Connect with Us

Dje e akuzonte PD, sot opozita do kandidojë Aldi Fushën e oligarkëve dhe prokurorit skandaloz

Politikë

Dje e akuzonte PD, sot opozita do kandidojë Aldi Fushën e oligarkëve dhe prokurorit skandaloz

Publikuar

-

Djali i ish prokurorit të shumëakuzuar Petrit Fusha, Aldi Fusha do të jetë kandidati për deputet nga radhët e LSI.

Ditën e djeshme, Aldi Fusha u shfaq krah kryetares së LSI, Monika Kryemadhi e cila e prezantoi duke i thurur lavde. Kryemadhi prezantoi djalin i ish prokurorit Petrit Fusha, i njohur edhe si mbrojtësi i kryebashkiakut Erion Veliaj, më pas i akuzuar nga ky i fundit.

Partia Demokratike ka ngritur dyshime disa herë dhe ka publikuar fakte që hedhin dyshime edhe për mbyllje të tjera dosjesh korruptive nga Petrit Fusha, që mbrojti Veliajn.

Disa vite më parë Partia Demokratike ka denoncuar lidhjet e Prokurorit të Tiranës Petrit Fusha me trafikantët e drogës. Sipas PD –së, Shkëlqim Fusha, pronari i Fusha shpk, është djali i xhaxhait të një trafikanti ndërkombëtar droge, Sulejman Fushës, i kapur disa muaj më parë në Alikante të Spanjës për 75 kg heroinë, por ky fakt u mbajt i fshehur nga ministria e Fatmir Xhafës.

Tashmë, PD e cila dje ngrinte akuza të forta ndaj ish prokurorit, Petrit Fusha, sot djalin e tij do ta ketë aleat dhe pjesë të opozitës kundër qeverisë.

E kur opozita flet kundër oligarkëve një nga emrat që përmend është kompania Fusha e famshmja e sheshit “Skenderbej” apo ajo që do ndërtonte teatrin. Aldi Fusha është nipi i oligarkëve dhe me lidhje të forta me kompaninë Fusha të Shkëlqim Fushës, që e akuzon PD dhe LSI.

Në publik Petrit Fusha sulmohet, kompanitë e familjarëve të tij akuzohen, por djali I merret dhe I vendoset kandidat për deputet. Tani nuk ngelet gjë tjetër që paratë e oligarkëve dhe skandalet e Pertit fFushës ti shërbejnë produktit të tyre për të dalë deputet nga opozita.

LEXO EDHE:  Akuzat e Ramës/ Përgjigjet "dhëmbë për dhëmbë" Basha

Kujt i ka shërbyer ky prokuror? I ka shërbyer Lulit apo Monikës?

Sepse djali i tij tashmë do të jetë pjesë e opozitës . Pra djali i një prokurori të shumë akuzuar dje nga Partia Demokratike, do të kandidojë në listat e LSI për deputet. Në vend që familjarëve të tyre tu bëhet vetting, tu kontrollohen pasuritë, tu sekuestrohen ato, fëmijët e tyre i marrin dhe i futin nëpër lista kandidatësh për deputet.

 

Kujtojmë se Petrit Fusha është ish prokurori i Tiranës i cili iu shmang vettingut duke u dorëheqeur. Në muajin Shkurt të vitit 2019, Fusha dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë.

Në deklaratën e servirur për mediat, Fusha shkruante, se Prokuroria nuk ishte më vendi, ku mund të shërbente, pas 32 viteve eksperiencë. /CNA.al

https://www.cna.al/2021/01/10/tani-ne-krah-te-kryemadhit-djali-i-prokurorit-skandaloz-kandidat-i-lsi/

Mbylli dosjen e Ardit Gjoklajt dhe mbrojti Veliajn/ Petrit Fusha akuzohet egërsisht nga PD

Prokurori i lidhur me trafikantë të drogës/ Zbardhet  dosja kriminale e Petrit Fushës

Veliaj sulmon ish prokurorin, Petrit Fusha

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama zgjedh Durrësin/ A do mund PS të çertifikojë Tit Vasilin deputet?

Publikuar

-

Nga

Rama zgjedh Durrësin/ A do mund PS të çertifikojë Tit Vasilin deputet?

Kryeministri Edi Rama ka marrë mandatin e deputetit për qarkun e Durrësit.

Në zgjedhjet e 25 Prillit Edi Rama kandidoi në qytetin e Durrësit dhe të Vlorës, duke u renditur në të dyja qarqet i teti në listë.

Duke pranuar mandatin e Durrësit, ai la atë të Vlorës.

Pas tij në listën shumëemërore të qytetit jugor renditet Teuta Ramaj.

