Politikë
Darka në Dubai/ Flet Arbian Mazniku: Nusretin e takuam, i pagoi të gjitha investitori

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, ka reaguar në lidhje me videon që bëri xhiron e rrjetit, ku disa prej ministrave të qeverisë shfaqeshin duke ngrënë darkë në një restorant luksoz në Dubai.
Mazniku, i cili ishte vetë pjesë e kësaj darke, tha se nuk i vë faj njerëzve për mënyrën e reagimit.
“Edhe unë nëse do kisha parë lajmet nga mënyra se si dukej dhe si është portretizuar darka në mënyrë të padrejtë, do isha revoltuar. E mirëkuptoj mërzinë dhe inatin që kanë kur informacioni del jashtë kontekstit”, u shpreh ai në Syri Tv.
Nnëkryetari i bashkisë tregoi se darka ishte paguar nga një kompani private, që sipas tij ka interes për të investuar në Tiranë.
“Ne shkuam si pjesë e një tentative të qeverisë për të sjellë në Shqipëri një investitor, të quajtur EMAAR Group. Ajo është një palë e interesuar për rivitalizimin e portit të Durrësit. Po flasim për një investim që i kalon 2 miliardë euro.
Kompania ka interes të afrohet edhe në qytetin e Tiranës dhe po shqyrton disa mundësi investimi. Unë isha aty për të prezantuar disa projekte të mundshme në Tiranë.
Zoti Mohamed Alabbar ka shpenzuar një ditë e gjysmë të tërë me ne. Ai nuk ishte në darkën e famshme sepse iu desh të lëvizte. Ishin të gjitha të ofruara nga kompania. Nusretin e takuam. Menynë nuk e pamë dhe as e porositëm sepse ishte porosi e kompanisë”, tha Mazniku./ CNA.al