Connect with Us

Nga erdhën vaksinat?/ Mjeku ngre dyshime të forta: Të vërtetën e gjejmë me rregull treshi

Shëndeti

Nga erdhën vaksinat?/ Mjeku ngre dyshime të forta: Të vërtetën e gjejmë me rregull treshi

Publikuar

-

Nga erdhën vaksinat?/ Mjeku ngre dyshime të forta: Të vërtetën e gjejmë me rregull treshi

Mjeku i njohur Artan Koni, ka ngritur dyshime të forta në lidhje me fillimin e papritur të vaksinimit në Shqipëri, ndonëse ishte paralajmëruar të niste javën e tretë të janarit.

Sipas Konit, Rama po e përdor këtë si propagandë për të eklipsuar sadopak skandalin e darkës në Dubai dhe çështjen e përmbytjeve në vend.

Ndërkohë që shton se mbetet  për t’u parë a do aplikohen 2 doza vaksine, apo vetem 1, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të hamendësuar rreth prodhuesit të saj.

Lajmi i ardhjes se vaksinave ne Shqiperi ishte i papritur, pasi me pare ishte deklaruar se do vinin nga java e 3-te e Janarit. Padyshim qe sa me pare te vijne, aq me mire. Por nga mungesa e transparences lindin dyshime te llogjikshme.

Normalisht, vendet e BE-se te cilet shquhen per sjelljen e pergjegjshme ndaj popujve te tyre, anonimitetin e mbajne ne minimumin e mundshem…sidomos per nje teme kaq delikate sa vaksina (ne nje kohe kur edhe ata nuk kane vaksina teper). Nese dhurata na paska ardhur nga ndonje vend i BE-se, jam i sigurt se do ishin ata te paret qe do e benin publik lajmin.

Fundjaven qe kaloi pati nje ortek mediatik ne rrjetet sociale ne lidhje me darken e pushtetareve tane ne Dubai, ne prani te nje oligarku shqiptar. I gjendur perballe indinjates popullore ne nje kohe kur vendi permbytej nga shira te furishem, edhe vete Rama (jo prezent ne takim) u mundua te justifikoje vasalet e tij, me deklarata klishe te tipit “ne punojme nga mengjesi deri ne darke per ju, nuk eshte ashtu sic duket, eshte darke pune, per ju punojme edhe kur hame buke” etj…

Te nesermen, vete Rama dha lajmin e ardhjes se vaksines. Eshte e padiskutueshme qe kete lajm ai e përdori për propagandë për të eklipsuar sadopak skandalin e darkës në Dubai dhe çështjen e përmbytjeve në vend. Rrjedhimisht, vjen ne menyre llogjike te hamendesojme se vaksinat kane ardhur nga Dubai. Ministrat tane duhet te jene takuar me pushtetaret vendas, duhet t’i kene sqaruar problemin e madh te “bad PR” qe kane ne Shqiperi, dhe do i kene kerkuar disa doza vaksine…sepse per ta nuk ka rendesi sasia, rendesi ka mbulimi i diellit me shoshe.

P.S: Fimra prodhuese?? Mbetet per t’u pare a do aplikohen 2 doza vaksine, apo vetem 1. Kjo eshte e vetmja menyre per te hamendesuar rreth prodhuesit te kesaj vaksine…sepse ne nje vend ku transparenca nuk ekziston, te verteten mund ta gjesh vetem me rregull treshi !!

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

“Numri i rasteve ditore është dyfishuar”/ Rakacolli: Varianti Delta ka mbi 1 muaj në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

“Numri i rasteve ditore është dyfishuar”/ Rakacolli: Varianti Delta ka mbi 1 muaj në Shqipëri

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka sqaruar rrezikun nga varianti Delta.

Në një intervistë për Syri tv, Rakacolli ka është shprehur se situata paraqitet me një rritje të lehtë të rasteve ditore edhe atyre që janë të shtruar në spitale por situata është në kontroll.

“Mesatarja e numrit të rasteve ditore gati është dyfishuar në krahasim me javën e kaluar, por nuk është situatë problematike dhe e pakontrolluar me nivelin e masave që ne kemi aktualisht në fuqi. Kjo i atribuohet variantit të virusit Delta në vend, pasi dje morëm konfirmimin se varianti ishte i pranishëm në Shqipëri.

