LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

‘Nuk e lexuam fare menunë’/ Berisha zbulon skandalin e trefishtë të biftekut të florinjtë

11 Janar 2021, 22:31, Politikë CNA
‘Nuk e lexuam fare menunë’/ Berisha zbulon skandalin e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar menjëherë pas deklaratave të nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku, i cili u justifikua për darkën në Dubai, se ishte paguar nga pala pritëse dhe se as nuk e kishin lexuar menunë.

Berisha i cilëson deklaratat e Maznikut si një skandal i trefishtë i biftekut të florinjtë.

Sipas tij i pari është shpallja e diskutimeve në rang ministror si diskutime teknike.

Skandali i dytë në radhë është që një kompani private apo publike e huaj të marrë përsipër shpenzimet e një delegacioni qeveritar, e po sipas Berishës është jashtë çdo kodi etik.

Ndërsa restoranti në të cilin ka shkruar delegacioni shqiptarë është kategorikisht e ndaluar sipas ish-kryeministrit Berisha, e këtë e clëson si skandalin e tretë.

Postimi i plotë:

Duke ndjekur Opinion!

Skandali i trefishte i biftekut te florinjte i narkoqeveritareve te Edvin Hajdutit.

Miq,ne kete çeshtje ka tre skandale

Skandali i pare. Shpallja e diskutimeve ne rang ministror si diskutime teknike eshte qesharake dhe kete e bejne vetem ata qe kane frike qe veprat qe kryejne te shpallen se jane mandate politike dhe maskohen me mantel teknik.

Me ministrat nuk ka diskutime teknike.

Skandali i dyte, qe nje kompani private ti marre persiper nje partneri privat shpenzimet kjo eshte normale. Por qe nje kompani private apo publike e huaj te marre persiper shpenzimet e nje delegacioni qeveritar eshte absolutisht jashte çdo kodi dhe etike, eshte konflikt i hapur interesi.

Skandali i trete eshte restoranti ne te cilin kategorikisht nuk mund te shkojne ministra dhe zyrtare te larte as me fondet e veta dhe as te huaj. Kjo perben nje akte tejet kompromentues, deshmi flagrante se derrat e kenaqur nuk ndjejne asgje per njerezit e vuajtur.

Nje akt te tille korruptiv ndodh vetem me qeverite me te korruptuara te planetit.

Nuk po ndalem tek projekti sepse ai eshte çeshtje e madhe sa vet kulla Khalifa.

Lajmet e fundit nga