Connect with Us

“Oringjina e vaksinës sekret”/ Bushati debat me Baton Haxhiun: Shqipëria u mashtrua

Politikë

“Oringjina e vaksinës sekret”/ Bushati debat me Baton Haxhiun: Shqipëria u mashtrua

Publikuar

-

“Oringjina e vaksinës sekret”/ Bushati debat me Baton Haxhiun: Shqipëria u mashtrua

Shqipëria ka nisur prej ditës së sotme vaksinimin kundër COVID-19. Një nga të parët që mori dozën “Pfizer” ishte kryeministri Edi Rama. Për gazetarin Andi Bushati i gjithë procesi se si janë siguruar vaksinat e para, transporti dhe ruajtja e tyre është mbajtur e fshehtë duke shkelur sipas tij dhe ligjet e vendit.

“Ajo që mua më shqetëson është sepse duket sikur jetojmë në një republikë autokratike. Pse e them këtë, kemi parë italianët, gjermanët, francezët që e dinë kur vjen një vaksinë ndërsa ne nuk dihet se nga vjen. Vendi sekret, vend mbajtja sekret, transportin sekret. Vendet perëndimore e tregojnë”, tha z. Bushati.

Gazetari e cilësoi si spektakël nisjen e vaksinimit duke thënë se, mesazhi është: “O shqiptar, e keni vaksinën vetëm se keni Edi Ramën kryeministër”. Kjo është pak si shumë”.

Ndërsa për gazetarin Baton Haxhiu dështim i projektit të COVAX për t’u siguruar vaksinën vendeve të Ballkanit Perëndimor bëri që vendet të nisin negociata për ta siguruar në rrugë individuale dhe këtu tha ai hynë në lojë njohjet e kryeministrit, Edi Rama. Z. Haxhiu madje tha se, Shqipëria dhe të gjitha ato vende që kanë pritur vaksinat nga COVAX “janë mashtruar”.

“Fakti që COVAX nuk ishte në gjendje që ta sigurojë vaksinë për të gjithë këto vende, në këto momente vjen autoriteti i kryeministrit që përmes njohjes personale t’u ofrohet vaksinimi qytetarëve. Kjo duket e hiperbolizuar si fjali por njohjet personale ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi”, u shpreh gazetari.

LEXO EDHE:  Nga Andi BUSHATI/ Luli dhe Monika si freshistë të devotshëm

Haxhiu shtoi më tej kryerja e vaksinimit nga vetë kryeministri tregon një model komunikimi me qytetarët. Gazetari nënvizoi më tej se gjatë janarit është parashikuar të mbërrijnë në Shqipëri 11 mijë vaksina kurse pjesa tjetër prej 500 mijë do të vijë çdo muaj nga një sasi e vogël.

Por, Andi Bushati ngriti pikëpyetje të mëdha duke sjellë në vëmendje dhe debatin në Britaninë e Madhe për ruajtjen e vaksinave në temperaturë -70 gradë celsius por dhe theksoi se janë shkelur ligjet.

“Nuk di a janë ujë apo vaksinë. Ligji i shtetit shqiptar nuk lejon kategorikisht medikamente pa ditur origjinë dhe kushte e transportit. Është shkelur ligji. Duhet krijuar fabula e mbinjeriu dhe po i shërbim këtij vendi gjëra të pamundura. Nuk ka vend të botës që nuk ka nxjerr grafik, vetëm Shqipëria bën propagandë vendos atë lulen e diellit”, përfundoi z. Bushati.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Biznesmen i suksesshëm në Gjermani/ Patozi prezanton kandidatin e Bindjes për Vlorën

Publikuar

-

Nga

Biznesmen i suksesshëm në Gjermani/ Patozi prezanton kandidatin e Bindjes për Vlorën

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka prezantuar kandidatin për qarkun e Vlorës, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Bëhet fjalë për Arjan Devollaj, biznesmen i suksesshëm në Gjermani dhe në Shqipëri.

“Mirë se vjen Arjan Devollaj!

Ndjehem i nderuar që arjan devollaj do të jetë pjesë e skuadrës sonë të kandidatëve për qarkun e vlorës.

Një djalë i ri dhe i realizuar vlonjat, biznesmen i suksesshëm në gjermani dhe në shqipëri, ai synon të japë kontributin e vet për projektin tonë politik, që synon ndryshimin dhe jo thjesht rotacionin.

Arjan Devollaj, vlerë e shtuar e bindjes demokratike për Vlorën dhe Shqipërinë.”, shkruan Patozi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Votimi dhe numërimi elektronik/ KQZ ndryshon zonat e aplikimit

Publikuar

-

Nga

Votimi dhe numërimi elektronik/ KQZ ndryshon zonat e aplikimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar projektihn pilot për numërimin dhe votimin elektronik në zgjedhjet e 25 prillit.

Në mbledhjen e sotme, KQZ ka vendosur të ndryshojë zonat se ku do të aplikohet projekti pilot.

Sipas KQZ votimi dhe numërimi elektronik do të aplikohet në zonën e administrimit numër 40, në Njësinë Bashkiake nr.10 në Tiranë.

Kujtojmë që pak kohë më parë PD dhe PS patën përplasje sa i takon aplikimit të projektit pilot.

LEXO EDHE:  Vdekja misterioze e Mozartit: A u helmua nga masonët pse zbuloi sekretet e tyre?

LEXO EDHE:  Vdekja misterioze e Mozartit: A u helmua nga masonët pse zbuloi sekretet e tyre?

PD propozoi Korçën dhe Fierin, ndërsa PS bie deri diku dakord me PD për Korçën, por e propozon si Bashki dhe jo si qarku, teksa në anën tjetër propozon edhe Bashkinë e Tiranës, vetëm në disa Njësi Administrative të saj.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme, KQZ ka regjistruar edhe koalicionin opozitar, “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Iu kërkoj votën sepse…”/ Kush është kandidati i pavarur i qarkut të Beratit

Publikuar

-

Nga

"Iu kërkoj votën sepse..."/ Kush është kandidati i pavarur i qarkut të Beratit

Plarent Aleksi është kandidati i pavarur për qarkun e Beratit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Përmes një postimi, Aleksi u ka kërkuar qytetarëve të  këtij qarku t’i besojnë votën, kundër aleancës së krimit, ashtu siç ai cilëson PD,PS dhe LSI.

Kandidati i pavarur Plarent Aleksi beson se ai është njeriu i duhur për të përfaqësuar vendin e tij me argumentin se ka studiuar në Perëndim dhe ka një jetë të pastër dhe pa rekorde kriminale.

Un jam Plarent Aleksi, Doktor në Shkenca Sociale dhe Filozofi: Kandidat për Deputet në Qarkun BERAT ( Kuçovë + Urë Vajgurore + Berat + Çorovodë) ju flas drejt dhe sinqerisht, ju kërkoj votën sepse vetëm kështu mund të përfundoj betejën që kam filluar kundër aleancës së krimit (PD+PS+LSI).

Un jam kandidati juaj më i mirë në Qarkun e Beratit nëse kërkoni një kandidat të shkolluar në Perëndim, pa CV kriminale, Atdhetar dhe me vullnet të fortë për të luftuar hajdutërinë në politikë. Un jam i sinqertë, mos u besoni më atyre që shkojnë pas politikës së Korruptuar në Shqipëri”, shkruan Plarent Aleksi./CNA.al

LEXO TE PLOTE