Mostrat e dërguara i përkisnin infeksioneve që në muajin qershor, i bie që virusi të ishte i pranishëm edhe më parë në Shqipëri dhe praktikisht ishte dyshuar me të drejtë nga mjekët klinicist, virusi nuk erdhi dje dhe pardje, ka gati një muaj në Shqipëri. Fakti që kemi shifra të kontrolluara gjatë dy muajve, kjo situatë vazhon të jetë e kontrolluar. Përveç masave të duhura, rol kryesor ka luajtur edhe vaksinimi.

Vaksinimi të mbron edhe nga variantet. Ndihma kryesore që jep vaksinimi është mos humbja e jetës dhe përjetimi i rasteve të rënda të cilat kanë nevojë për kujdesin spitalor, mund edhe të infektohesh por simptomat janë më të lehta.

Nuk ka shenja tipike të tjera varianti Delta nga variantet e tjera. Shenja që mbizotërojnë janë vështirësimin e rrugëve të sipërme respiratore. Sipas mjekëve klinicist, personat e prekur nga Delta ka më të shprehura dhimbjen e fytit.

E veçanta e Deltës është shpejtësia me të cilën ajo përhapet. Infektushmëria e Deltës është dy herë më e madhe se e viruseve paraardhëse”, ka theksuar ajo./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Dështimi i Ramës me legalizimet

LEXO EDHE:  Video- Nxehet studentja/ Nxjerr mesazhet që ka shkëmbyer me Ramën

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Shërbime të reja në Spitalin Memorial Fier/ Instalohet një pajisje e teknologjisë së lartë

Publikuar

-

Nga

Shërbime të reja në Spitalin Memorial Fier/ Instalohet një pajisje e teknologjisë së lartë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar sot Shërbimin e ri të Hemodinamikës në Spitalin Memorial Fier, i cili bën pjesë në fazën e dytë të hapjes graduale të shërbimeve në këtë spital.

Ministrja ka nxjerrë edhe fotot nga ky inspektim, bashkë me mjekun, prof. Alban Dibrën.

Manastirliu thekson se bashkëpunimi me ekipin mjekësor turk dhe mes dy shërbimeve të hemodinamikës, QSUT- Spital Memorial Fier, do të ngre në një nivel më të lartë ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

“Së bashku me prof. Alban Dibrën vizituam spitalin Memorial në Fier, për të përgëzuar stafin shqiptar dhe turk për hapjen e Njësisë së Hemodinamikës për ndërhyrjet diagnostikuese invasive në zemër, të cilat filluan të kryhen në spitalin Memorial dhe do të mbulojnë shërbimin për gjithë zonën jugore në vend.

Për herë të parë në këtë spital dhe në sistemin publik, instalohet një pajisje e teknologjisë së lartë, që ofron gamën e ndërhyrjeve invasive për sëmundjet kardiake dhe neurologjike .

Bashkëpunimi me ekipin mjekësor turk dhe mes dy shërbimeve të hemodinamikës, QSUT- Spital Memorial Fier, do të ngre në një nivel më të lartë ofrimin e shërbimeve për qytetarët.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Ja sa raste të reja janë konfirmuar sot

Publikuar

-

Nga

MSH nxjerr shifrat/ Ja sa raste të reja janë konfirmuar sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3628 testime  testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 31  qytetarë në këto bashki: 7 raste në Elbasan, nga 6 raste në Tiranë, Lezhë, 3 në Kukës, 2 në Korçë, nga 1 rast në Shkodër, Fier, Has, Gjirokastër, Sarandë, Dimal, Kuçovë.

Aktualisht janë 269 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 13 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,166 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  Rama vijon fyerjet ndaj gazetarit/Nuk kuptove gjë, por gjithsesi ta thash!

LEXO EDHE:  Foto- Arben Ahmetaj "sfidon" hapur Ramën

Statistika (27 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 31
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 13
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3628

Testime totale 885,728
Raste pozitive 132,922
Raste të shëruara 130,166
Raste Aktive 300
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 104
Elbasan 40
Kukës 32
Lezhë 29
Vlorë 27
Durrës 17
Fier 16
Shkodër 13
Berat 9
Korçë 9
Gjirokastër 4

LEXO TE PLOTE