LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pak orë nga nisja e vaksinimit/ Rama: Ofensivë e madhe për largimin e Covid nga jeta jonë

11 Janar 2021, 07:05, Aktualitet CNA
Pak orë nga nisja e vaksinimit/ Rama: Ofensivë e madhe për

Kryeministri Edi Rama bën me dije se edhe pak orë na ndajnë nga nga nisja e fushatës së vaksinimit kundër Covid-19.

Sipas Ramës, lufta me armikun e padukshëm sot hyn në fazën e ofensivës së madhe për largimin e tij përfundimtar nga jeta jonë

?MIRËMËNGJES
dhe pak orë nga nisja e fushatës së vaksinimit #ShqipëriaBuzëqesh duke ju marrë pak minuta nga koha juaj, për të hedhur vështrimin pas në orët, minutat, ditët, javët e muajt e jashtëzakonshëm të luftës me Armikun e Padukshëm, e cila sot hyn në fazën e ofensivës së madhe për largimin e tij përfundimtar nga jeta jonë, ju uroj një javë të mbarë?, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga