Connect with Us

Çështja e detit/ Bushati: S’ka shkelje, dekreti i Greqisë nuk cënon Shqipërinë

Politikë

Çështja e detit/ Bushati: S’ka shkelje, dekreti i Greqisë nuk cënon Shqipërinë

Publikuar

-

Çështja e detit/ Bushati: S’ka shkelje, dekreti i Greqisë nuk cënon Shqipërinë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, foli mbrëmjen e sotme për çështjen e detit, që vijon të ngjallë debat.

Bushati tregoi se nuk ishte aspak e lehtë të uleshe me Greqinë në tavolinë, ndërsa theksoi se dekreti i shtetit fqinj për 12 milje në detin Jon, nuk e cënon sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

Në 2014-ën Rama dhe Samaras i dhanë dritë jeshile për të diskutuar më tej. Kur i kam numëruar një ditë diskutimet politike në nivel ministrat të jashtëm kanë qenë mbi 52 diskutime. Dinamika ka qenë e jashtëzakonshme. Jemi bazuar tek parimet politike. Tani jemi përballë një fakti se nuk është gjetur gjuha në negociata. Se di nëse ka pasur një raund të 4 pasi unë e kam lënë 3. Deri sa është rënë dakord për të shkuar drejt Gjykatës Ndërkombëtare, kuptohet se nuk po transferohen përgjegjësitë. S’jam zëdhënësi i Greqisë as avokati i saj (Kur pyetet për dekretin për 12 miljet).

LEXO EDHE:  Shifra alarmante në shtetin fqinj/ 1251 të infektuar dhe 89 viktima nga Covid

Thuhet se Greqia me dekret merr 12 milje dhe futet në detin shqiptar. Në 2009 Shqipëria i njeh parimin e 12 miljeve Greqisë. Ky është fakt publik. Gjykata Kushtetuese këtë gjë që u bë në 2009 e ka thënë qartë; “Është tejkalim nga ana e Shqipërisë i të drejtës ndërkombëtare”. Në 25 prill doli ky dekret që do të diskutohet në parlament. Ky vend ka ministri Mbrojtje, flotë detare. Nëse cënohet siguria kombëtare e Shqipërisë, ajo ka mekanizmat për të kundërshtuar këtë gjë. Por në gjykimin tim nuk më rezulton se kemi të bëjmë në shkelje në kurriz të Shqipërisë. Shpreh bindjen time për këtë çështje”, u shpreh ai në emisionin “Real Story”.

Socialisti nënvizoi se Shqipëria dhe Greqia do të ulen sërish për të negociuar se për çfarë do të shkojnë në gjykatë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Komision për çështjen Becchetti/ Bushati-Bashës: Jepjani t’ia lexojë ndonjë vendimin e arbitrazhit

Publikuar

-

Nga

Ish-anëtarja e Partisë Demokratike Endira Bushati, ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha i cili lajmëroi sot ngritjen e tre komisioneve hetimore, atë për masakrën zgjedhore, inceneratorët dhe çështjen Becchetti.

Bushati shkruan se për “zgjedhjet” dhe “inceneratorët”, ia vlen të hidhet dritë, por për çështjen “Becchetti”, opozita e Lulit ka heshtur që në vitin 2015, kur ndaj investitorit Italian nisën sulmet e Ramës.

Ajo akuzon kreun e PD të mos bëjë sikur po bën opozitë me këtë çështje, pasi atëherë kur duhje të fliste strukej, ndërsa qeveria mbylli të vetmin televizion opozitar të kohës që Rama nuk e blinte dot!

Nuk ka ç’i heton më tepër “komisioni i Lulit”, të gjitha i ka thënë vendimi ICSID i Bankës Botërore, shton ajo.

“Një opozitë, padiskutim, komisionet hetimore parlamentare, i ka mjetin më të mirë për të hetuar dhe informuar publikun për çështje të veçanta të rëndësishme….

Ndërsa për “zgjedhjet” dhe “inceneratorët”, ia vlen të hidhet dritë, ajo që s’kuptova është komisioni hetimor për çështjen “Becchetti”!

Për çështjen “Becchetti”, që u kushton shqiptarëve 140 milionë euro, vetëm për tekat e Ramës, opozita duhej të udhëhiqte popullin për rrëzimin e qeverisë….madje jo në kohën kur doli vendimi i arbitrazhit ndërkombëtar para pak muajsh….

Por, që në 2015, kur ndaj investitorit italian dhe televizionit Agon Channel u ndërmor një sulm i paprecedentë që vërtetohej më së miri nga intervistat e Ramës…

Pak folëm atëherë…. Ishim pak që flisnim në studio me Fatos Lubonjën, Adi Krastën, Sonila Mecon, Andi Bejtjen….



LEXO EDHE:  Ish-ministri grek me superlativa për kandidatin e minatorëve/ Thirrje shqiptarëve: Mbështesni lëvizjen e tij

LEXO EDHE:  Ish-ministri grek me superlativa për kandidatin e minatorëve/ Thirrje shqiptarëve: Mbështesni lëvizjen e tij

Opozita e Lulit, nuk ndjehej….edhe pse ishte në parlament….strukej….teksa qeveria rrënoi një investim 40 milionë eurosh, shkatërroi 400 familje….e për më tepër mbylli të vetmin televizion opozitar të kohës që Rama nuk e blinte dot!

Ishte e thjeshtë: Rama nuk donte që Top Channel dhe Klan të kishin konkurrentë….

Kjo del edhe nga biseda që Ëngjëll Agaçi i bënte Becchettit, duke i thënë që duhej të merrej vesh me konkurentët…

E gjitha kjo u tha atëherë!

E gjitha kjo, që nga sulmi i Ramës, trajtimi selektiv dhe abuzues i institucioneve gjenden të arsyetuara e të provuara në Vendimin e ICSID…..

Ndaj dhe, pavarësisht se mirë është që të akuzohet e drejtohet gishti Ramës çdo ditë, me çdo formë për dëmin 140 milionë euro, Luli të mos bëjë sikur po bën opozitë me këtë çështje!

Jo, për gjë, por i ka thënë të gjitha Vendimi ICSID i Bankës Botërore!

Nuk ka ç’i heton më tepër “komisioni i Lulit”….

Mjafton ta përkthejë vendimin e arbitrazhit në shqip e t’ia japë ta lexojë ndonjërit me “zë burri”!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha tallet me shqiptarët për çështjen Becchetti e inceneratorët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Pasditen e sotme kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi Kryesinë e Grupit Parlamentar, ku paralajmëroi dhe ngritjen e tre komisioneve hetimorë.

Atë për ‘masakrën zgjedhore, inceneratorët dhe çështjen Becchetti.

Por duket se Basha ka vendosur të tallet sërish me shqiptarët. Duke dashur të tërheqë vëmendje Luli ka filluar të shpikë çdo lloj gënjeshtre.

Partia Demokratike e ka depozituar në SPAK që më 8 prill 2021 kallëzimin për çështjen “Becchetti”.

Por ndërkohë që çështja Becchetti hetohen nga SPAK, Luli kërkon ngritjen e një komisioni hetimor me kryetarë Gazmend Bardhin, duke u bërë edhe më qesharak në sytë e shqiptarëve. GJithashtu ka dhje një vendim nga arbitrazhi nëfavor të Beketit, cdo hetojë Luli?

“Komision hetimor për çështjen Beçhetti. Lufta personale e Edi Ramës me sipërmarrësin italian do t’u kushtojë qytetarëve më shumë se 120 milionë euro”shkruhet në komunikatën e zyrës së PD, për mediat.

Në komisionet hetimorë që do bëjë Parlamenti, minimalisht do merren disa dokumente dhe do i dërgohen SPAK, Prokurorisë. Por ndërkohë Luli pretendohet se ka pasur dokumente, pasi i ka bërë një herë denoncimet. Pra mirë apo keq, në këtë rast, minimalisht duhet të presë SPAK.

A i ke provat në dorë, a i ke faktet, a e ke sulmuar kryeministrin, për çfarë do vesh, do përsërisësh të njëjtat broçkulla!

LEXO EDHE:  Deklarata e Vuçiç kundër Bashës/ Rama: Ishte kurth, mori hak ndaj meje

LEXO EDHE:  Skandalet e drejtësisë/ Prokurori falsifikoi dhe fshehu dosjen hetimore?

Inceneratorët

Përveç çështjes së Beçhettit, PD-ja sot ka deklaruar se do të hapë edhe një komision hetimorë për inceneratorët që do ta drejtojë Jorida Tabaku.

“Komision hetimor për Inceneratorët, një aferë mafioze, kriminale që përfshin zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar. Kallëzimet tona penale vazhdojnë të zënë pluhur nëpër prokurori”, thuhet në njoftim.

Por sërish jemi përballë të njëjtës situatë. Në rastin Becchetti, çështja është në SPAK, por dhe në rastin e inceneratorëve çështja është në SPAK.



Kujtojmë se PD e ka denoncuar çështjen e inceneratorëve në SPAK që në tetor të vitit 2020.  Ndërkohë në datën 24 korrik, çështja e inceneraorëve është çuar në SPAK edhe nga “Nisma Thurje”. Pra jemi përballë të njëjtit fakt, Lulzim Basha duket se po tallet.

Kështu si e ka nisur Luli, nga stresi që ka nga përballja me Sali Berishën ndoshta deri nga fundi vitit do kërkojë të bëjë komision hetimorë edhe për Rrugën e Kombit!CNA.al

SPAK thërret Mirel Mërtirin dhe zyrtarët e inceneratorëve

Zgjohet Basha/ Akuza SPAK-ut, për aferën e inceneratorëve

Gjoba 110 milionë Euro/ PD padit në SPAK Ramën, Engjëll Agaçin dhe zyrtarë të tjerë

Mbledhja e grupit të PD/ Basha: Prioritare ngritja e 3 komisioneve hetimore

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama: Heqja e kufirit alarmon më shumë Brukselin se Beogradin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama në një takim me studentët e Universitetit të Prishtinës ka folur për marrëdhënien midis dy qeverive.

Kryeminsitri Rama tha se janë prodhuar shumë marrëveshje por shumica e tyre nuk janë zbatuar për shkak të sistemit të punës që sipas tij duhet ndryshuar.

Rama tha se për këtë ka biseduar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pasi ka gjëra që në dukje janë të vogla por që kanë një ndikim në jetën e qytetarëve.

Ju e dini që ne me Kosovën po bëjmë angazhime, që nga futja e mbledhjes së dy qeverive, që përmes kësaj nisme kemi mundësi të diskutojmë, të japim mendime e të marrim vendime. Më pas vjen një tjetër mbledhje dhe vjen vlerësimi i atyre që janë arritur. Në këtë aspekt, mendoj se kemi prodhuar shumë më tepër marrëveshje dhe dakordësi.

Një pjesë e konsiderueshme e këtyre marrëveshjeve nuk janë zbatuar plotësisht apo nuk janë zbatuar fare, kjo për shkak të një sistemi pune që duhet ndryshuar. Për këtë kemi folur sot me kryeministrin, në mënyrë që edhe administratën këtu e në Shqipëri ta ndjekë me të njëjtin vullnet.



Ka plot gjëra që mund të duken të vogla në pamje të parë por të gjitha së bashku përbëjnë një mozaik për lehtësimin e jetës së qytetarëve, qoftë këtej, qoftë dhe nga ana tjetër me të cilën na ndan kufiri”, ka thënë Rama.

Gjithashtu Rama ka cekur çështjen e kufirit si dhe lëvizjen e lirë mes vendeve. Ai theksoi se nuk mund të jetë e plotë pa marrëveshje me të tjerët, e ndaj ka këmbëngulur për atë që u quajt ‘minishengeni’ e tani është “Ballkani i Hapur”.

LEXO EDHE:  “Mos jeto në Belgjikë meqë e do kaq shumë Shqipërinë”/Seldi acarohet me Robert Aliaj

LEXO EDHE:  Ish-ministri grek me superlativa për kandidatin e minatorëve/ Thirrje shqiptarëve: Mbështesni lëvizjen e tij

Mund të lehtësohet nga radha e gjatë, nga kontrollet e dyfishta të gjitha mallrave, mund të lehtësohet nga situatat dramatike në sezonet turistike. Mund të kthehet edhe në kufi formal pa ndikim të madh në jetët e qytetarëve, siç është edhe në BE. Duke u bërë pjesë e një sistemi të ri lëvizës që janë të njëjtat me të cilat funksionon dhe Bashkimi Europian.

BE funksionon me katër marrëveshje për të cilat nuk ka kufi. Është e pakuptueshme për mua që Shqipëria dhe Kosova të mos e analizojnë këtë dhe kjo në një masë të caktuar mund të realizohet pa pasur nevojë për marrëveshje me të tjerët, në vite ka pasur herë pas here udhëheqës që kanë bërë deklarata të tipit ‘do heqim kufirin’, njëri për Vit të Ri, tjetri për Krishtlindje, dhe asnjëherë nuk është hequr. Kjo sepse në momentin që t’i thua do heq kufirin, alarmon të gjithë dynjanë dhe nuk alarmon Beogradin aq sa alarmon Brukselin.

Dhe kjo është arsyeja pse unë e kam përmendur atë që është pagëzuar si mini-Shëngen, nuk e kam quajtur unë, duke qenë se jam i gjatë, fjalën ‘mini’ nuk e….Ideja ishte tek lëvizja e lirë e nejrëzve, Serbia pranonte të futej por pa lëvizjen e lirë sepse automatikisht do pranonte Kosovën. Ndërsa ne nuk do të pranonim dot një projekt të cunguar. Janë dy shina në të cilat ne duhet të ecim”, është shprehur Rama./ CNA.al  

LEXO TE PLOTE