LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debati për vaksinat/ Manastirliu tregon arsyen përse mbahet sekret shteti dhurues

11 Janar 2021, 20:57, Lifestyle CNA
Debati për vaksinat/ Manastirliu tregon arsyen përse mbahet sekret

Shqipëria ka nisur sot vaksinimin kundër Covid-19. Të parët që morën dozën ?Pffizer? ishin Najada Como, kryeministri Rama dhe mjekët Kalo e Piper.

Mirëpo, procesi si janë siguruar, ruajtja dhe transporti i tyre janë mbajtur sekret.

E ftuar sonte në ?Open? ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, është pyetur pikërisht për këtë fakt.

Ajo nuk pranoi ta tregojë emrin e vendit dhurues, duke shtuar se është kërkuar nga vetë donator.

Ndërkohë që shton se një arsye mund të jetë fakti që vende të tjera i donin dozat, ndërsa vendi i kishte ?ndarë? për Shqipërinë.

?Kemi ruajtur një marrëveshje konfidencialiteti me vendin që na ka dhuruar këto vaksina. Nuk do të bie në përsëritje. Rama e shpjegoi edhe arsyen e vendit mik që ka treguar solidaritetit.

Vendi ka kërkuar që të ketë konfidencialitet. Një arsye mund të jetë që vendet e tjera mund t?i duan dozat që kemi marrë ne, dhe vendi ka zgjedhur t?ja japë Shqipërisë,? u shpreh ministrja./CNA.al

Lajmet e fundit nga