LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manastirliu zbulon se cila është kategoria e dytë që do të vaksinohet pas stafit mjekësor

11 Janar 2021, 21:17, Lifestyle CNA
Manastirliu zbulon se cila është kategoria e dytë që do

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur për procesin e vaksinimit që nisi sot në vend.

E ftuar në ?Open? ajo tregoi se javën e tretë të janarit do të kemi 5000 doza të tjera, në fund të muajit 10 mijë dhe në shkurt mbi 30 mijë.

Më tej Manastirliu sqaroi se Shqipërisë i duhen 1.2 milionë doza, pra për 600 mijë persona.

?Ne jemi duke punuar me të gjitha kompanitë për vaksinat, nuk kemi përjashtuar asnjë vaksinë. Marrëveshja e parë është bërë me Pfizer. Javën e tretë të këtij muaji do marrim 5000 mijë doza dhe mbi 10 mijë doza në fund të muajit. Më pas në shkurt do marrim 30.250 doza dhe më pas më shumë sipas kalendarit. 500 mijë në total. Për Covax-in ka shpresë, është duke negociuar për Pfizer dhe Astra/Zeneca dhe shumë shpejt do të kemi dhe një lajm.

Pas mjekëve dhe infermierëve, kategoria e dytë që do të vaksinohen do të jenë personat mbi 75 vjeç. Do të ketë një kombinim vaksinimi. Do të jetë moshat mbi 75 vjeç, sidomos ata që jetojnë në shtëpitë e të moshuarve. Në të gjithë botën mbetet problematikë përhapja e virusit në shtëpitë e të moshuarve. Moshat nën 16 vjeç nuk do e bëjnë vaksinën.

Fasha e parë e vaksinimit që i duhet Shqipërisë është 20% e popullatës, pra 600.000 persona, ose 1.2 milionë doza?, tha ajo./CNA.al

Lajmet e fundit nga