Teuta Ramaj

Por a do të jetë Teuta Ramaj emri që do të ulet në Kuvend në shtator, për përfaqësuar qytetarët e Vlorës?

Për të zbuluar këtë na duhet të verifikojmë votat preferenciale të marra nga kandidatët e zonës jofituese në qarkun e Vlorës.

Sipas Kodit Zgjedhor:

Kandidatët e listës jo fituese duhet te rirrjeshtohen në një rradhë sipas votave që kanë marrë.

Kështu pasi kryetari i partisë zgjedh mandatin që do të mbajë, mandati në zonën jo-fituese i shkon kandidatit që ka më shumë vota, siç rezulton nga ri-rrjeshtimi.

Sipas tabelës zyrtare nga faqja e KQZ, të votave në qarkun e Vlorës, janë dy kandidate që kanë marrë numër të barabartë të votave në zonën jofituese në Qarkun Vlorë.

LEXO EDHE:  “Shqipëria fiton me taksën e sheshtë”/ Tabaku: Do punësohen 110 mijë shqiptarë

LEXO EDHE:  Merr timonin/Rama thumbon LSI: S'keni parë gjë akoma, pa tjerë në prehër ...!

Teuta Ramaj dhe Laura Ferati kanë marrë numër të barabartë votash = 1738.

Çfarë do bëjë PS?

Nëse PS pranon që mandati takon Teuta Ramaj, atëherë po çertifikon Petrit Vasilin deputet.

Kodi thotë që mandatin e merr kandidati që ka numër më të lartë të votave. Në rast votash të barabarta, mandati ndahet nga shorti.

Teuta Ramaj mund të dalë fituese sidoqoftë. Per këtë duhet ta ndajë shorti.

Nëse Teuta Ramaj zgjidhet pa short, atëherë Partia Socialiste  po nxjerr Petrit Vasilin deputet. Pa short!

Zgjedhja pa short e Teuta Ramaj nga lista jofituese në Vlorë, plotëson skemën e Kryemadhit për zgjedhjen e Tit Vasilit në Tiranë.

Sipas Kodit zgjedhor, mandati i lëshuar nga Monika Kryemadhi i shkon Klajda Gjoshës.

Kurse mandati i lëshuar nga Rama në Vlorë ndahet nga shorti midis Teuta Ramaj dhe Laura Feratit.

Tit Vasili bëhet deputet, bëse Teuta Ramaj bëhet deputete pa short.

PS do zgjedhë shortin apo do zgjedhë të bëjë Tit Vasilin deputet?/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pranoi mandatin e Durrësit/ Rama: Nga Vlora nuk ndahem asnjëherë

Publikuar

-

Nga

Pranoi mandatin e Durrësit/ Rama: Nga Vlora nuk ndahem asnjëherë

Kreyministri Edi Rama pranoi ditën e sotme mandatin për qytetin e Durrësit. Pas kësaj ai ka reaguar në rrjetet sociale ku është shprehur se Vlora do të jetë gjithmonë në zemrën e tij.

Sipas tij, arsyeja që zgjodhi Durrësin ishe sepse do të jetë një ndër vendet ku mandati i tretë duhet të sjellë një hop të ri.

Rama shtoi se me mandat apo pa mandat nga Vlora nuk ndahet asnjëherë.

Vlora ishte, është dhe do jetë deri në fund në zemrën time, kështu që me mandat pa mandat, unë nga Vlora nuk ndahem as sot as mot, ndërkohë në mendjen time Durrësi është vendi ku Mandati i Tretë duhet të sjellë një hop të ri, jo vetëm për atë qytet po për krejt”, ka shkruar Rama./ CNA.al

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Rama pranon mandatin e Durrësit, ja emri që e zëvendëson në Vlorë

LEXO EDHE:  Merr timonin/Rama thumbon LSI: S'keni parë gjë akoma, pa tjerë në prehër ...!

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Rama pranon mandatin e Durrësit, ja emri që e zëvendëson në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Rama pranon mandatin e Durrësit, ja emri që e zëvendëson në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka marrë mandatin e deputetit për qarkun e Durrësit.

Në zgjedhjet e 25 Prillit Edi Rama kandidoi në qytetin e Durrësit dhe Vlorës ku u rendit në të dyja qarqet i teti në listë.

Por duke pranuar mandatin e Durrësit, ai la atë të Vlorës. Pas tij në listën shumëemërore të qytetit jugor renditej Teuta Rama. Kjo e fundit do të jetë edhe emri që do të ulet në Kuvend në shtator, duke përfaqësuar qytetarët e Vlorës. Teuta Rama në zgjedhjet e 25 Prillit arriti të siguronte 1738 vota./CNA.al

LEXO TE PLOTE