LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marrëdhëniet me Ramën/ Bushati flet pa dorashka: S’kërkoj lëmoshë

11 Janar 2021, 22:12, Politikë CNA
Marrëdhëniet me Ramën/ Bushati flet pa dorashka:

Jo pak herë mediat kanë raportuar për përplasje e debate mes ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe kryeministrit Edi Rama.

Mbrëmjen e sotme Bushati është pyetur për marrëdhëniet e tij me kreun e qeverisë, për të cilat nuk preferoi të flasë shumë, por tha se ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer gjatë kohës që ishte ministër.

?Çdo pyetje meriton një përgjigje, pavarësisht më pëlqen apo jo. Mbase mund të mos jetë e lehtë për ta pranuar. Kam pasur bashkëpunim të shkëlqyer me kryeministrin kur isha ministër. S?jam nderë asnjëherë i anashkaluar nga kryeministri.

Ka pasur ndarje rolesh. Por thikë pas shpine?! Unë bëra një shkrim dhe kam treguar karakterin tim për t?u vënë gjoksin dhe çështjeve me karakter sensitiv. Ndihem mirë dhe krenar që kam qenë në anën e duhur të historikë. Koha është treguesi më i mirë. Mua nuk është se më kanë ndihmuar konspiracionet?, tha Bushati në ?Real Story?.

I ngacmuar nga moderatori Sokol Balla nëse e ardhmja e tij do vazhdojë në PS, socialisti deklaroi se nuk kërkon lëmosha dhe se nuk ndërron fanella.

?Mos ta kthejmë tek lëmosha. Është e vërtetë që kam pasur zë publik. S?keni për të parë tek tregu që ndërroj fanella. S?kërkoj lëmoshë, jam mirënjohës për besimin që më ka dhënë shteti, struktura, partia. Në politikë ka rënie, ngjitje. Këtë kohë kam pasur kohë që të lexoj më shumë dhe të shkruaj më shumë. Jam i angazhuar në projekte europiane, siç kam menduar dhe për gabimet e mia. Por jam ende i ri për të menduar për pensionin tim politik?, nënvizoi ish-ministri./ CNA.al

Lajmet e fundit nga