekë.
Gjendje kesh 60 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga në Itali, 30 000 euro.

Viti 2014 (Deklarata fillestare)
Ap në Vlorë blerë me kursimet nga emigrimi në Itali, me vlerë 34 800 euro.
Llogari bankare 2 000 euro.
Llogari bankare 1 500 euro.
Kursime të bashkëshortes, 3 000 lekë.

LEXO EDHE:  Atentati ndaj Devi Kasmit/ Shtëpia e “vdekjes” në Mëzez me armë të sofistikuara në mure (video)

LEXO EDHE:  Atentati ndaj Devi Kasmit/ Shtëpia e “vdekjes” në Mëzez me armë të sofistikuara në mure (video)

Viti 2014 (Deklarata vjetore)
Gjendje e llogarisë bankare 3 300 euro.
Të ardhura të subje
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 250 000 lekë.
Detyrim nga një shtetas kundrejt subjektit deklarues 18 000 euro.

Viti 2015
Autoveturë Volsvagen nga puna e bashkëshortes si notere, me vlerë 700 000 lekë.
Gjendje llogarie 648 euro dhe 76 654 lekë.
Bono thesari në emër të bashkëshortes 350 000 lekë.

Viti 2016
Autoveturë, Volsvagen, blerë me të ardhurat e bashkëshortes si notere, me vlerë 7 000 euro.
Llogari bankare për fëmijët, dhuratë nga gjyshërit, 500 euro dhe 2 624 euro.
Ap në vlorë blerë me kursimet si emigrant në Itali me vlerë, 34 800 euro.
Llogari kursimi 3 300 euro.
Gjendje kesh në shtëpi 1 500 000 lekë. Nga këto 500 000 lekë nga shitja e tokës në Tiranë dhe 1 000 000 nga kursimet e emigrimit në Itali.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Fier, 1 430 207 lekë.
Llogari bankare të bashkëshortes, në shumat, 920 682 31 lekë, 124 917 lekë dhe 4222 92 lekë.

Viti 2017
Një shtëpi të rrënuar në qytetin e Beratit, me vlerë 2 500 000 lekë. (nuk e sqaron se për çfarë e harxhuar këtë shumë, e ka blerë këtë banesën e rrënuar apo e ka rikonstruktuar). Më tej thotë, 1 200 000 lekë, nga llogaria bankare e bashkëshortes dhe 1 300 000 lekë, kesh të ndodhura në shtëpi.
Llogari bankare e bashkëshortes është zeruar për shkak të blerjes së banesës dhe nuk jep asnjë sqarim se për çfarë banese bëhet fjalë, për banesën e rrënuar apo një tjetër banesë. Po ai sqaron pagesa është bërë me dy këste. Njëherë janë dhënë 1 700 000 lekë dhe njëherë 800 000 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si notere, 128 397 lekë.
Kursime, 500 000 lekë.

Viti 2018
Kesh në shtëpi 500 000 lekë.
LLogaria bankare e bashkëshortes, 402 334.65 lekë dhe pakësuar 1 044 82 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE