LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bisedimet Turqi-Greqi në Tiranë?/ Bushati: Do na ndihmonin

11 Janar 2021, 21:57, Politikë CNA
Bisedimet Turqi-Greqi në Tiranë?/ Bushati: Do na ndihmonin

Kryeministri Edi Rama zhvilloi dy vizita të njëpasnjëshme në Turqi dhe Greqi, duke ngritur aludimet se po bëhej ndërmjetës për bisedimet mes dy shteteve.

Për këtë është pyetur mbrëmjen e sotme edhe ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili tha se nëse vërtet negociatat do të zhvillohen në Tiranë, do të ndikonin pozitivisht për klimën në rajon.

?Greqia dhe Turqia janë partnerë strategjikë të Shqipërisë. Turqia tashmë është përfshirë në vendet, që ne kemi marrëdhënie diplomatike strategjike, për shkak se është vend me peshë rajonale.

Negociatat mes Turqisë dhe Greqisë ndikojnë pozitivisht për klimën në rajon. Nëse bisedimet do të ishin të mira, do na ndihmonin edhe ne. Nuk duhet ta shikojmë me skepticizëm. Mirë do ishte që të përfshihen edhe hallet tona në këto bisedime?, theksoi ish-ministri./ CNA.al

Lajmet e fundit nga